Atletikė

Dorian Ēollaku bėn apel: Dua mbėshtetje pėr “Londėr 2012”

Dorian Ēollaku bėn apel: Dua mbėshtetje pėr “Londėr 2012”

Olgert Serani (Panorama Sport)
ASNN - Rekordmen absolut nė hedhjen e ēekiēit, favorit pėr “tris” nė Olimpiadė pas “Athinė 2004” e “Pekin 2008”, tashmė “Londėr 2012”, por trajtimi nga shteti ėshtė zero lekė. E pohon pėr “Panorama Sport” nė vetėn e parė, atleti Dorian Ēollaku. Pas njė sezoni ankthi nė 2010-ėn, ku dėmtimi nė kavilje pėr pak i rrezikoi karrierėn, atleti ėshtė kthyer mė kompetitiv se kurrė nė arenėn ndėrkombėtare.
Dhe misioni i parė, por jo i pamundur, ėshtė kualifikimi me normė (sikurse dy tė parat) nė Londėr. “Pas ndėrhyrjes kirurgjikale qė bėra nė kaviljen e majtė, rikuperimi zgjati jo pak, sa njė moment mendova tėrheqjen nga sporti, - rrėfen ai. - Fatmirėsisht ia dola me sukses. Gradualisht fillova tė aktivizohesha 1-2 herė nė javė nė teste me tė rinjtė e skuadrės ku garoj nė Finlandė dhe vura re se gjithēka po shkonte nė favorin tim.”
Mė tej, Ēollaku vijon: “Pėr t’iu rikthyer formės optimale, mė tej nė sezonin vjeshtė-dimėr, vijova stėrvitjet me program intesiv nė hedhje ēekiēi, vrapim, kėrcim, peshėngritje etj. dhe tashmė e ndiej se jam gati pėr sfidat e ardhshme. Padyshim, nė plan tė parė ėshtė kualifikimi me normė nė “Londėr 2012”. Njė arsye mė shumė e vizitės nė Shqipėri, veēse tė takoja familjarėt dhe miqtė, ėshtė pikėrisht ky projekt.”
“Nė kėtė kuadėr do tė zhvilloj njė bisedė me drejtuesit e Federatės Shqiptare tė Atletikės, tė cilėve do t’u kėrkoj mbėshtetjen si institucion dhe do t’i vė nė djeni se jam plotėsisht i gatshėm tė marr pjesė nė aktivitete. Shpresoj qė shqetėsimi im tė vlerėsohet, si nga Federata, edhe nga Komiteti Olimpik”, - ka theksuar rekordmeni i hedhjes sė ēekiēit.
“Nuk do tė doja tė trajtohesha si veteran apo “ish”, por si atlet me pretendime tė mėdha. Deri tani kontributi i Federatės, KOKSH-it dhe instancave mė tė larta tė shtetit shqiptar karshi meje, ėshtė zero lekė dhe tė gjitha shpenzimet nė Finlandė i mbuloj nga financat e mia”, - u shpreh pėr “Panorama Sport”, Dorian Ēollaku. Rekordmeni siguroi se hedhja e ēekiēit mbi 74 metra (norma kualifikuese) ėshtė e arritshme, pėr mė tepėr qė e ka realizuar mbi 40 herė. Ndėrkohė, atleti shqiptar do tė zhvillojė edhe njė takim me zėvendėsministrin e Sporteve, Dashnor Bajaziti.
                                    

Sondazh

A janė klubet shqiptare tė basketbollit gati pėr tė marrė pjesė nė Ligėn Ballkanike?

Shih Rezultatet

Intervistė e rastit

Sporti dhe Shėndeti