Subscribe to RSS

Aeronautikë / Botërori, nënshkruhet kontrata me Radio-Televizionin Shqiptar

Share Button

Gjergj Vyshka 28.03.2017 15:20

Radio Televizioni Shqiptar, si kanali që është duke marrë përsipër transmetimin e të gjitha veprimtarive kombëtare e ndërkombëtare për taksapaguesit shqiptar, dje ka nënshkruar kontratën e radhës së bashkëpunimit. Pas firmosjes së kontratës trevjeçare me Federatën Shqiptare të Basketbollit, po kështu me Federatën Shqiptare të Volejbollit, me Federatën Shqiptare të Futbollit për ndeshjet e Kategorisë së Parë, pa harruar që një ndeshje e Kategorisë Superiore është në këtë ekran, ka ardhur një tjetër kontratë e nënshkruar.

Pikërisht dje drejtori i përgjithshëm i Radio Televizionit Shqiptar, Thoma Gëllçi, dhe presidenti i Federatës Shqiptare të Aeronautikës, Renis Tërshana, kanë nënshkruar së bashku, ndërsa Botërori i Aeronautikës, që nga data 5, deri më 14 maj 2017 do të zhvillohet në Vlorë, do të vijë drejtpërsëdrejti për RTSH 1 dhe RTSH Sport. Është një veprimtar që do të sjellë mbi 40 shtete, ndërsa do të zhvillohet në kategorinë e precizionit. Dhe, për rrjedhojë, e gjithë kjo veprimtari do të jetë dhe një reklamë e mirë për Shqipërinë në sytë e ndërkombëtare.

Këtë kanë vlerësuar në fjalën e tyre dhe Presidenti i Federatës Shqiptare të Aeronautikës, Renis Tërshana, së bashku me drejtorin teknik, Alket Islamin, ndërsa për Drejtorin e Përgjithshëm të RTSH-së, Thoma Gëllçi, vijojnë të shtohen veprimtari sportive në ekranin e të gjithë shqiptare. Nuk duhet harruar që RTSH është transmetuesi për tre vjet i Ligës së Evropës në futboll. Po kështu i Kampionatit Botëror të Motoçiklizmit, i Euroligës në basketboll për meshkuj, i fazës finale të NBA-së. E po kështu ka marrë përsipër Kupën e Konferedatave “Rusi 2017” dhe “Katar 2021”.

Kampionatin Botëror të futbollit “Rusi 2018” dhe “Katar 2022”. Jo vetëm kaq, por për vitin 2017, Turi i Francës në çiklizëm, turneu i madh i tenisit “Roland Garro”, Kampionati Botëror i Atletikës në Londër janë në ekranin e RTSH-së. Sikurse do të jetë faza finale e Kampionatit Evropian të Futbollit 2020, e Ligës së Kombeve 2018/2019 dhe 2020/2021, pa harruar Eliminatoret e Botërorit dhe të Evropianit të gjitha në RTSH. E ky Botëror i Aeronautikës, nga data 5, deri më 14 maj 2017, në Vlorë, është një tjetër bukuri e RTSH-së në larminë e veprimtarive sportive jo pak, por për gati pesë vjet.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

(Video) Volejboll – Meshkuj / Redi Koçi e nis 3 fitore & një humbje në Finlandë

(Video) Volejboll – Meshkuj / Redi Koçi e nis 3 fitore & një humbje në Finlandë

AlbanianSport.net 03.10.2017 13:30 ASNN – Shtatlarti shqiptar, Redi Koçi, ka debutuar me 3 fitore

(Video) Kërcimi i erës, sfida sportive që përbuz rëndesën & përqafon artin

(Video) Kërcimi i erës, sfida sportive që përbuz rëndesën & përqafon artin

AlbanianSport.net 03.10.2017 12:35 ASNN – Quhet kërcimi i erës dhe është risia më e fundit për ata që dëshirojnë të sfidojnë

Basketboll / FSHB: Testimi i gjyqtarëve të tavolinës, vetëm 4 ekipe përgjigjen

Basketboll / FSHB: Testimi i gjyqtarëve të tavolinës, vetëm 4 ekipe përgjigjen

Gjergj Vyshka 03.10.2017 11:40 Gjyqtarët e tavolinës në basketbollin shqiptar gjithnjë kanë qenë

MMA / Hadribeaj & Doskja, me para nga xhepi në Botërorin e Bahreinit

MMA / Hadribeaj & Doskja, me para nga xhepi në Botërorin e Bahreinit

Gjergj Vyshka 03.10.2017 09:50 Presidenti i Federatës Shqiptare të Ndeshjeve të Lira, Arjan Rizaj,

(Video) Futbollistet femra sfidojnë homologët meshkuj sa i përket spektaklit

(Video) Futbollistet femra sfidojnë homologët meshkuj sa i përket spektaklit

AlbanianSport.net 03.10.2017 08:55 ASNN – Debati i lashtë sa vetë jeta për aftësitë e meshkujve dhe

  

banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Senior Editor
Gjergj Vyshka

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh