Subscribe to RSS

Basketboll – Nën-16-vjeçarët / Shqipëria thyhet nga Azerbajxhani 66-78

Share Button

Gjergj Vyshka 25.07.2017 08:50

Shqipëria e basketbollit për Nën-16-vjeçarët për djem, pjesëmarrëse në Divizionin C të Kampionatit Evropian të kësaj grupmoshe, që është duke u zhvilluar në Andorra La Vela, e ka humbur dhe ndeshjen e dytë. Këtë herë kuqezinjve, të drejtuar nga Erkand Karaj dhe Gledis Muhametaj, u ka hasur “sharra në gozhdë” me Azerbajxhanin. Madje shtohet rëndesa e humbjes, sepse azerbajxhanasit kanë luajtur me vetëm 6 lojtarë.

Tek pesë titullarët Akbarov, Kirtadze dhe Nodia, të cilët kanë shënuar së bashku treçerekun e pikëve të Azerbajxhanit, 68 nga 78 në total, kanë luajtur 40 minuta. Dhe sakaq gjysma e ekipit të Azerbajxhanit ka qëndruar pushim, që do të thotë se na ka mundur fare “serbes” dhe pa pikë problemi.

Vetëm Ergys Muhametaj me 27 pikë të shënuara, që vazhdon të jetë lojtari më i mirë i kësaj kombëtareje, është fare pak. Të mos dish ta detyrosh kundërshtarin që luan me të njëjtën pesëshe të bëjë gabime personale kjo është amatore, që do të thotë se është kombëtare që ka probleme për nga niveli.

Madje po të shohësh nga faullet, Azerbajxhani ka një më tepër sesa kuqezinjtë, 18 me 17, por ama askush nuk ka dalë nga fusha e lojës me 5 gabime personale. Kurse tek tanët e ka pësuar Skendaj, që ishte dhe shënuesi i dytë më i mirë i kuqezinjve në këtë ndeshje me 12 pikë.

Jo më kot që në fazën përzgjedhëse, Karaj e pati vënë theksin tek fakti se kjo është një kombëtare, e cila nuk është aty ku duhet për nga niveli i elementëve dhe lojës. Ndaj dy humbje në dy ndeshje të luajtura do të thotë që gjërat nuk janë pozitive për kuqezinjtë e kësaj moshe.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

(Video) Basketboll / Një 3-pikësh i jashtëzakonshëm “in-extremis”…

(Video) Basketboll / Një 3-pikësh i jashtëzakonshëm “in-extremis”…

AlbanianSport.net 11/02/2018 22:35 ASNN – Në një ndeshje midis shkollave të mesme në periferi

Lojërat Olimpike Dimërore, “Pjongçeng 2018”, nën lupën e luftës anti-doping

Lojërat Olimpike Dimërore, “Pjongçeng 2018”, nën lupën e luftës anti-doping

AlbanianSport.net 11/02/2018 20:45 ASNN – Lufta kundër dopingut mbetet në qendër të vëmendjes

(Video) Basketboll – Femra / Zykaj & Bujari përpiqen, por na mund edhe Lituania

(Video) Basketboll – Femra / Zykaj & Bujari përpiqen, por na mund edhe Lituania

AlbanianSport.net 11/02/2018 18:55 ASNN – Me 58 pikë diferencë, baltiket ia kanë arritur qëllimit

Lojërat Olimpike Dimërore, Mëhilli & Tola, caktohen datat & oraret e garave

Lojërat Olimpike Dimërore, Mëhilli & Tola, caktohen datat & oraret e garave

AlbanianSport.net 11/02/2018 17:05 ASNN – Ashtu sikundër edhe 4 vjet më parë në Soçi, edhe në Olimpiadën

Peshëngritja, një absurd që po zgjat e nuk po ka fund…

Peshëngritja, një absurd që po zgjat e nuk po ka fund…

AlbanianSport.net 11/02/2018 15:15 ASNN – Absurdi i krijuar që nga 18 janari, ditë kur Elez Gjoza

  

banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh