Kampionati Kombėtar

Futboll - Femra / Axhani: Ky trofe, pėr vajzat dhe familjet e tyre

Futboll - Femra / Axhani: Ky trofe, pėr vajzat dhe familjet e tyre

AlbanianSport.net 29/05/2011 11:30

ASNN - Ada rrėmben edhe titullin kampion nė futbollin e femrave. Pas Kupės sė Shqipėrisė, ditėn e djeshme nė stadiumin “Adriatik” tė Velipojės, Ada mposhti 1-0 Kinostudion dhe kurorėzohet kampione e Shqipėrisė.
E drejtuar nga ēifti Fatmir e Fava Axhani, Ada ka treguar gjithēka nė fushėn e lojės duke qenė shumė pranė fitores qė nė pjesėn e parė. Nė fakt, rezultatin e zgjidhi golashėnuesja mė e mirė e skuadrės, Smajlaj, qė e ka kthyer nė gol njė 11-metėrsh.
Ishte minuta e 72-tė e takimit dhe nė stadium ka filluar festa. Minutat nė vazhdim kanė qenė emocionuese, pasi kryeqytetaset kanė kėrkuar barazimin, por nuk kanė mundur. Pas vėrshėllimės sė fundit, filloi festa.
Pėr ekipin fitues janė ndarė medaljet, ndėrsa kapitenes Fatjona Borova trofeun e kampiones ia dorėzoi i dėrguari i FSHF-sė, Abdyl Kuriu, sė bashku me kryekomunarin e ri tė Velipojės, Pashko Ujka.
Pas takimit trajneri i Adės, Fatmir Axhani, ėshtė shprehur: “Ka qenė njė trofe i arritur me shumė sakrifica. Dua tė falėnderoj tė gjitha vajzat, stafin drejtues me nė krye dyshen Lazėr Matija e Alfred Pjetri, si dhe tė gjithė familjarėt e vajzave qė na kanė ndihmuar nė kėtė sukses”.
Ndėrsa presidenti i kampioneve, Lazėr Matija, tha: “Ka qenė njė ditė emocionuese, pasi u kurorėzuam me njė titull. Dua tė falėnderoj tė gjitha vajzat dhe stafin drejtues pėr pėrkushtimin e treguar”.
Ndėrkaq, dje nė fushėn “Reshit Rusi” tė Shkodrės u luajt edhe ndeshja The Door-Juban Danja, e fituar nga kjo e fundit me rezultatin 3-1, e cila nė mbyllje tė kampionatit u rendit nė vendin e tretė.

                                    

Sondazh

A do ta rrisė cilėsinė e futbollit formula me 4 faza e Kategorisė Superiore?

Shih Rezultatet

Dosier

Jashėloje

Intervistė e rastit

Sporti dhe Shėndeti