Subscribe to RSS

Aeronautika / Botërori i 9-të i Precizionit ngre siparin me ceremoninë e hapjes

Share Button

AlbanianSport.net 05.05.2017 17:15

ASNN – Kampionati i 9 -të Botëror i Fluturimeve të Lira në Precizion, që, sikundër çdo veprimtari madhore sportive, do të transmetohet drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar, ka ngritur sot siparin në Vlorë. Në këtë Botëror marrin pjesë rreth 150 pilotë nga 28 vende të ndryshme të botës.  Për 10 ditë do të ketë jo vetëm sport ekstrem, por edhe një javë kulturore që do ta kthejë bregdetin vlonjat në skenë të hapur natyrore mes sportit të qiellit dhe trashëgimisë kulturore në tokë.

Me një ceremoni mbresëlënëse në bregdetin e Vlorës ka nisur Kampionati i 9 -të Botëror i Fluturimeve të Lira në Precizion. Sikundër çdo veprimtari madhore sportive, edhe ky Botëror, i pari i këtij lloji në Shqipëri, do të transmetohet drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar. Duke folur në ceremoninë e hapjes, kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli, ka shprehur mirënjohjen për zgjedhjen e këtij qyteti si mikpritës. Një vlerësim interesant ka ardhur edhe nga Ministrja për dialog e Kosovës, Edita Tahiri.

Ceremonia e hapjes është përshëndetur edhe nga Presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Viron Bezhani, nga Drejtori i Sporteve në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit, Vladimir Gjonaj, si dhe kreu i jurisë, Endrju Koh.  Kurse presidenti i Federatës Shqiptare të Aeronautikës, Renis Tërshana, e ka cilësuar këtë ditë si kurorëzimin e një pune të jashtëzakonshme. Më pas ka vijuar edhe prezantimi i vendeve pjesëmarrëse, ku kulmi ka qenë padyshim prezantimi i Kosovës dhe Shqipërisë.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

(Video) Volejboll – Meshkuj / Redi Koçi e nis 3 fitore & një humbje në Finlandë

(Video) Volejboll – Meshkuj / Redi Koçi e nis 3 fitore & një humbje në Finlandë

AlbanianSport.net 03.10.2017 13:30 ASNN – Shtatlarti shqiptar, Redi Koçi, ka debutuar me 3 fitore

(Video) Kërcimi i erës, sfida sportive që përbuz rëndesën & përqafon artin

(Video) Kërcimi i erës, sfida sportive që përbuz rëndesën & përqafon artin

AlbanianSport.net 03.10.2017 12:35 ASNN – Quhet kërcimi i erës dhe është risia më e fundit për ata që dëshirojnë të sfidojnë

Basketboll / FSHB: Testimi i gjyqtarëve të tavolinës, vetëm 4 ekipe përgjigjen

Basketboll / FSHB: Testimi i gjyqtarëve të tavolinës, vetëm 4 ekipe përgjigjen

Gjergj Vyshka 03.10.2017 11:40 Gjyqtarët e tavolinës në basketbollin shqiptar gjithnjë kanë qenë

MMA / Hadribeaj & Doskja, me para nga xhepi në Botërorin e Bahreinit

MMA / Hadribeaj & Doskja, me para nga xhepi në Botërorin e Bahreinit

Gjergj Vyshka 03.10.2017 09:50 Presidenti i Federatës Shqiptare të Ndeshjeve të Lira, Arjan Rizaj,

(Video) Futbollistet femra sfidojnë homologët meshkuj sa i përket spektaklit

(Video) Futbollistet femra sfidojnë homologët meshkuj sa i përket spektaklit

AlbanianSport.net 03.10.2017 08:55 ASNN – Debati i lashtë sa vetë jeta për aftësitë e meshkujve dhe

  

banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Senior Editor
Gjergj Vyshka

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh