Subscribe to RSS

Basketboll / Shima: Sharini mund të mësojë nga Antonis Konstandinides (I)

Share Button

AlbanianSport.net 20.03.2017 14:25

ASNN – Basketbollisti i Tiranës, Gerti Shima, beson se fundi i sezonit do të flasë vetëm për bardheblutë. Pas 18 javëve kampionat, kryeqytetasit udhëheqin me 34 pikë, 3 më tepër sesa Vllaznia ndjekëse.

Në një intervistë për të përditshmen sportive shqiptare, “Panorama Sport”, Shima vlerëson paraqitjen e skuadrës përgjatë këtij sezoni si në kampionat dhe në Ligën Ballkanike, njëherësh përmend disnivelin e madh me kampionatet fqinje.

Këtë intervistë, dhënë gazetarit Olgert Serani, të së përditshmes sportive në fjalë, AlbanianSport.net po jua sjell në dy pjesë dhe sot është pjesa e parë, ndërsa e dyta, nesër.

 

– A ka qenë kjo paraqitje në pritshmëritë tuaja, pasi iu ribashkuat skuadrës suaj të zemrës?

– Kur unë erdha te Tirana, skuadra ishte më në formë, për vetë faktin se merrnim pjesë edhe në Ligën Ballkanike. Pra, si të thuash, ishte më i përshtatur me basketbollin e fortë, pasi dihet tashmë që në kampionatin shqiptar kundërshtari i vetëm ka mbetur vetëm Vllaznia. Fakti që jemi të parët në renditje, gjykoj se ky është një objektiv i arritur, për më tepër do të kishim edhe favorin që në “play-off” t’i luanim më tepër ndeshje në shtëpi. Pas Kupës, ne kemi synim Superkupën dhe pa dyshim titullin “kampion”. Gjithsesi, finalet gjithmonë kanë pasur surpriza. Jo gjithmonë skuadra që ka kryesuar përgjatë gjithë sezonit është shpallur edhe kampione e Shqipërisë. Por ne jemi në rrugën e duhur.

 

– A e ndjeni disi presionin e Vllaznisë, duke qenë se është përforcuar me trajner dhe lojtarë të huaj?

– Shumica e lojtarëve të Tiranës janë profesionistë, ndaj dhe nuk mund të them se jemi nën presion. Por mirë do të ishte që çdo ekip të kishte respektin e duhur ndaj cilitdo rival. Vllaznia ka krijuar një ekip me lojtarë cilësorë, por më vjen keq që nuk ka një shkodran në formacion si kurrë më parë në të kaluarën në shumicën e pjesëve të lojës. Mos harrojmë që Vllaznia ka pasur gjithmonë basketbollistë cilësorë. Jo vetëm tani, edhe më herët ka prodhuar breza cilësorë. Por kjo është një gjë e keqe për nivelin e basketbollit shqiptar, pasi i vënë kapakun edhe ekipit kombëtar. Është e thjeshtë të sjellësh 2-3 lojtarë të huaj, mjafton të kesh financa të shëndosha. Por, a do të kesh mundësi t’i mbash edhe vitin e ardhshëm?

 

– Trajneri i Vllaznisë pak ditë më parë “thumboi” trajnerin e Tiranës se e “kishte uruar për vendin e dytë” pas humbjes së bardhebluve në Shkodër. Cili është komenti juaj?

– Sharinin e kam pasur trajner në Prishtinë dhe kam punuar me atë. Në mos gaboj, kishte përmendur edhe diçka për trajnerin e kombëtares. Do të ishte mirë që Sharini të marrë leksione nga Antonis Konstandinides. Unë kam punuar me të dy trajnerët, i respektoj, por eksperienca e Antonisit është shumë më lart se trajneri i Vllaznisë. Madje, jo vetëm ai, por çdo trajner në Shqipëri duhet të marrë leksione prej tij.

 

Vijon nesër…

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë flasin pas barazimit me Maqedoninë

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë flasin pas barazimit me Maqedoninë

AlbanianSport.net 06.09.2017 22:30 ASNN – Pika që Shqipëria mori të martën ndaj Maqedonisë është

Tirana e Të Parës rrëmben edhe Superkupën, bind ndaj Kukësit “kampion”

Tirana e Të Parës rrëmben edhe Superkupën, bind ndaj Kukësit “kampion”

AlbanianSport.net 06.09.2017 21:25 ASNN – Tirana e nisi sezonin me trofe duke fituar Superkupën

Basketboll / Gentian Cici, për herë të tretë, “bilbil” tek italianët

Basketboll / Gentian Cici, për herë të tretë, “bilbil” tek italianët

Gjergj Vyshka 06.09.2017 20:20 Gentian Cici, ndërkombëtari i basketbollit shqiptar, i cili po gjykon

(Video) Kombëtarja / Agolli: Barazimi, rezultat i drejtë, dëmtimi më privoi

(Video) Kombëtarja / Agolli: Barazimi, rezultat i drejtë, dëmtimi më privoi

AlbanianSport.net 06.09.2017 19:15 ASNN – Ndeshja ndaj Maqedonisë ishte e 71-ta për Ansi Agollin

Moto GP / Pret gishtin, britaniku Kraçlou rrezikon garën e Mizanos

Moto GP / Pret gishtin, britaniku Kraçlou rrezikon garën e Mizanos

AlbanianSport.net 06.09.2017 18:10 ASNN – Piloti britanik Kal Kraçlou rrezikon të mos jetë ditën

  

banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Senior Editor
Gjergj Vyshka

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh