Marketing

Marketing

Marketing

E hapur vetėm para 3 vjetėsh, AlbanianSport.net, u shndėrrua nė portalin kryesor sportiv tė shqiptarėve nė Internet, pasi numri i vizitorėve tė saj u rrit nga dita nė ditė me njė numėr stabėl vizitorėsh, qė luhatej nė kufijtė e 1,000 vetėve nė ditė, ndėrsa nė fundjavė, veēanėrisht gjatė transmetimit tė rezultateve “live” tė kampionateve kombėtare tė futbollit, atė tė Kategorisė Superiore, tė Parė dhe tė Kategorisė sė Dytė, ose nė mesjavė, kur luhej ndeshjet e Kupės sė Shqipėrisė, ky numėr vizitorėsh thuajse dyfishohej.

Pėrveē numrit tė kėnaqshėm tė vizitorėve brenda Shqipėrisė, vlen tė theksohet fakti se gjeografia e vizitorėve jashtė Shqipėrisė pėrfshinte njė numėr tė madh vendesh, qofshin kėto tė kontinentit evropian apo nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, si dhe tė shumė vendeve tė tjera ku punojnė, jetojnė apo studiojnė shqiptarėt.

Por, pėr arsye tė forta familjare, u detyrova ta ndėrpres mirėmbajtjen e kėsaj faqeje pėr disa kohė. Megjithatė, duke filluar nga data 25 prill 2010, AlbanianSport.net ėshtė sėrish online, kėtė herė me njė dizenjo tė rifreskuar, me pėrmbajtje mė tė pasur dhe me njė rrjet tė konsoliduar korrespondentėsh dhe editorialistėsh.

Me njė konceptim tė pėlqyeshėm dhe tė thjeshtė grafik, qė ėshtė ēlodhės pėr syrin dhe i lehtė pėr t’u hapur nė ēdo platformė internetore, AlbanianSport.net ėshtė njė faqe aktive, qė pėrveē rezultateve “live” qė ofron, do tė sjellė pėr vizitorėt e saj 40 deri nė 50 lajme tė freskėta nė ditė, shumica e tė cilave janė lajme origjinale dhe qė kanė tė bėjnė me ngjarjet mė tė fundit sportive nė Shqipėri dhe nė botė, si dhe pėr sportistėt shqiptarė qė ushtrojnė sportin nė disiplina tė ndryshme nė vende tė ndryshme tė Evropės apo tė botės.

Vizitorėt e faqes kanė mundėsi tė shijojnė nėpėrmjet platformės sė multimedias, edhe tė gjithė golat e ēdo fundjave tė futbollit shqiptar, tė dėgjojnė nė formatin audio dhe video intervista tė ndryshme, si dhe tė kenė nė formatin audio njė buletin tė pėrditshėm lajmesh sportive. Gjithashtu, ata kanė nė dispozicion njė galeri tė pasur fotografike, duke patur mundėsi tė download-ojnė sfonde kompjuteri apo “screen-savers” me tematikė sportive.

Duke qenė njė projekt jofitimprurės qė synon mbulimin e kostove tė mirėmbajtjes teknike dhe vlerėsimin e bashkėpunėtorėve, AlbanianSport.net synon tė qėndrojė larg konjukturave tė botuesve qė mbizotėrojnė nė shtypin e shkruar sportive apo mediat televizive dhe elektronike sportive, duke synuar t’i sjellė sportdashėsit shqiptar saktėsi nė shifrat dhe statistikat sportive, njė raportim korrekt tė lajmeve, njė koment tė pėrgjegjshėm dhe njė kėndvėshtrim teknik profesional mbi sportin.

Kjo bėhet e mundur nėpėrmjet njė rrjeti tanimė tė konsoliduar bashkėpunėtorėsh nga Tirana dhe tė gjitha rrethet e Shqipėrisė, tė cilėt i gjejmė ēdo ditė nė faqet e shtypit sportiv, si dhe nėpėrmjet rekrutimit tė specialistėve tė shquar tė sportit nė vend, tė tillė si ish-trajneri i Kombėtares, Neptun Bajko, e tė tjerė.

Pėr mė tepėr, kjo faqe vjen nė dy versione gjuhe, shqip dhe anglisht, duke synuar shndėrrimin e AlbanianSport.net nė njė pikė reference tė shtypit ndėrkombėtar pėr lajmet sportive shqiptare.

Pėr kėtė arsye, AlbanianSport.net ėshtė njė dritare shumė e pėrshtatshme pėr reklamimin e shėrbimeve dhe produkteve tė atyre kompanive qė synojnė tė prezantohen te shqiptarėt brenda dhe jashtė Shqipėrisė, ndėrkohė qė edhe tarifat e publikimit tė reklamave ofrojnė ēmime tė leverdishme, qė janė si vijon:

1.    Reklamė “baner” me pėrmasa 468 pixels X 60 pixels,  me dizenjo sipas dėshirės sė klientit:

Ēmimi pėr njė kontratė   1-mujore,       200 Euro nė muaj
Ēmimi pėr njė kontratė   6-mujore,     1,000 Euro gjithsej
Ēmimi pėr njė kontratė 12-mujore,     2,000 Euro gjithsej

2.    Reklamė “baner” me pėrmasa 160 pixels X 60 pixels, me dizenjo sipas dėshirės sė klientit.

Ēmimi pėr njė kontratė   1-mujore,       100 Euro nė muaj
Ēmimi pėr njė kontratė   6-mujore,        500 Euro gjithsej
Ēmimi pėr njė kontratė 12-mujore,     1,000 Euro gjithsej

3.    Paketė e pėrbashkėt me dizenjo sipas dėshirės sė klientit Reklamė “baner” me pėrmasa 468 pixels X 60 pixels, si dhe  Reklamė “baner” me pėrmasa 160 pixels X 60 pixels

Ēmimi pėr njė kontratė   1-mujore,       250 Euro nė muaj
Ēmimi pėr njė kontratė   6-mujore,     1,350 Euro gjithsej
Ēmimi pėr njė kontratė 12-mujore,     2,500 Euro gjithsej

www.AlbanianSport.net
Managing Editor:
Altin B. Kodra
Cel: 069-2178848
e-mail: albakod@journalist.com


                                    

Sondazh

Sa besoni tek kualifikimi i Shqipėrisė pėr nė Botėrorin 2014?

Shih Rezultatet

OPINIONE

Komente

Dosier

Trafik

Jashėloje

Intervistė e rastit

Sporti dhe Shėndeti