Subscribe to RSS

Basketboll / Konstantinides: Sidoqoftë, e lë Shqipërinë me kujtime të mira (III)

Share Button

Endi Tufa (Top Channel) 23.08.2017 16:30

Trajneri i përfaqësueses shqiptare të basketbollit, Antonis Kostantinides, ka dhënë dorëheqjen menjëherë pas paraeliminatoreve të Botërorit 2019, me shumë brenga. Oferta për drejtimin e skuadrës kuqezi për të ishte një krenari dhe një ëndërr, por që ju ndërpre, sipas tij, nga vetë ata që ja ofruan.

Në një intervistë ekskluzive për “Top Channel” përpara largimit nga Shqipëria, Kostantinides tregon hapur çfarë ndodhi me basketbollin shqiptar të rikthyer në pikën “0”. Intervistën e plotë dhënë për gazetarin sportiv të “Top Channel”, Endi Tufa”, AlbanianSport.net jua ka sjellë në 3 pjesë përgjatë këtyre ditëve të fundit dhe sot është pjesa e 3-të dhe e fundit…

 

… Vijon nga dje

–  Çfarë i the skuadrës pas asaj ndeshjeje kundër Holandës?

– E çfarë mund t’i thoja pas asaj paraqitjeje. Në një situatë të tillë e vetmja gjë që të vjen të bësh është të shkosh në shtëpi dhe të mendosh me veten “Përse më ndodhin këto gjëra mua”? Në fund të asaj dite, ne i shkruajtëm emrat tanë të asaj historie të keqe. Ashtu si shkruajtëm emrat tanë në fitoren e parë pas shumë vitesh kundër Sllovakisë.

 

–  U fol shpesh se atmosfera e skuadrës në këto eliminatore nuk ishte e mirë…

– Po është e vërtetë, nuk ishte e mirë. Vitin e shkuar kishim një skuadër të bashkuar, nuk mund të them të njëjtën gjë këtë vit. Ishin të shumta arsyet përse, por dua të ma respektoni të drejtën që të mos e them përse, këtë gjë e po e mbaj për vete. Unë bëra disa gabime, e kam fjalën tek disa gabime që bëra me lojtarët që grumbullova. Për fat të keq kjo pati pasojë në atmosferën e skuadrës. Në këtë ekip ne nuk kishim një lider. Vitin e shkuar kishim një lider, amerikanin Rashoun Broudus. Duke qenë se përmenda emrin e tij, të gjithë duhet të pyesin se përse nuk erdhi më ai. Është e thjeshtë të themi se na e punoi, mori pasaportën dhe iku, por në të vërtetë besoj se ka parë gjëra dhe mënyrën e trajtimit që mund ta kenë detyruar mos të vijë më.

 

–  Nuk e di nëse keni mësuar që në të njëjtën kohë që u eliminua Shqipëria ishte Kosova që u kualifikua?

– Po, dhe e dinë përse?

 

–  Na e thoni ju

– Ja ta them unë pasi kam punuar unë në Kosovë. Asgjë nuk është njësoj me këtu. Nuk ka asgjë të përbashkët me ju në organizim, gjithashtu në Kosovë të gjithë sportistët janë profesionist.

 

–  Doni të thoni se në Kosovë e duan përfaqësuesen e tyre?

– A e keni parë çfarë ndodhi me përfaqësuesen e tyre kur luajti në Mitrovicë? Ata jo e duan basketbollin, por ata janë gati të vdesin për basketboll, krejtësisht e kundërta me atë që ndodh këtu. Për ndeshjet e tyre pallati i sportit mbushet plot, për ndeshjet tona është thuajse bosh. Por kjo ndodh sepse tifozët duan të shohin ndeshje të bukura. Le të kujtoj diçka, vitin e kaluar ata e mbyllen me 0 fitore, ndërsa këtë vit prapë pallati i sportit ishte i mbushur plot. Ndërkohë ne në eliminatoret e shkuara kishim një fitore, por kjo nuk ndikoi aspak. Kështu që nuk ka asnjë krahasim mes basketbollit këtu dhe në Kosovë.

 

–  Po sa i përket dorëheqjes, përse ju nuk do ta respektoni kontratën tuaj e cila përfundon në janar?

