Subscribe to RSS

Atletikë / Ruli: Gega, Nikolli, Dauti, Gjeçaj & Poçesta, potenciali që premton (II)

Share Button

AlbanianSport.net 06/01/2018 12:15

ASNN – Në një intervistë për RTSH Sport, të cilën AlbanianSport.netpo e sjell në dy pjesë dhe dje ishte e para, ndërsa e dyta, sot, presidenti i Federatës Shqiptare të Atletikës, Gjergji Ruli, që është njëkohësisht trajneri i Smajlajt, ka konfirmuar se fejesa do ta bëjë më të ndjeshëm në një regjim më të fortë sportiv.

Smajlaj dhe Gjeçaj do të jenë në një stërvitje 40 ditore në Stamboll. Ndaj dhe objektivat janë konkret, pa thënë që edhe me Luiza Gegën, David Nikollin, Relaksa Dautin, Blerim Poçestën synohen të tjera rezultate të larta për 2018-ën.

 

… vijon nga dje

 

– Konkretisht cilat janë objektivat e 2018-ës?

– Objektivi im është që të ruajmë titullin e “kampionit të Evropës”, të thyejmë rekordin kombëtar dhe të jemi në listën e më të mirëve në Evropianin e Berlinit. Ne i përkasim Evropës, por të mos harrojmë që ambicia dhe euforia ime pozitive dhe e atletit është që të jemi dhe “kampion bote”. Por nëse do të kemi dhe ca kushte minimale, atëherë ky oreks do të jetë shumë komod për t’u arritur dhe shumë i prekshëm për të qenë Kampion Bote. Megjithatë gjej rastin që të falënderoj të gjithë aktorët që janë duke ndihmuar Izmirin. Këtu bëhet fjalë për Komitetin Olimpik Kombëtar Shqiptar, Ministrinë e Arsimit, Sportit dhe Rinisë dhe Bashkinë e Tiranës. Madje kjo e fundit është duke bërë të pamundurën, ndërsa shumë shpejt do të ketë dhe një pistë kërcimi në natyrë nën emrin e Izmirit. Unë do të falënderoja dhe Federatën Shqiptare të Atletikës, por dhe çdo aktor tjetër nga biznesi që do të mund të na ndihmonte qoftë Izmirin, Luizën, Relaksën. Sepse nuk mund të flas vetëm për Izmirin, por dhe për të tjerët e atletikës shqiptare.

 

– Ndërkohë me Luiza Gegën, Relaksa Dautin, Ergys Gjeçajn, Blerim Poçestën si do të jetë atletika shqiptarë më 2018-ën?

– Unë do të them që ky lloj kualiteti është shumë-shumë i madh për një vend kaq të vogël si ky i yni dhe me kushte minimale. E të bësh zë në Evropë me këto kushte pa pasur një palestër dimërore, ndërsa ne stërvitemi 7-8 muaj, teksa kjo është e prekshme dhe nuk mbulohet dielli me shoshë. Por një trajner i mirë dhe një sportist i mirë sakrifikon shumë më tepër dhe mundohet të krijojë në imagjinatën e tij mundësi se si mund të fitohet. Rasti e tregoi me Izmirin kur ne dolëm “kampion Evrope” dhe mundëm edhe gjermanin, edhe italianin, edhe francezin, edhe spanjollin. E ne dolëm “kampion Evrope”, ndërsa ka brenda shpirtin e sakrificën, apo dhe talentin që i duhet kësaj gare. Nëse i maturojmë mirë këto 40 ditë që na kanë mbetur mund të bëjmë dhe një surprizë të bukur në Botërorin e Birmingamit.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Erzeni bën “bis”, titulli më pranë, gjithçka vendoset të dielën

Erzeni bën “bis”, titulli më pranë, gjithçka vendoset të dielën

AlbanianSport.net 19/04/2018 22:00 ASNN – Erzeni ka bërë “bis”, duke e fituar edhe duelin e dytë

Tirana & Teuta nuk gabojnë, sigurojnë duelin për kurorën e “kampiones”

Tirana & Teuta nuk gabojnë, sigurojnë duelin për kurorën e “kampiones”

AlbanianSport.net 19/04/2018 20:55 ASNN – Kampionati Kombëtar i Basketbollit për meshkuj ka

Volejboll / Risia e Federatës, një kanal për transmetim direkt në Internet

Volejboll / Risia e Federatës, një kanal për transmetim direkt në Internet

AlbanianSport.net 19/04/2018 19:50 ASNN – Federata Shqiptare e Volejbollit duket se është ndër institucionet

Basketboll – Femra / Tirana e mposht Goga Basket edhe në shtëpi

Basketboll – Femra / Tirana e mposht Goga Basket edhe në shtëpi

AlbanianSport.net 19/04/2018 18:45 ASNN – Tirana në basketboll për femra është finaliste e betejës

Atletikë / Skënderbeu & Vllaznia, kampionet e moshës deri në 18 vjeç

Atletikë / Skënderbeu & Vllaznia, kampionet e moshës deri në 18 vjeç

AlbanianSport.net 19/04/2018 17:40 ASNN – Skënderbeu për femra dhe Vllaznia për meshkuj janë

  

banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh