Subscribe to RSS

Basketboll / Spiro Shano, “Dino Menegini” i koshit shqiptar (I)

Share Button

Nga Ilir Mborja 03.06.2017 15:15

Brezi i Vaso Shakës e kishte të vështirë t’i lëshonte vendin më të rinjve dhe Spiro Shano nuk ia përtonte askujt për të marrë që donte. Në një foto, që u shkrep në Përmet para pak muajsh, kjo me rastin e dhënies së titullit “Qytetar Nderi” basketbollistit të shquar Gazmend Çaçi, mes personaliteteve të ftuar ishin edhe disa miq të tij, që ai i ka njohur në Pallatit e Sportit.

E veçanta qëndronte tek numri “11” që mbante fanella e një dinamoviti tjetër atë ditë në Përmet. Në këtë foto, tek fanella e Çaçit dallohet qartë numri “11”. Edhe tek ajo e Spiro Shanos vërehet po numri “11”. Në bisedën e gjatë me këtë legjendë të basketbollit tonë mësova se numri “11”, që ai kishte mbajtur gjatë jetës së tij sportive, ishte i një basketbollisti të madh italian.

Bëhet fjalë për Dino Meneginin, bashkëkohës i tij (1950) që luante në qendër dhe ishte idhulli i gjithë basketbollistëve. Të mbaje numrin “11” në basketboll ishte si të mbaje numrin “10” në futboll, që nënkuptonte lojtarin më të mirë të pesëshes. Por kjo sigurisht nuk ishte e lehtë për cilindo…

Duke kujtuar rrugën sesi mbërriti tek fanella me numrin “11”, Spiro Shano e nis bisedën duke shprehur bindjen e tij se: “Çdo njeriu që të jetë i suksesshëm, si p.sh Dino Menegini, i nevojiten tri gjëra: TALENTI, FATI dhe PUNA. Dy të parat janë dhuratë e natyrës. Vetëm puna është ajo që ka në dorë të vet njeriu”.

 

Vijon nesër…

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Basketboll / Gentian Cici, për herë të tretë, “bilbil” tek italianët

Basketboll / Gentian Cici, për herë të tretë, “bilbil” tek italianët

Gjergj Vyshka 06.09.2017 20:20 Gentian Cici, ndërkombëtari i basketbollit shqiptar, i cili po gjykon

Basketboll / Dita e 4-t, Sllovenia e Spanja, me pikë të plota, bie Rusia

Basketboll / Dita e 4-t, Sllovenia e Spanja, me pikë të plota, bie Rusia

Gjergj Vyshka 06.09.2017 13:20 Italia në grupin A pëson humbjen e dytë, teksa është mundur

Basketboll / Mundet nga Gjermania, Italia ndërlikon situatën

Basketboll / Mundet nga Gjermania, Italia ndërlikon situatën

Gjergj Vyshka 06.09.2017 09:00 Janë luajtur ndeshjet e parafundit në fazën e grupeve në Kampionatin

Basketboll – Meshkuj / Tirana, në prag të firmës me malazezët Miliç & Krivokapiç

Basketboll – Meshkuj / Tirana, në prag të firmës me malazezët Miliç & Krivokapiç

Gjergj Vyshka 05.09.2017 21:55 Tirana, kampionia e Shqipërisë në basketboll për meshkuj, por

Basketboll / Gentian Cici i bën 3 ndeshje në Evropianin e tij në Tel-Aviv

Basketboll / Gentian Cici i bën 3 ndeshje në Evropianin e tij në Tel-Aviv

Gjergj Vyshka 05.09.2017 18:35 Shqipëria e basketbollit është në arenën e Kampionatit Evropian

  

banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Senior Editor
Gjergj Vyshka

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh