Subscribe to RSS

Basketboll – Meshkuj / Partizani 14 fitore radhazi, por Fagu është i pakënaqur

Share Button

Gjergj Vyshka 15.03.2017 16:10

Trajneri i të kuqve: “Duhet të edukohemi me një tjetër edukatë loje në parket, sepse për të qenë të denjë në Superligë duhet të jemi seriozë”. Partizani në basketboll për meshkuj ka korrur dje pasdite fitoren e 14-të radhazi në sallën kryesore të Pallatit të Sportit “Asllan Rusi” në kryeqytet, teksa ka mundur Skënderbeun 93-52. Janë dhe dy ndeshje për t’u luajtur në Kategorinë e Parë, vizita në Vlorë që do t’i bëjë Apolonisë “vendase” dhe ndeshja e fundit si pritëse ndaj Tirana Eagles Basket.

Mirëpo dhe pse ka fituar dje ndaj Skënderbeut, në momente të ndryshme të lojës, Arben Fagu, trajneri i Partizanit, ka qenë i pakënaqur me të tijtë. “Është e vërtetë që kam pasur pakënaqësi nga loja e skuadrës, – ka thënë ai. – Unë kam komunikuar edhe me djemtë. Ne tashmë objektivin e kemi realizuar me kohë. Ajo që ne duhet të mendojmë është që të përgatitemi për të bërë një skuadër serioze për sezonin e ardhshëm në Superligë.”

“Duke qenë se jemi seriozë në stërvitje, duhet që atë nivel, apo atë përgatitje, ta paraqesim edhe në lojë, – këmbëngul Fagu. – Ndodh shpesh tek ekipet që sportistët fillojnë edhe lëshojnë në lojën e tyre. Unë dua ta edukoj skuadrën me tjetër nivel loje, për më tepër që një pjesë e këtyre janë edhe djem të rinj. Pra duhet të përgatitemi si në aspektin e karakterit, ashtu edhe në nivelin e lojës për të qenë dinjitoz në një kategori më lartë.”

Trajneri i të kuqve kryeqytetas të koshit e pranon që, në Kategorinë e Parë, nuk ka kundërshtar që mund ta përballojnë denjësisht Partizani. “Por për mua nuk ka skuadra serioze për të kërkuar daljen në Superligë, – pohon ai. – Mendoj se edhe Elbasani, Apolonia apo Tirana Eagles Basket kanë lojtarë cilësorë, por duhet të organizohen më mirë. Dhe organizimi i të gjitha skuadrave është një nga të metat e basketbollit shqiptar.”

“Nuk është problemi vetëm në aspektin teknik, por fjala është që nga pjesëmarrja në ndeshje, – thotë ish-basketbollisti i njohur, i cili vitin e shkuar kandidoi edhe për president të FSHB-së, duke u mundur në zgjedhje. – Ju e shihni që përgjithësisht ndeshjet luhen në mjedise në ftohta. Duhet të ketë shfaqje që të vijë publiku. Duhet të menaxhohet e gjithë situata. Detyra jonë për vitin tjetër është që të gjejmë njerëz dhe menaxherë që kur të luaj Partizani të ketë tjetër spektakël dhe salla të mbushet plot”.

Pyetjes së të përditshmes sportive shqiptare, “Sport Ekspres”-it nëse bashkimi i të gjitha skuadra në një kategori do të rriste cilësinë e basketbollit, trajneri Fagu do t’i përgjigjej: “Për mua është një ide që ekziston. Por duhet një stimulim. Nuk është se nuk ka lojtarë dhe skuadra, por janë të keqorganizuar dhe keqtrajtuar. Federata Shqiptare e Basketbollit duhet ta shtrijë kontrollin dhe të ndihmojë të gjitha klubet për ecjen përpara.”

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

(Video) Basketboll / Një 3-pikësh i jashtëzakonshëm “in-extremis”…

(Video) Basketboll / Një 3-pikësh i jashtëzakonshëm “in-extremis”…

AlbanianSport.net 11/02/2018 22:35 ASNN – Në një ndeshje midis shkollave të mesme në periferi

Lojërat Olimpike Dimërore, “Pjongçeng 2018”, nën lupën e luftës anti-doping

Lojërat Olimpike Dimërore, “Pjongçeng 2018”, nën lupën e luftës anti-doping

AlbanianSport.net 11/02/2018 20:45 ASNN – Lufta kundër dopingut mbetet në qendër të vëmendjes

(Video) Basketboll – Femra / Zykaj & Bujari përpiqen, por na mund edhe Lituania

(Video) Basketboll – Femra / Zykaj & Bujari përpiqen, por na mund edhe Lituania

AlbanianSport.net 11/02/2018 18:55 ASNN – Me 58 pikë diferencë, baltiket ia kanë arritur qëllimit

Lojërat Olimpike Dimërore, Mëhilli & Tola, caktohen datat & oraret e garave

Lojërat Olimpike Dimërore, Mëhilli & Tola, caktohen datat & oraret e garave

AlbanianSport.net 11/02/2018 17:05 ASNN – Ashtu sikundër edhe 4 vjet më parë në Soçi, edhe në Olimpiadën

Peshëngritja, një absurd që po zgjat e nuk po ka fund…

Peshëngritja, një absurd që po zgjat e nuk po ka fund…

AlbanianSport.net 11/02/2018 15:15 ASNN – Absurdi i krijuar që nga 18 janari, ditë kur Elez Gjoza

  

banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh