Arte Marciale

Karate / Mbahen zgjedhjet, Petrit Baba, presidenti i ri

Karate / Mbahen zgjedhjet, Petrit Baba, presidenti i ri

Gjergj Vyshka (Sport Ekspres) 14/01/2013 11:25
Nė kryesinė e re tė Federatės Shqiptare tė Karatesė do tė jenė dhe Ramazan Zelia, Rezart Spahia, Parid Dule dhe Florian Muēa. Konfirmohet dhe sekretarja e pėrgjithshme, Erikela Ismailgeci. Karateja shqiptare ėshtė Federata e radhės qė ka zhvilluar zgjedhjet e saj nė mbarim tė njė mandati katėrvjeēar.
Me praninė e 20 klubeve, tė paktėn dhe sipas informacionit tė shpėrndarė pėr mediat sportive nga Federata Shqiptare e Karatesė, me unanimitet tė plotė ėshtė zgjedhur Petrit Baba president i ardhshėm. Mė pas delegatėt e 20 klubeve kanė kaluar nė zgjedhjet e kryesisė, teksa janė votuar si anėtarė nė Komitetin Drejtues Ramazan Zelia, Rezart Spahia, Parid Dule dhe Florian Muēa.
Nė tė njėjtėn kohė ėshtė konfirmuar si sekretare e pėrgjithshme e Federatės Shqiptare tė Karatesė, Erikela Ismailgeci. Tashmė pritet qė nė mbledhjen e parė tė kryesisė tė rikonfirmohet dhe drejtori teknik, post i cili ėshtė mbajtur nga trajneri i kombėtares dhe i Partizanit nė Karate, Ramiz Ismailgeci.
Asambleja zgjedhore e Federatės Shqiptare tė Karatesė edhe nga i deleguari i Ministrisė sė Turizmit, Kulturės, Rinisė dhe Sporteve, Arjan Konomi, qė ėshtė specialisti i sportit cilėsor. Kurse nga Komiteti Olimpik Kombėtar Shqiptar kanė qenė tė ftuar kryetari i Komisionit Teknik, Viron Bezhani, si dhe anėtari i kryesisė, Flobenc Dilaveri.
E gjithė kjo mbledhje e karateistėve tė Shqipėrisė ėshtė mbajtur nė mjediset e kompanisė “Agna Group” nė kryeqytet. Kėsisoj Petrit Baba ėshtė zgjedhur president i karatesė shqiptare, ndėrsa ka zėvėndėsuar kėshtu Parid Dulen, qė tashmė ėshtė anėtar kryesie.


                                    

Sondazh

A do ta rrisė cilėsinė e futbollit formula me 4 faza e Kategorisė Superiore?

Shih Rezultatet

Komente

Dosier

Jashėloje

Intervistė e rastit

Sporti dhe Shėndeti