Subscribe to RSS

Basketboll / Politika shtyn miqësoren e luksit Eagles Basket-Tirana

Share Button

AlbanianSport.net 17.03.2017 14:40

Miqësorja e luksit në basketboll për meshkuj mes Tirana Eagles Basket dhe Tiranës, e planifikuar për t’u zhvilluar dje në ora 20:00 në Sallën Sportive “Fahrie Hoti”, është shtyrë.

Shkaku nuk ka qenë mosakordimi mes ekipeve, aq më tepër që drejtuesit e të dy skuadrave, Klarent Dedaj dhe Nikola Milatoviç, e kishin gjetur gjuhën e përbashkët për zhvillimin e kësaj miqësoreje.

Por sepse “Fahrie Hoti” është zhvilluar dhe një miting i Partisë Socialiste me banorët e lagjes, ku ndodhet Salla Sportive në fjalë, në prag të fushatës elektorale të zgjedhjeve parlamentare të 18 qershorit.

“Për arsye objektive miqësorja Eagles Basket- Tirana nuk do të zhvillohet sot (dje), por në një ditë tjetër, që do të ripërcaktohet nga të dyja skuadrat në ditët në vazhdim. Duke ju kërkuar ndjesë besojmë të na mirëkuptoni”, – ka lajmëruar Dedaj.

Ndërsa është vendosur zyrtarisht që ndeshja Tirana Eagles Basket-Elbasani, e vlefshme për kampionat, të zhvillohet të shtunën në ora 13:00 në Sallën Sportive “Fahrie Hoti” në kryeqytet, kurse Tirana do të luajë në Durrës përballë Teutës vendëse.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

(Video) Tirana “hakmerret” ndaj Vllaznisë, e mund 2-0 në sfidën e Kupës

(Video) Tirana “hakmerret” ndaj Vllaznisë, e mund 2-0 në sfidën e Kupës

AlbanianSport.net 29/11/2017 19:55 ASNN – Veprimtaria e dytë e futbollit në vend, Kupa e Shqipërisë,

(Video) Peshëngritje / Shqipëria, me 5 sportistë në SHBA, shanse për medalje në Botëror

(Video) Peshëngritje / Shqipëria, me 5 sportistë në SHBA, shanse për medalje në Botëror

AlbanianSport.net 29/11/2017 19:15 ASNN – Veprimtaria më madhore e peshëngritjes, Kampionati

Basketboll – Meshkuj / Fiton Tirana, por Skëndaj shënon i vetëm 39 pikë

Basketboll – Meshkuj / Fiton Tirana, por Skëndaj shënon i vetëm 39 pikë

AlbanianSport.net 29/11/2017 17:15 ASNN – Tirana ka fituar ndaj Barleti-Eagles me 59 pikë diferencë.

Volejboll / Flasin trajnerët kuqezi, Martiri & Bardhi, pas triumfit me Kosovën

Volejboll / Flasin trajnerët kuqezi, Martiri & Bardhi, pas triumfit me Kosovën

AlbanianSport.net 29/11/2017 16:35 ASNN – Trajneri i Kombëtares së femrave të volejbollit, Altin

Futboll – Femra / Java e 7-të ruan binomin e kreut, Kinostudio-Vllaznia

Futboll – Femra / Java e 7-të ruan binomin e kreut, Kinostudio-Vllaznia

AlbanianSport.net 29/11/2017 13:25 ASNN – Në kuadër të javës së 7-të të futbollit të femrave, Apolonia

  

banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh