Subscribe to RSS

Basketboll / Konstantinides: Çfarë nuk funksionoi në Kombëtaren kuqezi… (I)

Share Button

Endi Tufa (Top Channel) 21.08.2017 16:45

Trajneri i përfaqësueses shqiptare të basketbollit, Antonis Kostantinides, ka dhënë dorëheqjen menjëherë pas paraeliminatoreve të Botërorit 2019, me shumë brenga. Oferta për drejtimin e skuadrës kuqezi për të ishte një krenari dhe një ëndërr, por që ju ndërpre, sipas tij, nga vetë ata që ja ofruan.

Në një intervistë ekskluzive për “Top Channel” përpara largimit nga Shqipëria, Kostantinides tregon hapur çfarë ndodhi me basketbollin shqiptar të rikthyer në pikën “0”. Intervistën e plotë dhënë për gazetarin sportiv të “Top Channel”, Endi Tufa”, AlbanianSport.net do t’jua sjellë në 3 pjesë përgjatë ditëve në vijim, duke nisur nga sot.

 

–  Kjo është hera e fundit që të shohim me një fanellë “Albania” të veshur?

– Për fat të keq po.

 

–  Çfarë mund të na thoni për ndeshjen e fundit dhe për këto eliminatore në përgjithësi?

– Atëherë, ndeshja me Holandën ishte kulmi që shfaqi problemet e shumta që kishim si skuadër përfaqësuese e Shqipërisë, por gjithashtu tregoi edhe nivelin e basketbollit shqiptar në përgjithësi. Në pamje të parë duket si një surprizë, por njerëzit që janë në brendësi të skuadrës sonë, por edhe në basketbollin në përgjithësi, ku shohin se si janë të organizuar të tjerët dhe si jemi ne, si punojnë të tjerët dhe si punojmë ne, si është niveli i kampionatit të tjerëve dhe si është niveli i kampionatit shqiptar, për këta njerëz nuk është ndonjë surprizë. Sigurisht kjo nuk është një gjë të cilën e them për justifikim. Unë i thash edhe djemve dje të cilët sëbashku me mua, pasi unë jam trajneri, bëmë një figurë të shëmtuar. Duhet të na vijë turp të dalim në rrugë. Në të njëjtën kohë duhet t’i kërkojmë falje fansave, që ishin të pranishëm në pallatin e sportit, apo tifozët e tjerë që e ndoqën nga televizori. Sigurisht mund të humbasësh çdo ndeshje, por nuk mund ta humbasësh në atë formë. Por unë jam shumë i zhgënjyer këtë verë që sëbashku me stafin tim nuk arritëm që të bëjmë këta lojtarë të luajnë me zemër. Disa nga ndeshjet i kanë luajtur pa gjak. Kjo është më e keqja për mua, më e keqe edhe se ndeshja e djeshme apo rezultati i saj. Por do të ishte një gabim shumë i madh nëse do të fokusohemi vetëm tek kjo ndeshje. Problemi është se përse arritëm ne si kombëtare e Shqipërisë në këtë pozicion.

 

–  Po çfarë nuk funksionoi atëherë. Ky është viti juaj i dytë që punoni me skuadrën, jenë në brendësi të saj?

– Janë shumë arsye që na sollën në këtë pikë. Pikë së pari, kur erdhën të më kërkonin si trajner të kombëtares, u ndjeva shumë mirë. Ishte krenari për mua të drejtoja kombëtaren e Shqipërisë. E pranova propozimin që bën me shumë dëshirë dhe pasion sepse ky është karakteri im. Për mua ishte një sfidë shumë e madhe që të ndryshoja fatin e kësaj skuadra përfaqësuese. Në të njëjtën kohë nuk e dija se me sa shumë probleme do të përballesha. Problem i madh që kur fillova punën ishte organizimi. Fakti që përfaqësuesja e basketbollit nuk kishte funksionuar për disa vite, ne e kishim humbur kontaktin me basketbollin modern dhe atë që duhej bërë. Në këto dy vite ne kemi luajtur me rreth 8 skuadra përfaqësuese miqësore apo zyrtare dhe ne ishim e vetmja skuadër përfaqësuese që nuk kishim një shef ekipi. Ndoshta për njerëzit kjo nuk duket diçka e rëndësishme, por më besoni se është shumë i rëndësishëm ky pozicion. Pa të më është dashur të bëj edhe doktorin edhe shoferin e taksisë, pra çdo gjë nga më të voglat tek të mëdhatë. Unë përpara se të pranoja i sqarova federatës pozitën time. Për shembull, nuk është detyra ime që të gjej ndeshje miqësore, kjo është detyrë e shefit të ekipit apo federatës. Mund të them se në këto dy vite, cdo ndeshje miqësore u bë nga lidhjet e mija, por unë asnjëherë nuk flisja me trajnerët e skuadrave të tjera, por me shefin e ekipit. Ose mund të them një tjetër problem organizmi që lidhej me fluturimet. Kur ti udhëton, duhet t’i japësh trajnerit opsionet dhe vendos ai, pasi është ai që bën programin dhe e di si do të bëhet stërvitja, kjo nuk ndodhi kurrë dhe për fat të keq as e imagjinoni dot se nga sa orë na është dashur që të qëndrojmë nëpër aeroporte. Le të themi se në vitin e parë çfarëdo që kërkoja federata dhe z.Ponari ma plotësonin ose të paktën përpiqeshin, por këtë vit u ndjeva ndryshe dhe nuk e di përse. Federata filloi të më largohej, as nuk e di përse dhe as më intereson, sepse gjithmonë jam përpjekur ta bëj punën time sa më mirë. Të gjitha këto probleme organizimi bën që shumë lojtarë të mirë të mos vijnë. Ky është një tjetër problem shumë i rëndësishëm që u përballa këtu. shumë lojtarë që luajnë jashtë nuk donin të vinin këtu.

