Subscribe to RSS

70 vjet Erzeni i Shijakut, volejbolli i një qyteti që u kthye në legjendë

Share Button

Gjergj Vyshka 17.03.2017 11:25

70 vjet Erzeni i Shijaku, volejbolli i këtij qyteti të vogël u kthye në legjendë, ndërsa me shumë meritë, në një periudhë prej tre vjetësh, theu forcën e skuadrave të kryeqytetit. Është tre herë kampion i Shqipërisë në sezonet 1996-1997, 1997-1998, 1998-1999. Ka dy Kupa të Shqipërisë, Kupa të Federatës Shqiptare të Volejbollit, por dhe trofe kombëtar. E mbi të gjitha dhe një kalim turi në Kupën e Kampioneve, ndërsa Erzeni do të sfidonte moldavët Moldavia Hidromash (3-0 dhe 2-3).

Dhe historia e krijimit të volejbollit shijakas, që nga 1947-ta e deri më sot, vjen nëpërmjet ish-lojtarit dhe kapitenit të kësaj skuadre Hasan Gurabardhi. “Erzeni, – thotë Gurabardhi, – është krijuar më 1947-ën dhe  nismëtarë kanë qenë Sali Bulaj dhe Ali Gurabardhi, pa harruar kontributin e Dhimitraq Gogës. Që atëherë Erzeni ka marrë pjesë në veprimtari të ndryshme në Shqipëri duke i nxjerrë brezat njëri pas tjetrit. Erzeni ka patur një traditë shumë të mirë e të shkëlqyer.

“Një traditë që nuk e ka patur asnjë ekip me emër në Shqipëri”, – shton Gurabardhi, i cili nis të rrëfejë brezat, ndërsa sipas tij më i shkëlqyeri ka qenë ai i viteve 1960-1970 me Ali Gurabardhin, Azem Balla, Ruzhdi Gurabardhin, Ndricim Kacadejan, Kristaq Toçin, Lulzim Kërtushan, Xhavid Gurabardhin, Lulzim Alite. “E më pas me Lulzim Aliten trajner do të vinte një tjetër brez i shkëlqyer lojtarësh që nga Agron Duka, Hysen Xhanin, Artur Gjatën, Agim Shalën, Kastratin, unë, etj”, – ka theksuar ish-volejbollisti.

“Është i vetmi qytet që ka dalë “kampion” 3 herë, ka fituar 3 Kupa të Shqipërisë dhe 3 Superkupa, pa harruar Kupa të Federatës Shqiptare të Volejbollit, apo dhe trofe të tjerë, – ka vijuar Gurabardhi. – Nga viti 1996 deri më 1998 kemi dominuar volejbollin shqiptar dhe kemi kaluar një tur në Kupat e Evropës, teksa kemi eliminuar moldavët në Kupën e Kampioneve. Ky ekip ka qenë nën presidencën Agron dhe Armand Dukës, të cilët kanë bërë shumë për sportin si familje.”

“Madje nën udhëheqjen e të ndjerit Enver Duka ato vite janë të paharrueshme, ndërsa me volejbollistë cilësor kemi mbushur të gjitha ekipet e Shqipërisë”, – ka përfunduar trajneri. E brezi i fundit, që edhe pati dalë “kampion”, ishte Hasan Gurabardhi, Roland Tarja, Aurel Kaja, Indrid Buka, Klodian Kasa, etj. Ndaj festa e së dielës, e cila do të zhvillohet në një nga lokalet në Rinas, do të jetë e madhe. Sepse 70-vjetori i Erzenit është konsideruar si festa e të gjithë volejbollit shqiptar…

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

(Video) Taekuondo  (W) / “Top Tirana Open” vijon të bëjë historinë në tapet

(Video) Taekuondo (W) / “Top Tirana Open” vijon të bëjë historinë në tapet

Gjergj Vyshka 07.05.2017 07:55 “Top Tirana Open” në vitin e 6-të të tij, jo vetëm që ka zyrtarizuar

Aeronautikë / Botërori nis “fluturimin” 10-ditor, pushtohet qielli i Vlorës

Aeronautikë / Botërori nis “fluturimin” 10-ditor, pushtohet qielli i Vlorës

AlbanianSport.net 06.05.2017 22:45 ASNN – Kampionati i 9 -të Botëror i Fluturimeve të Lira në Precizion,

(Video) Taekuondo (W) / “Top Tirana Open 2017”, mbyllet me sukses edicioni i 6-të

(Video) Taekuondo (W) / “Top Tirana Open 2017”, mbyllet me sukses edicioni i 6-të

AlbanianSport.net 06.05.2017 21:35 ASNN – Një shtysë e mirë për zyrtarizimin e këtij turneu si një

Çiklizëm / Presidenti Anxhaku: Një garë e jashtëzakonshme e Zhupës!

Çiklizëm / Presidenti Anxhaku: Një garë e jashtëzakonshme e Zhupës!

Gjergj Vyshka 06.05.2017 10:25 “Është një garë e jashtëzakonshme e Zhupës, – ka thënë kreu

(Video) Basketboll / Erkand Karaj, nga fanella e sportistit, tek kostumi i trajnerit

(Video) Basketboll / Erkand Karaj, nga fanella e sportistit, tek kostumi i trajnerit

AlbanianSport.net 06.05.2017 09:35 ASNN – Nga fanella e sportistit, tek kostumi i trajnerit. Kjo është

  

banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Senior Editor
Gjergj Vyshka

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh