Subscribe to RSS

Basketboll – Meshkuj / Palaçollëk shqiptarësh, koshi vazhdon lëngimin

Share Button

Nga Gjergj Vyshka 20.08.2017 12:15

9 humbje ka regjistruar Shqipëria në këtë periudhë, dy me Kosovën (63-71 dhe 72-90), dy me Armeninë (67-81 dhe 84-83), një me Kazakistanin (69-87), dy me Austrinë (51-79 dhe 63-97) dhe dy me Holandën (77-91 dhe 37-111). Qiprioti i stolit kuqezi, teksa i ka kërkuar falje publikut dhe Austrisë për mungesën e “Fair-Play”, nuk e ka pranuar turpërimin. E në fakt e djeshmja është një diskutim i gjerë për të gjithë basketbollin shqiptar.

Që nga fakt që lojtarët nuk vijnë në kombëtare, që nga fakti nuk ka kushte për t’u stërvitur e për të luajtur normalisht me një sallë që është mbi 40 gradë celsius, që nga fakti që tashmë duket se i ka ardhur koha kombëtares për ndërrimin e brezave, apo dhe që nga fakti se më shumë diskutohet në “Facebook” se sa në sallë e në parket. E për rrjedhojë bëjmë atë shfaqje që nuk i shkon për shtat kombëtares së basketbollit shqiptar.

Specialistët e kanë quajtur tallje e Kostantinidesit ndaj basketbollit shqiptar me uljen e titullarëve dhe futjen në lojë të rezervave. Por më shumë është tallur qiprioti me lojtarët kur ka parë që basketbollistët vetë po tallen me gjithçka në parket, aq sa nuk arrijnë të bëjnë as koshin më të thjeshtë. Të tjerë e kanë cilësuar dhe mungesë “Fair-Play”-it nga Holanda, që në fakt bëri mirë detyrën e saj për të fituar mbi 48 pikë diferencë për të kapur vendin e parë në grup.

Sepse nuk mund të kuptohet ndryshimi rrënjësor nga pjesa e parë e në vazhdim. Kemi fituar të parën 16-14, e më pas mundemi 8-30, 5-35, 8-34 dhe në fund 37-113. Holanda fitoi, ndërsa tifozët janë habitur me këtë mungesë dëshirë, apo mungesë gjaku për të dhënë gjithçka për fanellën kuqezi. Në fund të fundit Holanda mund të fitonte me të gjitha mënyrat, por kjo mungesë dinjiteti nuk i shkon Shqipëria, e cila për herë të fundit me shifra të tilla ishte mundur vjet nga Izraeli në miqësore, 45-110.

Ndaj, as më pak e as më shumë, është palaçollëk shqiptarësh, ndërsa basketbolli vijon të lëngojë pa masë.

 

Shqipëri – Holandë 37-111

(16-14, 8-30, 5-35, 8-34)

Shqipëria: Strazimiri (3), Hysenagolli (2), Shima (6), Mozer (8), Bushati (6) / Merkaj (3), Kovaçi (6), Berdica (5), Vaqarri, Gjyzeli (1), Haruni. Trajner: A. Kostantinides

Holanda: Janik (16), Uilliams (3), De Jong (6), Van der Mars (11), Norel (16) / Buknesht (8), Bradvijk (5), Shaftenar (10), Oudendag, Vorn (13), Kok (14), Slagter (9). Trajner: S. Van Der Host

Gjyqtarë: S. Mariçiç (Serbi), B. Krejiç (Slloveni), O. Jalman (Turqi)

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë flasin pas barazimit me Maqedoninë

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë flasin pas barazimit me Maqedoninë

AlbanianSport.net 06.09.2017 22:30 ASNN – Pika që Shqipëria mori të martën ndaj Maqedonisë është

Tirana e Të Parës rrëmben edhe Superkupën, bind ndaj Kukësit “kampion”

Tirana e Të Parës rrëmben edhe Superkupën, bind ndaj Kukësit “kampion”

AlbanianSport.net 06.09.2017 21:25 ASNN – Tirana e nisi sezonin me trofe duke fituar Superkupën

Basketboll / Gentian Cici, për herë të tretë, “bilbil” tek italianët

Basketboll / Gentian Cici, për herë të tretë, “bilbil” tek italianët

Gjergj Vyshka 06.09.2017 20:20 Gentian Cici, ndërkombëtari i basketbollit shqiptar, i cili po gjykon

(Video) Kombëtarja / Agolli: Barazimi, rezultat i drejtë, dëmtimi më privoi

(Video) Kombëtarja / Agolli: Barazimi, rezultat i drejtë, dëmtimi më privoi

AlbanianSport.net 06.09.2017 19:15 ASNN – Ndeshja ndaj Maqedonisë ishte e 71-ta për Ansi Agollin

Moto GP / Pret gishtin, britaniku Kraçlou rrezikon garën e Mizanos

Moto GP / Pret gishtin, britaniku Kraçlou rrezikon garën e Mizanos

AlbanianSport.net 06.09.2017 18:10 ASNN – Piloti britanik Kal Kraçlou rrezikon të mos jetë ditën

  

banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Senior Editor
Gjergj Vyshka

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh