Kombėtarja

"Ruzhdi Bizhuta", shtėpia e Kombėtares pėr Eliminatoret e 2016-s?

AlbanianSport.net 05/01/2014 19:45

ASNN - Kombëtarja shqiptare do t’i zhvillojë ndeshjet e saj për Eliminatoret e Evropianit 2016 në Stadiumin “Ruzhdi Bizhuta” të Elbasanit. Lajmi bëhet i ditur për të përditshmen më të madhe sportive në Shqipëri, “Panorama Sport” nga burime të sigurta në Federatën Shqiptare të Futbollit. Sipas kësaj të përditshmeje, mësohet se mes FSHF-së dhe qeverisë shqiptare është gjetur një akord, i cili konsiston në rikonstruksionin e këtij impianti, me qëllim sjelljen në kushtet e pranuara nga FIFA dhe UEFA për zhvillimin e ndeshjeve ndërkombëtare.
Por duhet thënë se ndryshe nga sa kishte pohuar më parë presidenti i federatës, Armand Duka, i cili pati kërkuar që investimi si në Elbasan apo edhe në Shkodër të bëhej në bashkëpunim edhe me shtetin shqiptar, rikonstruksionin e “Ruzhdi Bizhutës” do ta bëjë e vetme Federata. Kjo pasi mes kësaj të fundit dhe qeverisë shqiptare është arritur një akord, i cili rregullon në njëfarë mënyre jo vetëm zgjedhjen e përkohshme të një shtëpie të re për Kombëtaren, por edhe atë të rindërtimit të stadiumit të ri në kryeqytet.
Sipas asaj që është konfirmuar edhe më parë nga federata këtë muaj, pritet që të zgjidhet edhe kompania që do të ndërtojë stadiumin e ri. Federata ka 75 për qind në shoqërinë aksionare të ngritur posaçërisht për stadiumin e ri, ndërsa qeveria shqiptare 25 për qind. Në të do të investojë federata, FIFA, UEFA, qeveria shqiptare, por edhe biznesi i interesuar. Punimet pritet të nisin këtë pranverë dhe të përfundojnë në vitin 2016.

                                    

Sondazh

A do ta rrisė cilėsinė e futbollit formula me 4 faza e Kategorisė Superiore?

  • -
  • -
  • -


  • Vota: 99

OPINIONE

Sporti dhe Shėndeti