 

–  Përse?

– Si fillim kjo skuadër për 6 apo 7 vite nuk funksiononte më dhe marrëdhëniet në këto momente ndërpriten dhe në momentin që gjithçka rifillon lojtarit i kujtohen problemet e së shkuarës. Vitin e shkuar fola me Kuqon, Ndojën dhe Bushatin, për arsye të ndryshme nuk donin të vinin dhe unë i respektoj vendimet e tyre. Shqipëria ka shumë lojtarë që luajnë në Greqi, Itali, apo Amerikë. Lojtarë më të mirë nga sa përmenda dhe sigurisht më të mirë se lojtarët e kampionatit vendas. duke u përballur me këtë problem mu desh që të krijoja një skuadër ku një pjesë e mirë ishte e përbërë me lojtarë të kampionatit vendas. Na pëlqen ose jo, kampionati vendas, duke mos qenë profesional ka një diferencë shumë të madhe me skuadrat që ne luajmë. Nuk mund të presësh nga një sportist që paradite shkon në punë dhe stërvitet 3-4 herë në javë pasdite, të luaj dhe të mund një sportist profesionist.

 

–  Kishim edhe ne në përfaqësuese basketbollist amatorë?

– Po jua them unë, Merkaj, Mara, Strazimiri, Vaqarri, në këtë sezon kishim vetëm 3 lojtar profesional, Shima, Hysenagolli dhe Bushati. Disa paradite shkonin në universitet, disa në punë. T’ju jap një shembull me futbollin me që di që ju në Shqipëri e doni shumë futbollin, Është njësoj si kur luan përfaqësuesja e Shqipërisë me atë të Lihteshtejnit, lojtarët e së cilës paradite punojnë e pasdite stërviten. Në këtë gjendje ke dy zgjidhje, ose të gjesh një zgjidhje që të motivosh lojtarët e mirë që luajnë jashtë të grumbullohen me kombëtaren ose të grumbullohen lojtar të rinj nën 20 vjeç.

 

Vijon nesër…

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë flasin pas barazimit me Maqedoninë

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë flasin pas barazimit me Maqedoninë

AlbanianSport.net 06.09.2017 22:30 ASNN – Pika që Shqipëria mori të martën ndaj Maqedonisë është

Tirana e Të Parës rrëmben edhe Superkupën, bind ndaj Kukësit “kampion”

Tirana e Të Parës rrëmben edhe Superkupën, bind ndaj Kukësit “kampion”

AlbanianSport.net 06.09.2017 21:25 ASNN – Tirana e nisi sezonin me trofe duke fituar Superkupën

Basketboll / Gentian Cici, për herë të tretë, “bilbil” tek italianët

Basketboll / Gentian Cici, për herë të tretë, “bilbil” tek italianët

Gjergj Vyshka 06.09.2017 20:20 Gentian Cici, ndërkombëtari i basketbollit shqiptar, i cili po gjykon

(Video) Kombëtarja / Agolli: Barazimi, rezultat i drejtë, dëmtimi më privoi

(Video) Kombëtarja / Agolli: Barazimi, rezultat i drejtë, dëmtimi më privoi

AlbanianSport.net 06.09.2017 19:15 ASNN – Ndeshja ndaj Maqedonisë ishte e 71-ta për Ansi Agollin

Moto GP / Pret gishtin, britaniku Kraçlou rrezikon garën e Mizanos

Moto GP / Pret gishtin, britaniku Kraçlou rrezikon garën e Mizanos

AlbanianSport.net 06.09.2017 18:10 ASNN – Piloti britanik Kal Kraçlou rrezikon të mos jetë ditën

  

banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Senior Editor
Gjergj Vyshka

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh