Subscribe to RSS

Basketboll – Femra / Elbasani 12 ndeshje, 12 fitore & rikthehet në elitë

Share Button

AlbanianSport.net 24/03/2018 12:30

ASNN – Elbasani ka mundur pa shumë probleme në basketboll për femra Partizanin, ndërsa e ka likuiduar atë në shifrat 85-62. Ka qenë një dominim i vendasve, të cilat e nisin mbarë ndeshjen dhe pjesën e parë fitojnë 25-12.

Edhe në të dytën ia dalin të fitojnë, kësaj here në shifrat 23-14 dhe në pushim kanë kryesuar 48-26. Nuk ka shumë histori edhe në pjesën e tretë, me elbasanaset që fitojnë 28-18 dhe thellojnë kryesimin në 76-44.

Në pjesën e fundit fitojnë mikeshat 9-18, por përfundimisht është 85-62 për skuadrën e Xhyrës. Kështu, elbasanaset e mbyllin këtë kampionat me të gjitha fitore, duke u ngjitur një kategori më lart.

Ndërkaq, ka qenë pa histori ndeshja mes Apolonisë dhe Kamza Basket teksa gjithçka është përcaktuar që në gjysmën e parë. Apolonia ka arritur të fitojë pa vështirësi, ndërsa përballja me Kamza Basket është dukur si një ndeshje të rejash.

Kjo për arsyen e thjeshtë se, në të dy skuadrat ka pasur lojtare të reja, të cilat nuk e kalonin moshën 16-17 vjeç. Përfundimisht një fitore me 39 pikë diferencë, 60-21, për Apoloninë.

 

ELBASANI – PARTIZANI               85-62

(25-12, 23-14, 28-18, 9-18)

ELBASANI: Rusta, Zenuni, Skuqi, Hasa, Qosja, Vyshka, Xhyra, Kasa, Selko, Ahmetaj, Dervishi, Shabani. Trajnere: E. Xhyra

PARTIZANI: Topulli, Hushi, Ahmataj, Beleshi, Meta, Gjurra, Lepuri, Gozhdari, Beqo, Dapi, E. Ahmetaj. Trajnere: L. Koçi

GJYQTARË: O. Kasmi (Tiranë), H. Trajer (Shkodër)

 

Apolonia – Kamza Basket               60-21

(21-4, 19-8, 15-6, 8-3)

Apolonia: Iliazi, Begaj, Gjata, Demiraj, Fekollari, Sota, Zarka, Tahiraj, Lame, Velia, Goga, Kasaj. Trajnere: E. Goga

Kamza Basket: Bezati, Mollosmani, Cala, Bakalli, Peca, Shehi, Sula, Oruçi, Nurçellari, Ndoj, Prençi. Trajner: M. Kristo

Gjyqtarë: E. Koçi (Tiranë), P. Sakaj (Vlorë)

 

Kampionati Kombëtar

i Basketbollit – Femra

 

Kategoria e Parë

 

Grupi B

 

Java e 12-të

(24 mars 2018)

 

Apolonia – Kamza Basket  60-21

Elbasani – Partizani                        85-62

 

Renditja

Nr.       Skuadra                     N.        F.         H.        Psh-Pp           Pikë

  1. Elbasani                    12        12        0          1001-677       24
  2. Apolonia                    12        8          4            950-724       20
  3. Partizani                    12        3          9            624-877       15
  4. Kamza Basket          12        1          11          521-818       13

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Tirana & Teuta nuk gabojnë, sigurojnë duelin për kurorën e “kampiones”

Tirana & Teuta nuk gabojnë, sigurojnë duelin për kurorën e “kampiones”

AlbanianSport.net 19/04/2018 20:55 ASNN – Kampionati Kombëtar i Basketbollit për meshkuj ka

Basketboll – Femra / Tirana e mposht Goga Basket edhe në shtëpi

Basketboll – Femra / Tirana e mposht Goga Basket edhe në shtëpi

AlbanianSport.net 19/04/2018 18:45 ASNN – Tirana në basketboll për femra është finaliste e betejës

Basketboll – Femra / Vllaznia triumfon në “play out” ndaj Apolonisë

Basketboll – Femra / Vllaznia triumfon në “play out” ndaj Apolonisë

AlbanianSport.net 19/04/2018 15:30 ASNN – Apolonia është mposhtur edhe në ndeshjen e radhës

Flamurtari e bën “stërvitje” me Studentin, vlonjatet janë në finale

Flamurtari e bën “stërvitje” me Studentin, vlonjatet janë në finale

AlbanianSport.net 19/04/2018 12:15 ASNN – Flamurtari e ka pasur seancë stërvitore ndeshjen e djeshme

Basketboll – Meshkuj / Mposht Flamurtarin, Vllaznia mbijeton në elitën e koshit

Basketboll – Meshkuj / Mposht Flamurtarin, Vllaznia mbijeton në elitën e koshit

AlbanianSport.net 19/04/2018 10:05 ASNN – Vllaznia siguron qëndrimin në elitën e basketbollit shqiptar

  

banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh