Subscribe to RSS

Basketboll – Femra / Flasin protagonistet e suksesit të koshit vlonjat

Share Button

Gjergj Vyshka 05.05.2017 20:55

“E shkruara në fanellë ka një specifikë të veçantë, sepse ne nuk ndalemi këtu, ka thënë lojtarja e Flamurtarit, Elektra Zykaj, duke folur pas fitores së 3-të në 4 ndeshje të “play-off”-it final ndaj Tiranës. – Pra jo vetëm tek ty titull, por do të vijojmë dhe më tej. Me titullin “kampion” kemi bërë “tris” këtë sezon, ndërsa tanimë do të vazhdojmë të kërkojmë trofe të tjera duke qenë skuadër e pamposhtur.”

Ndërsa lojtarja tjetër e Flamurtarit, Artemida Myrto, tha: “Një tjetër titull i rëndësishëm për skuadrën tonë dhe jam shumë e lumtur që kemi arritur të marrim një tjetër trofe. Pavarësisht se e kemi mbyllur në vendin e 3-të kemi dëshmuar se cili është ekipi më i mirë i basketbollit shqiptar. Ndaj jam krenare për këtë ekip.” Ndërkohë, Jelena Nikpajljeviç ishte një nga lojtaret e huaja më të spikatura të Flamurtarit këtë sezon.

“Një ndeshje perfekte, ndërsa në fakt kështu kanë qenë të gjitha ndeshjet e “play-off”-it për titull “kampion” ndaj Tiranës, – ka deklaruar ajo pasi ka ngritur lart trofeun e kampiones së Shqipërisë. – Mund ta kishim fituar titullin “kampion” edhe në Tiranë, por kështu është më bukur, me këta sportdashës, që dua t’i falënderoj për mbështetjen e madhe që na kanë dhënë.”

Ndërkaq, për lojtaren tjetër të huaj të Flamurtarit, Marijana Çorto, ky titull nuk ishte i pari, por ishte i veçantë. “Pas titullit “kampion” dy sezone më parë, marr një tjetër trofe këtë vit dhe jam shumë e lumtur, – ka pohuar ajo. – Pse jo të mos vijoj të jem përsëri tek Flamurtari për të marrë të tjerë tituj “kampion”, apo dhe të tjerë trofe të rëndësishëm të koshit shqiptar.”

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Basketboll – Meshkuj / Fiton Tirana, por Skëndaj shënon i vetëm 39 pikë

Basketboll – Meshkuj / Fiton Tirana, por Skëndaj shënon i vetëm 39 pikë

AlbanianSport.net 29/11/2017 17:15 ASNN – Tirana ka fituar ndaj Barleti-Eagles me 59 pikë diferencë.

Basketboll – Femra / Partizani gjen fitoren e parë, thyen Kamza Basket

Basketboll – Femra / Partizani gjen fitoren e parë, thyen Kamza Basket

AlbanianSport.net 29/11/2017 12:30 ASNN – Partizani në basketboll për femra ka gjetur fitoren e parë

Basketboll – Meshkuj / Partizani vuan për një fitore me… një pikë!

Basketboll – Meshkuj / Partizani vuan për një fitore me… një pikë!

AlbanianSport.net 29/11/2017 07:55 ASNN – Partizani në basketboll për meshkuj ka fituar vetëm

Basketboll / Klaudio Ndojës i dorëzohet Urdhëri “Naim Frashëri”

Basketboll / Klaudio Ndojës i dorëzohet Urdhëri “Naim Frashëri”

Gaspër Marku 27/11/2017 17:25 ASNN – Është larguar prej shumë vitesh nga Shkodra, por edhe

Basketboll / Cici, “bilbil” në Spanjë-Slloveni, Bello, vëzhgues në Rumani-Holandë

Basketboll / Cici, “bilbil” në Spanjë-Slloveni, Bello, vëzhgues në Rumani-Holandë

AlbanianSport.net 27/11/2017 12:25 ASNN – Eliminatoret e Kampionatit Botëror të Basketbollit

  

banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh