Kampionati Kombėtar

Futboll - Femra / Vllaznia, drejt kurorėzimit “kampione e dimrit”

Futboll - Femra / Vllaznia, drejt kurorėzimit “kampione e dimrit”

AlbanianSport.net 14/11/2013 08:35

ASNN - Tashmë kampionati i pestë i femrave në futboll ka dhe një javë për të mbyllur fazën e parë, atje ku Vllaznia duket se është e destinuar për të qenë “kampione e dimrit”.
Skuadra shkodrane, e cila në fakt është Ada e Velipojës së sezonit të shkuar, dy herë radhazi kampione e Shqipërisë, ka korru një fitore 5-1 në shtëpi ndaj Shkëndijës së Durrësit, në kuadër të javës së 8-të, që u luajt në fundjavë.
Megjithatë, Vllaznia vijon të ndiqet nga afër nga Tirana AS, e cila, me fitoren e thellë, 8-0 që mori ndaj Dajtit, është vetëm dy pikë prapa, në vendin e dytë të renditjes, pas këtyre 8 javëve kampionat.
Golat kanë qenë të shumë këtë javë në futbollin e femrave, pasi Kinostudioja, e cila mban vendin e tretë me 19 pikë, ka mundur “The Door”, me rezultatin 6-0, ndërsa Juban Danja ka shpartalluar Apoloninë me rezultatin 10-0.
Por ajo që është për t’u evidentuar është fakti se Kukësi, si një risi, tashmë do të jetë pjesë e familjes së futbollit të femrave që nga Kupa e Shqipërisë dhe faza e dytë e këtij sezoni.

Kampionati i 5-të Kombëtar
i Futbollit - Femrave

Java e 8-të
(9 nëntor 2013)

Vllaznia - Shkëndija Durrës        5-1
Tirana AS - Dajti                8-0
Apolonia - Juban Danja            0-10
Kinostudio - The Door            6-0
Dardania - Kamza                (nuk u zhvillua)

Renditja
Nr.    Skuadra        N    F    B    H    Gsh-Gp    Pikë
  1.    Vllaznia        8    7    1    0    40-3        22
  2.    Tirana AS        8    6    2    0    45-6        20
  3.    Kinostudio        8    6    1    1    51-10        19
  4.    Juban Danja        8    5    0    3    38-19        15
  5.    Shkëndija Durrës    8    4    0    4    30-16        12
  6.    The Door        8    4    0    4    18-21        12
  7.    Dajti            8    3    0    5    10-44          9
  8.    Apolonia        8    2    0    6    6-78          6
  9.    Dardania        7    0    0    7    0-21          0
10.    Kamza        7    0    0    7    0-21          0

                                    

Sondazh

A do ta rrisė cilėsinė e futbollit formula me 4 faza e Kategorisė Superiore?

Shih Rezultatet

Dosier

Jashėloje

Intervistė e rastit