Subscribe to RSS

Basketboll / Gentian Cici konfirmohet në finalet e Evropianit të gushtit

Share Button

Gjergj Vyshka 25.07.2017 07:00

Gentian Cici, ndërkombëtari i basketbollit shqiptar, zyrtarisht do të jetë në fazën finale të Kampionatit Evropian të Meshkujve, që do të zhvillohen në Finlandë, Izrael, Rumani dhe Turqi, nga data 31 gusht, deri më 17 shtator 2017. Kështu ka bërë të ditur Federata Shqiptare e Basketbollit, e cila i është referuar asaj që Federata Evropiane e Basketbollit ka sjellë nëpërmjet ndihmës-administratores së garave, Luis Fajesë.

Madje është bërë e ditur që Cici do të jetë dhe në Eliminatoret e Kampionatit Evropian 2019 në basketboll për femra, përgjatë periudhës 6-16 nëntor 2017, si dhe në fazën eliminatore të Kampionatit Botëror “Kinë 2019”, zona e Evropës, nga data 20, deri më 28 nëntor 2017.

Vetëm një javë më parë, Cici është kthyer nga faza finale e Kampionatit Evropian të Nën-20-vjeçareve, vajza, Divizioni A, që u zhvillua në Matosinjos të Portugalisë. Ndër 7 ndeshje të gjykuara, në 6 prej tyre Cici ishte gjyqtar i parë dhe në një, i dytë. I vlerësuar nga ndërkombëtarët, teksa më së shumti sivjet ka qenë Ligën e Kampioneve në basketboll për meshkuj.

Sikurse ka qenë në Ligën e Evropës për femra, apo dhe në “EuroCup” për meshkuj e femra. Pa harruar kontributin e tij në Ligën Ballkanike. Në fakt, Cici edhe para dy vjetësh ka qenë në fazën finale të Kampionatit Evropian të Basketbollit për Meshkuj, teksa në grupin që u zhvillua në Zagreb, gjykoi 4 ndeshje.

Një gjyqtar me karrierë që vjen gjithnjë në ngritje, ndërsa, ashtu sikurse ka deklaruar dhe në intervistat e tij në “Sport Ekspres”, vetëm faza finale e një Kampionatit Botëror dhe të Lojërave Olimpike i mungojnë atij në bagazhin si gjyqtar ndërkombëtar. Sepse 36-vjeçari në të gjitha nivelet e basketbollit evropian është i përfshirë.

Ndaj mbetet një vlerë e shtuar për gjykimin shqiptar në arenën ndërkombëtare.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

(Video) Basketboll / Një 3-pikësh i jashtëzakonshëm “in-extremis”…

(Video) Basketboll / Një 3-pikësh i jashtëzakonshëm “in-extremis”…

AlbanianSport.net 11/02/2018 22:35 ASNN – Në një ndeshje midis shkollave të mesme në periferi

Lojërat Olimpike Dimërore, “Pjongçeng 2018”, nën lupën e luftës anti-doping

Lojërat Olimpike Dimërore, “Pjongçeng 2018”, nën lupën e luftës anti-doping

AlbanianSport.net 11/02/2018 20:45 ASNN – Lufta kundër dopingut mbetet në qendër të vëmendjes

(Video) Basketboll – Femra / Zykaj & Bujari përpiqen, por na mund edhe Lituania

(Video) Basketboll – Femra / Zykaj & Bujari përpiqen, por na mund edhe Lituania

AlbanianSport.net 11/02/2018 18:55 ASNN – Me 58 pikë diferencë, baltiket ia kanë arritur qëllimit

Lojërat Olimpike Dimërore, Mëhilli & Tola, caktohen datat & oraret e garave

Lojërat Olimpike Dimërore, Mëhilli & Tola, caktohen datat & oraret e garave

AlbanianSport.net 11/02/2018 17:05 ASNN – Ashtu sikundër edhe 4 vjet më parë në Soçi, edhe në Olimpiadën

Peshëngritja, një absurd që po zgjat e nuk po ka fund…

Peshëngritja, një absurd që po zgjat e nuk po ka fund…

AlbanianSport.net 11/02/2018 15:15 ASNN – Absurdi i krijuar që nga 18 janari, ditë kur Elez Gjoza

  

banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh