Subscribe to RSS

Basketboll / Specialisti i FIBA-s, Mërs, kurs trajnerëve shqiptarë të moshave (Video)

Share Button

ABK-Paskal-Mers

AlbanianSport.net 06.07.2015 14:40

ASNN – Programi për çertifikimin e trajnerëve të moshave, i organizuar në kuadrin e Solidaritetit Olimpik nga Federata Shqiptare e Basketbollit, në bashkëpunim me Federatën Botërore të Basketbollit, ka sjellë në Tiranë specialistin e FIBA-s, Paskal Mërs. Duke folur për AlbanianSport.net, trajneri belg ka vlerësuar potencialin e basketbollit shqiptar të moshave dhe përkushtimin e trajnerëve të rinj, ndërsa ka theksuar se strategjia e zgjedhur nga Federata Shqiptare për rindërtimin e Kombëtares nëpërmjet ekipeve të moshave, është ajo e duhura.

Pas një vizitë pune njëjavore që bëri në prill, Specialisti i Federatës Botërore të Basketbollit, Paskal Mërs, ka qenë sërish në Shqipëri, për të kurs 7-ditor për trajnerët e ekipeve të moshave. Duke folur ekskluzivisht për faqen tonë sportive, trajneri belg ka vlerësuar potencialin e basketbollit shqiptar të moshave dhe përkushtimin e trajnerëve të rinj. “Unë kam qenë në Shqipëri në prill, ku krijova një ide për basketbollin tuaj dhe u ktheva pas dy muajsh, për këtë kurs njëjavor”, – ka thënë Mërs.

“Dhe mund të them se më ka bërë përshtypje përshkushtimi dhe dëshira e trajnerëve të rinj për të mësuar dhe për t’ua përcjellë këto dije fëmijëve dhe të rinjve”, – ka vijuar ai. Mërs ka vlerësuar se strategjia e zgjedhur nga Federata Shqiptare e Basketbollit për rindërtimin e Kombëtares nëpërmjet ekipeve të moshave, është ajo e duhura. “Unë e mbështes këtë ide, duke qenë se Federata Shqiptare e Basketbollit ka një buxhet të kufizuar”, – ka thënë holandezi me pasaportë belge.

“Prandaj, është shumë më e leversisshme të zgjedhësh ta ndërtosh kështu të ardhmen e Kombëtares, pasi vetëm kështu kjo e ardhme është e qëndrueshme dhe që garanton vazhdimësinë, – ka vijuar ai. – Kam parë fëmijë këtu që e dashurojnë basketbollin dhe besoj se, me një kontingjent të tillë të pasur në nivel moshash, basketbolli shqiptar jo vetëm që ka shpresë, por është edhe premtues.” Programi për çertifikimin e trajnerëve të moshave është organizuar në kuadrin e Solidaritetit Olimpik nga Federata Shqiptare e Basketbollit, në bashkëpunim me FIBA-n.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë flasin pas barazimit me Maqedoninë

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë flasin pas barazimit me Maqedoninë

AlbanianSport.net 06.09.2017 22:30 ASNN – Pika që Shqipëria mori të martën ndaj Maqedonisë është

Tirana e Të Parës rrëmben edhe Superkupën, bind ndaj Kukësit “kampion”

Tirana e Të Parës rrëmben edhe Superkupën, bind ndaj Kukësit “kampion”

AlbanianSport.net 06.09.2017 21:25 ASNN – Tirana e nisi sezonin me trofe duke fituar Superkupën

Basketboll / Gentian Cici, për herë të tretë, “bilbil” tek italianët

Basketboll / Gentian Cici, për herë të tretë, “bilbil” tek italianët

Gjergj Vyshka 06.09.2017 20:20 Gentian Cici, ndërkombëtari i basketbollit shqiptar, i cili po gjykon

(Video) Kombëtarja / Agolli: Barazimi, rezultat i drejtë, dëmtimi më privoi

(Video) Kombëtarja / Agolli: Barazimi, rezultat i drejtë, dëmtimi më privoi

AlbanianSport.net 06.09.2017 19:15 ASNN – Ndeshja ndaj Maqedonisë ishte e 71-ta për Ansi Agollin

Luhet e para e turit të parë, Skënderbeu, “tërmet 8-ballësh” Mamurrasit

Luhet e para e turit të parë, Skënderbeu, “tërmet 8-ballësh” Mamurrasit

AlbanianSport.net 06.09.2017 17:05 ASNN – Përtej jehonës së Kombëtares, por edhe Superkupës,

  

banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Senior Editor
Gjergj Vyshka

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh