Subscribe to RSS

Atletikë / Nderohet Ahmeti, Morina, Sherja, Curani, Bajko & Tukseferi

Share Button

Gjergj Vyshka 25.03.2017 12:30

Për Luiza Gegën dhe Izmir Smajlajn trofetë janë dorëzuar nga Viron Bezhani dhe Nikolin Dionisi. Më pas është dekoruar me titullin “Nderi i atletikës shqiptare” Sugar Ahmeti pas vdekjes, ish-kampion i hedhjes së shtizës.

Po kështu me “Nderi i atletikës shqiptare” Elisabeta Morina kampione në kërcim së larti, shtytje gjyle, mësuese e edukimit fizik, ndërsa kontributi i saj ka qenë i madh dhe manifestime e spartakiada kombëtare.

Pa harruar që edhe sot është gjyqtare e Atletikës, ndërsa është bashkëshortja e një figure të madhe të sportit shqiptar për gjithçka që ka kontribuar Sokol Morina. Po me “Nderi i Atletikës Shqiptare” është nderuar Dashamir Sherja, kampion i Maratonës, por dhe në vrapimet 20 dhe 30 kilometra.

Të njëjtin titull ka marrë Fran Curani e Zhuje Bajko (ish-kampione e shtizës dhe e hedhjes së gjyles). Sikurse i njëjti titull ka ardhur dhe për Mustafa Tukseferin, që ka një karrierë të pasur si basketbollist, hendbollist tek Dinamo dhe Apolonia, por dhe në atletikë në 100 metra kampion dhe rekordmen.

E kështu atletika e ka kthyer gjithçka në festë, madje dhe me shampanjë.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Volejboll – Femra / Flasin Picaku & Hasku: Eksperiencë e bukur për ne

Volejboll – Femra / Flasin Picaku & Hasku: Eksperiencë e bukur për ne

Gjergj Vyshka 22.04.2017 18:55 Fatbardha Picaku dhe Sara Hasku janë dy lojtaret më të reja

Volejboll – Femra / Presidenti Duda: Barleti Volej, një ekip model

Volejboll – Femra / Presidenti Duda: Barleti Volej, një ekip model

Gjergj Vyshka 22.04.2017 17:05 Presidenti i Barletit Volej, Gafurr Duda, ka qenë më shumë se sa

Volejboll – Femra / Kapitenia Braho: Nuk merremi me llafe kafenesh

Volejboll – Femra / Kapitenia Braho: Nuk merremi me llafe kafenesh

Gjergj Vyshka 22.04.2017 15:15 “Ky është i katërti vit radhazi që ne fitojmë çdo trofe të mundshëm,

Volejboll – Femra / Trajneri Gurabardhi: Në 4 vite i kemi dhënë klubit 20 trofe

Volejboll – Femra / Trajneri Gurabardhi: Në 4 vite i kemi dhënë klubit 20 trofe

Gjergj Vyshka 22.04.2017 13:25 Vajzat e trajnerit Hasan Gurabardhit “arkivojnë” edhe titullin

Xhudo / Kelmendi, “kampione e Evropës”, Gjakova, e bronztë në Poloni

Xhudo / Kelmendi, “kampione e Evropës”, Gjakova, e bronztë në Poloni

AlbanianSport.net 22.04.2017 12:30 ASNN – Xhudistja më e mirë e trevave shqipfolëse spikati menjëherë

  

banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Senior Editor
Gjergj Vyshka

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh