Subscribe to RSS

Basketboll / FSHB: Testimi i gjyqtarëve të tavolinës, vetëm 4 ekipe përgjigjen

Share Button

Gjergj Vyshka 03.10.2017 11:40

Gjyqtarët e tavolinës në basketbollin shqiptar gjithnjë kanë qenë problem. Aq më tepër kur, në raste të veçanta, rezultatet janë mbivendosur në protokoll ende pa u mbyllur ndeshja, apo kur janë shtuar e janë hequr pikë sipas dëshirës, deri në mbyllje të tabelës elektronike. E për më tepër që Federata Shqiptare e Basketbollit pret dhe të dhënat “on-line” në përfundim të ndeshjes, gjë që nuk ndodh në shumicën e takimeve, sepse jo të gjithë kanë kompjuter, printer e gjithçka tjetër që duhet për ta parë një ndeshje kampionati si ndërkombëtare.

Dhe fenomenet, kur më së shumti kanë ndodhur në Sallën Sportive “Fahrie Hoti” në kryeqytet me Tiranën e femrave, apo kur janë bërë “bajate” me Kamza Basket për femra që për hir të dobësisë së skuadrës shpikte gjithçka për ndryshime të rezultatit aktual të ndeshje, reflektohen dhe sot. Por, ç’do të thotë kjo? Federata Shqiptare e Basketbollit, së bashku me testimin teorik dhe fizik të gjyqtarëve të ndeshjeve, ka kërkuar që të dielën të bëjë dhe testimin e gjyqtarëve të tavolinës. Një seminar të cilin e ka drejtuar ish-gjyqtari ndërkombëtar Ervin Koçi.

Por dje, përmes një letre drejtuar Presidentit të Federatës Shqiptare të Basketbollit, Avni Ponari, dhe Sekretarit të Përgjithshëm Korab Llazani, si dhe të gjithë anëtarëve të kryesisë, teksa pritet që, mbase sot të ketë dhe një mbledhje kryesie, e cila do të vendosi përfundimisht për ata që do të marrin pjesë në kampionat mbi bazën e regjistrimit të fundit 25 shtator-2 tetor, është bërë e ditur që vetëm 4 skuadra kanë paraqitur përfaqësuesit e tyre në seminarin e testimin e gjyqtarëve të tavolinës. Dhe ato ishin Goga Basket, Flamurtari, Skënderbeu dhe Apolonia.

Bëhet një numër i madh skuadrash që nuk kanë denjuar të marrin pjesë në këtë testim të tilla si Tirana (meshkuj e femra), Vllaznia (meshkuj e femra), Teuta (meshkuj), Kamza Basket (meshkuj e femra), Elbasani (meshkuj e femra), Tirana Eagles Basket (meshkuj), Partizani (meshkuj e femra), Studenti (femra), apo dhe një shumicë ekipesh të moshave. Sepse dhe tek moshat ka më shumë se sa probleme me tavolinat. Për të mos qenë drastik në masa, atëherë të gjithë këtyre klubeve u është dhënë shansi i fundit për seminarin dhe testimin e gjyqtarëve të tavolinës.

Ky shans është më 6 tetor 2017, në ora 16:00, në mjediset e Federatës Shqiptare të Basketbollit. Madje, me të lutur tashmë, u është kërkuar që të respektojnë dhe nenin 17 të Rregullores së Aktiviteteve për sezonin 2017-2018. Por, a do t’i shpëtojë dot basketbolli shqiptar paaftësisë dhe moskorrektesës së gjyqtarëve të tavolinave? Kjo mbetet për t’u parë…

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

(Video) Volejboll – Meshkuj / Redi Koçi e nis 3 fitore & një humbje në Finlandë

(Video) Volejboll – Meshkuj / Redi Koçi e nis 3 fitore & një humbje në Finlandë

AlbanianSport.net 03.10.2017 13:30 ASNN – Shtatlarti shqiptar, Redi Koçi, ka debutuar me 3 fitore

(Video) Futbollistet femra sfidojnë homologët meshkuj sa i përket spektaklit

(Video) Futbollistet femra sfidojnë homologët meshkuj sa i përket spektaklit

AlbanianSport.net 03.10.2017 08:55 ASNN – Debati i lashtë sa vetë jeta për aftësitë e meshkujve dhe

Volejboll – Femra / Partizani, 3 fitore në miqësore në prag të kampionatit

Volejboll – Femra / Partizani, 3 fitore në miqësore në prag të kampionatit

Gjergj Vyshka 03.10.2017 08:00 Në prag të sezonit të ri të kampionatit, që nis më 7 tetor, Partizani

(Video) Basketboll – Meshkuj / Antonis Konstantinides, trajneri i ri i Qipros

(Video) Basketboll – Meshkuj / Antonis Konstantinides, trajneri i ri i Qipros

AlbanianSport.net 21.09.2017 16:10 ASNN – Ish-trajneri i  përfaqësueses kuqezi të koshit të meshkujve,

Basketboll – Meshkuj / Prishtina e nis me humbje Ligën e Kampioneve

Basketboll – Meshkuj / Prishtina e nis me humbje Ligën e Kampioneve

AlbanianSport.net 21.09.2017 12:30 ASNN – SIGAL Prishtina e ka nisur me humbje në Ligën e Kampioneve

  

banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Senior Editor
Gjergj Vyshka

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh