Subscribe to RSS

Aeronautikë / Botërori i 9-të, 150 pilotë nga 28 shtete mbërrijnë në Vlorë

Share Button

AlbanianSport.net 04.05.2017 20:45

ASNN – Për 10 ditë me radhë, Vlora do të jetë “mikpritëse” e një veprimtarie shumë të rëndësishme sportive. Bëhet fjalë për Botërorin e Aeronautikës, edicionion e 9-të, i cili, nga data 5, deri më 14 maj do të zhvillohet në qytetin bregdetar. Është zgjedhur Vlora, për vetë natyrën që ofron, kushtet atmosferike, të cilat ndikojnë shumë në fluturimet me parashutë. Në këtë Botëror marrin pjesë rreth 150 pilotë nga 28 vende të ndryshme të botës.

Kampioni i Shqipërisë në fluturimet e lira me precizion, Xhonatan Islami e cilëson shumë të rëndësishme pjesëmarrjen në këtë veprimtari madhore. “Janë 28 shtete nga e gjithë bota dhe ky është një numër rekord dhe fatmirësisht janë disa shtete të reja që marrin pjesë për herë të parë në një botëror dhe që marrin pjesë në Shqipëri, – thotë ai. – Është Kolumbia që nuk kishte marrë pjesë më përpara në një garë precizioni. Këto ditë në fakt, dhe jo pa arsye, ekipet nuk kanë pritur ditën e fundit për të ardhur.”

“Por kanë ardhur 4 ditë përpara, sepse siç e shikoni këtu ku është shënjestra tani, këtu do të jetë edhe ditët e garës prandaj gjithë djemtë edhe ekipit shqiptar edhe ekipet e huaja po bëjnë stërvitje ditë për ditë që të jenë sa më të ambientuar” – shtoi Xhonatan Islami. Në aeroportin e Rinasit ka mbërritur edhe zëvendëspresidenti i Federatës Sllovene të Aeronautikës, i cili ka thënë përshtypjet e veta për veprimtarinë. Ai tha se “nuk i njoh pilotët shqiptarë, por ata kinezë i njoh mjaft mirë”.

“E di që janë konkurrentë shumë të fortë”, – ka vijuar zyrtari slloven, i cili ka lëshuar edhe sfidën. – Mendoj që Sllovenia do të arrijë të dalë “kampione” pasi ka në përbërje pilotë të fortë, të cilët kanë marrë tituj në veprimtari të tjera.” Botërori i 9-të i Aeronautikës në disiplinën e precizionit do të nisë të premten në 5 maj dhe do të transmetohet drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

(Video) Basketboll / Një 3-pikësh i jashtëzakonshëm “in-extremis”…

(Video) Basketboll / Një 3-pikësh i jashtëzakonshëm “in-extremis”…

AlbanianSport.net 11/02/2018 22:35 ASNN – Në një ndeshje midis shkollave të mesme në periferi

Lojërat Olimpike Dimërore, “Pjongçeng 2018”, nën lupën e luftës anti-doping

Lojërat Olimpike Dimërore, “Pjongçeng 2018”, nën lupën e luftës anti-doping

AlbanianSport.net 11/02/2018 20:45 ASNN – Lufta kundër dopingut mbetet në qendër të vëmendjes

(Video) Basketboll – Femra / Zykaj & Bujari përpiqen, por na mund edhe Lituania

(Video) Basketboll – Femra / Zykaj & Bujari përpiqen, por na mund edhe Lituania

AlbanianSport.net 11/02/2018 18:55 ASNN – Me 58 pikë diferencë, baltiket ia kanë arritur qëllimit

Lojërat Olimpike Dimërore, Mëhilli & Tola, caktohen datat & oraret e garave

Lojërat Olimpike Dimërore, Mëhilli & Tola, caktohen datat & oraret e garave

AlbanianSport.net 11/02/2018 17:05 ASNN – Ashtu sikundër edhe 4 vjet më parë në Soçi, edhe në Olimpiadën

Peshëngritja, një absurd që po zgjat e nuk po ka fund…

Peshëngritja, një absurd që po zgjat e nuk po ka fund…

AlbanianSport.net 11/02/2018 15:15 ASNN – Absurdi i krijuar që nga 18 janari, ditë kur Elez Gjoza

  

banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh