Jashtėloje

Forcat Ajrore shpėtojnė 7 alpinistėt kroatė nė Jezercė

Forcat Ajrore shpėtojnė 7 alpinistėt kroatė nė Jezercė

AlbanianSport.net 04/07/2013 21:05

ASNN - Me kërkesë të Drejtorisë së Përgjithshme të Emergjencave Civile, sot në orën 15.00 helikopteri tip “COUGAR” i Forcave Ajrore u nis në fluturim në drejtim të Alpeve, në malin e Jezercës, për të bërë evakuimin e shtatë alpinistëve kroatë të bllokuar prej disa orësh.
Helikopteri “COUGAR” i drejtuar nga piloti nënkolonel Altin Lame dhe piloti instruktor francez major Tierri Solinjak, së bashku me ekuipazhin, arritën në Malin e Jezercës, ku pas kërkimesh në këtë rajon bënë të mundur gjetjen e të shtatë turistëve kroatë, gjashtë prej të cilëve ishin në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa një i dëmtuar në krah.
Më herët, gjatë ditës së sotme, një helikopter i Ministrisë së Brendshme ka tentuar të bëjë evakuimin e turistëve në malin e Jezercës, por për shkak të kapacitetit të kufizuar për evakuimin e shtatë turistëve të bllokuar, Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile kërkoi mbështetjen e Forcave të Armatosur për të bërë të mundur shpëtimin e jetës së turistëve kroatë duke përdorur helikopterin “COUGAR”.
Helikopteri “COUGAR” ka transportuar turistin e plagosur në drejtim të Spitalit Ushtarak në Tiranë.

                                    

Sondazh

A do ta rrisė cilėsinė e futbollit formula me 4 faza e Kategorisė Superiore?

  • -
  • -
  • -


  • Vota: 99

OPINIONE