– Atëherë, mund të them se askush nga federata nuk ka ardhur të më shohë, flas apo takojë në këto 5-6 ditët e fundit.  Për këtë arsye të thash edhe më parë, kjo verë ka qenë krejtësisht ndryshe dhe unë e kam ndjerë këtë. Le t’ju tregoj diçka që nuk ka lidhje me basketbollin, por dua të jem i sinqertë përpara shqiptarëve. Unë kam një problem të madh shëndetësor me bashkëshorten këtë vit. Pasi përfunduam ndeshjen me Austrinë, i kërkova federatës që të mos vija për ndeshjen e fundit pasi situata familjare është kritike. Deri më sot, nuk më kanë kthyer ende një përgjigje as po as jo. Megjithatë unë zgjodha të vij dhe të respektoj kontratën duke bërë punën time sa më mirë të mundem. Kjo ka qenë një periudhë shumë e vështirë, nga njëra anë problemet me shëndetin të bashkëshortes dhe nga ana tjetër duhet të isha këtu rreth një muaj të isha i fokusuar tek përgatitjet. Unë respektova gjithçka sepse respektoj punëdhënësin dhe kontratën. Por ta përsëris, kam 5 ditë këtu dhe askush nuk më ka folur nga federata. As pas ndeshjes të së shtunës, të më thoshte të paktën çfarë dreqin ndodhi. Thash pas ndeshjes do të largohem, askush nuk u interesua. Kështu që është shumë e qartë, ata nuk duan më të vazhdojmë bashkë. Unë nuk rri kurrë në një vend që nuk më duan. Në këto vite unë kam krijuar një emër të mirë në Evropë si trajner dhe për këtë kërkoj respekt.

 

–  Largoheni me kujtime të mira apo të këqija?

– Jo, jo, largohem me mendime shumë të mira, basketbolli është thjesht një sport, nuk mund të fitosh përballë skuadrave më të mëdha se ti. Do të ndihem shumë mirë që të dëgjoj emrat e rinj si Strazimirit apo Shestani që të bëhen basketbollistë akoma më të mirë. Nuk mund të jem një trajner i mirë që ta mbyll këtë aventurë pa falënderuar dy sportistët e mi shumë të mirë, Gerti Shima dhe Hysenagollin të cilët janë treguar profesionist jo 100%, por 1000% si vitin e shkuar ashtu edhe këtë vit dhe më kanë ndihmuar shumë që të qëndrojë këtu dy vite dhe të përballoj këto lloj problemesh. Dua të falënderoj në fund edhe Avni Ponarin, edhe pse ende nuk ka komunikuar me mua, por dua ta falënderoj sepse unë asnjëherë nuk i harroj njerëzit që kanë besim dhe investojnë tek unë. Më vjen keq për të që nuk munda t’i lë një shenjë këtu ashtu si e mendova në momentin e parë kur firmosa. Por basketbolli është si shkenca, nëse nuk bën hapat e duhur, nuk merr asnjë rezultat, ashtu dhe federata nuk duhet të pretendojë rezultate të menjëhershme me këto kushte që janë.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

(Video) Volejboll – Meshkuj / Redi Koçi e nis 3 fitore & një humbje në Finlandë

(Video) Volejboll – Meshkuj / Redi Koçi e nis 3 fitore & një humbje në Finlandë

AlbanianSport.net 03.10.2017 13:30 ASNN – Shtatlarti shqiptar, Redi Koçi, ka debutuar me 3 fitore

(Video) Kërcimi i erës, sfida sportive që përbuz rëndesën & përqafon artin

(Video) Kërcimi i erës, sfida sportive që përbuz rëndesën & përqafon artin

AlbanianSport.net 03.10.2017 12:35 ASNN – Quhet kërcimi i erës dhe është risia më e fundit për ata që dëshirojnë të sfidojnë

Basketboll / FSHB: Testimi i gjyqtarëve të tavolinës, vetëm 4 ekipe përgjigjen

Basketboll / FSHB: Testimi i gjyqtarëve të tavolinës, vetëm 4 ekipe përgjigjen

Gjergj Vyshka 03.10.2017 11:40 Gjyqtarët e tavolinës në basketbollin shqiptar gjithnjë kanë qenë

MMA / Hadribeaj & Doskja, me para nga xhepi në Botërorin e Bahreinit

MMA / Hadribeaj & Doskja, me para nga xhepi në Botërorin e Bahreinit

Gjergj Vyshka 03.10.2017 09:50 Presidenti i Federatës Shqiptare të Ndeshjeve të Lira, Arjan Rizaj,

(Video) Futbollistet femra sfidojnë homologët meshkuj sa i përket spektaklit

(Video) Futbollistet femra sfidojnë homologët meshkuj sa i përket spektaklit

AlbanianSport.net 03.10.2017 08:55 ASNN – Debati i lashtë sa vetë jeta për aftësitë e meshkujve dhe

  

banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Senior Editor
Gjergj Vyshka

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh