Subscribe to RSS

Basketboll / Gentian Cici i bën 3 ndeshje në Evropianin e tij në Tel-Aviv

Share Button

Gjergj Vyshka 05.09.2017 18:35

Shqipëria e basketbollit është në arenën e Kampionatit Evropian të meshkujve. Dhe këtë e arrin vetëm nëpërmjet bilbilit të ndërkombëtarit Gentian Cici. Pas 22 ndeshjeve të verës, që ishin 7 në Kampionatin Evropian të Nën-20-vjeçareve, vajza, në Matosinhosh të Portugalisë, 7 në Kampionatin Evropian të Nën-18-vjeçarëve, djem, në Bratislavë të Sllovakisë, 7 në Kampionatin Evropian të Nën-16-vjeçarëve, djem, në Podgoricë, apo dhe sfidën Bosnjë-Hercegovinë-Armeni 98-85, të vlefshme për Eliminatoret e Kampionatit Botëror “Kinë 2019”, vjen Evropiani.

Është i treti për të, por gjithnjë kënaqësi. Është atashuar në grupin e Tel-Avivit, ndërsa më parë ka qenë edhe në Stamboll në një fazë të ndarjes dhe përgatitjes së gjyqtarëve për këtë Evropian. Fillimisht është gjyqtar i 3-të në ndeshjen Itali-Izrael 69-48 (21-13, 15-17, 15-9, 14-7). E në këtë ndeshje i parë ishte spanjolli Visente Bulto dhe i tretë portorikani Zhorzh Vaskez. Më pas, do të ishte i dytë tek Gjeorgji-Gjermani 57-67 (19-19, 17-22, 16-14, 5-12). I parë sërish spanjolli Visente Bulto dhe i tretë serbi Sasha Mariçiç.

Dhe të dielën do të ishte përsëri gjyqtar i dytë tek Lituani-Itali 78-73 (23-23, 18-9, 16-17, 21-24). Përsëri i parë spanjolli Visente Bulto, kurse i tretë boshnjaku Adam Zurapoviç. E në këtë mënyrë, Gentian Cici vijon të shkëlqejë në arenën ndërkombëtare, ndërsa kulmet e tij, ashtu sikurse dhe dëshiron, do të jenë Kampionati Botëror dhe Lojërat Olimpike.

 

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë flasin pas barazimit me Maqedoninë

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë flasin pas barazimit me Maqedoninë

AlbanianSport.net 06.09.2017 22:30 ASNN – Pika që Shqipëria mori të martën ndaj Maqedonisë është

Tirana e Të Parës rrëmben edhe Superkupën, bind ndaj Kukësit “kampion”

Tirana e Të Parës rrëmben edhe Superkupën, bind ndaj Kukësit “kampion”

AlbanianSport.net 06.09.2017 21:25 ASNN – Tirana e nisi sezonin me trofe duke fituar Superkupën

Basketboll / Gentian Cici, për herë të tretë, “bilbil” tek italianët

Basketboll / Gentian Cici, për herë të tretë, “bilbil” tek italianët

Gjergj Vyshka 06.09.2017 20:20 Gentian Cici, ndërkombëtari i basketbollit shqiptar, i cili po gjykon

(Video) Kombëtarja / Agolli: Barazimi, rezultat i drejtë, dëmtimi më privoi

(Video) Kombëtarja / Agolli: Barazimi, rezultat i drejtë, dëmtimi më privoi

AlbanianSport.net 06.09.2017 19:15 ASNN – Ndeshja ndaj Maqedonisë ishte e 71-ta për Ansi Agollin

Moto GP / Pret gishtin, britaniku Kraçlou rrezikon garën e Mizanos

Moto GP / Pret gishtin, britaniku Kraçlou rrezikon garën e Mizanos

AlbanianSport.net 06.09.2017 18:10 ASNN – Piloti britanik Kal Kraçlou rrezikon të mos jetë ditën

  

banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Senior Editor
Gjergj Vyshka

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh