Subscribe to RSS

75 vjeç kthehet në portë… Lamberto Boranga, ose… “vitet tutje, ti tëhu!”

Share Button

AlbanianSport.net 24/03/2018 13:25

ASNN – Lamberto Boranga, i cili 30 tetorin e vitit të shkuar mbushi 75 vjeç, është gati për t’u kthyer në fushën e blertë. Ai është federuar ditët e fundit me Marotezen, skuadrën markexhiane të Kategorisë së 3-të. Ai ka zgjedhur skuadrën e Marotës, aty ku, si fëmijë, gjatë verës ai bënte spektakël në plazh, derisa një ditë e pikasi gazetari i njohur Nando Martelini e pa dhe i dha shkas një karriere të shkëlqyer si portier, gjatë së cilës veshi fanellën e Peruxhias, Fiorentinës, Rexhianës, Breshias, Çezenës, Varezes, Parmës dhe Folinos.

“Futbolli do të mbetet gjithmonë jeta ime, edhe pse në ditët e sotme i përkushtohem kryesisht atletikës së lehtë, e pranon ai, – dhe kur të kthehem në fushë, pavarsisht kategorisë së kampionatit, do të përjetoj të njëjtat emocione si atëherë kur debutoja në Serinë A. Nuk kërkoj sfida të veçanta, por unë e dashuroj sfidën në të gjitha aspektet dhe ndjehem I aftë për të luajtur me entuziazëm, për t’u marrë me sport çdo ditë, me atletikë e me not, për të mos pirë duhan, për të ngrënë shëndetshëm dhe për të mos e tepruar.”

Portieri 75-vjeçar nuk e ka për herë të parë rikthimin në fushë në nivele amatore, pasi e bënte më 1993-in me ekipin e Bastardos, në Umbria, pastaj më 2010-n me Ameton e më 2015-ën me Papianon, në Kategorinë e Dytë. Tanimë, i bindur nga presidenti Mario Arkilei, ka zgjedhur Marotezen, që synon të fitojë kampionatin, teksa mban hëpërhë vendin e dytë në renditje. Disa javë më parë, Boranga fitonte dy medalje ari në Kampionatin Italiani të Atletikës në Salla të Mbyllura për Veteranët. Me pak fjalë, rasti i Lamberto Borangës na sjell ndërmend batutën e famshme, “Vitet tutje, ti tëhu!”

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Erzeni bën “bis”, titulli më pranë, gjithçka vendoset të dielën

Erzeni bën “bis”, titulli më pranë, gjithçka vendoset të dielën

AlbanianSport.net 19/04/2018 22:00 ASNN – Erzeni ka bërë “bis”, duke e fituar edhe duelin e dytë

Tirana & Teuta nuk gabojnë, sigurojnë duelin për kurorën e “kampiones”

Tirana & Teuta nuk gabojnë, sigurojnë duelin për kurorën e “kampiones”

AlbanianSport.net 19/04/2018 20:55 ASNN – Kampionati Kombëtar i Basketbollit për meshkuj ka

Volejboll / Risia e Federatës, një kanal për transmetim direkt në Internet

Volejboll / Risia e Federatës, një kanal për transmetim direkt në Internet

AlbanianSport.net 19/04/2018 19:50 ASNN – Federata Shqiptare e Volejbollit duket se është ndër institucionet

Basketboll – Femra / Tirana e mposht Goga Basket edhe në shtëpi

Basketboll – Femra / Tirana e mposht Goga Basket edhe në shtëpi

AlbanianSport.net 19/04/2018 18:45 ASNN – Tirana në basketboll për femra është finaliste e betejës

Basketboll – Femra / Vllaznia triumfon në “play out” ndaj Apolonisë

Basketboll – Femra / Vllaznia triumfon në “play out” ndaj Apolonisë

AlbanianSport.net 19/04/2018 15:30 ASNN – Apolonia është mposhtur edhe në ndeshjen e radhës

  

banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh