Subscribe to RSS

Basketboll / Udhëtimet e ekipeve kuqezi, një histori që përsëritet

Share Button

Nga Gjergj Vyshka 25.07.2017 10:40

Kombëtaret e Shqipërisë jo vetëm në basketboll, por në të gjitha sportet, vazhdojnë të torturohen në udhëtimet e tyre. Kështu ka ndodhur me basketbollin e meshkujve, që dje në mëngjes është nisur për në Armeni, atje ku deri më 29 korrik 2017 do të marrë pjesë në turneun miqësor.

Udhëtimi deri në Jerevan ka qenë nëpërmjet “Turkish Airlines”, ndërsa nga ora 12:00 e mesditës së djeshme dhe deri në 23:00 të mbrëmjes, kuqezinjtë kanë qëndruar transit në aeroportin e Stambollit. Dhe një qëndrim prej 11-12 orësh duke u shtrirë nëpër kolltukët e aeroportit s’është aspak normale.

Dhe kanë mbërritur në ora 02:00 të mëngjesit në Jerevan. Duhet kuptuar që kombëtarja e Shqipërisë në basketboll, veçanërisht e meshkujve, e ka pësuar gjithnjë në ndeshjet e para për shkak të këtyre udhëtimeve pa fund dhe transiteve të gjata që në fakt nuk i shkojnë për shtat një përfaqësueseje. Dhe më pas kërkohen rezultate.

“T’u vra kohën dhe dhjetë orët e pritjes”, do të ishte ironike dhe goditëse nga lojtarët për këtë qëndrim stratosferik nëpër aeroporte. Dikush me autobusë dhe me kohë të gjata udhëtimi, dikush me avion dhe me pritje të gjata nëpër aeroporte, sporti shqiptar asnjëherë nuk po sistemohet në këtë sens.

Sepse, kur, për shkak të financave të pamjaftueshme, kërkohen udhëtime me “low cost” ka dhe të tilla pasoja, që më pas kthehen në tallje. Një herë e mirë, sporti shqiptar, shembulli më i mirë është futbolli, duhet të heqë dorë nga këto udhëtime me transite stresuese dhe lodhëse. Të paktën basketbolli, ndërsa kërkohet nga të gjitha kombëtaret 50 % e ndeshjeve të fituara.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

(Video) Volejboll – Meshkuj / Redi Koçi e nis 3 fitore & një humbje në Finlandë

(Video) Volejboll – Meshkuj / Redi Koçi e nis 3 fitore & një humbje në Finlandë

AlbanianSport.net 03.10.2017 13:30 ASNN – Shtatlarti shqiptar, Redi Koçi, ka debutuar me 3 fitore

(Video) Kërcimi i erës, sfida sportive që përbuz rëndesën & përqafon artin

(Video) Kërcimi i erës, sfida sportive që përbuz rëndesën & përqafon artin

AlbanianSport.net 03.10.2017 12:35 ASNN – Quhet kërcimi i erës dhe është risia më e fundit për ata që dëshirojnë të sfidojnë

Basketboll / FSHB: Testimi i gjyqtarëve të tavolinës, vetëm 4 ekipe përgjigjen

Basketboll / FSHB: Testimi i gjyqtarëve të tavolinës, vetëm 4 ekipe përgjigjen

Gjergj Vyshka 03.10.2017 11:40 Gjyqtarët e tavolinës në basketbollin shqiptar gjithnjë kanë qenë

MMA / Hadribeaj & Doskja, me para nga xhepi në Botërorin e Bahreinit

MMA / Hadribeaj & Doskja, me para nga xhepi në Botërorin e Bahreinit

Gjergj Vyshka 03.10.2017 09:50 Presidenti i Federatës Shqiptare të Ndeshjeve të Lira, Arjan Rizaj,

(Video) Futbollistet femra sfidojnë homologët meshkuj sa i përket spektaklit

(Video) Futbollistet femra sfidojnë homologët meshkuj sa i përket spektaklit

AlbanianSport.net 03.10.2017 08:55 ASNN – Debati i lashtë sa vetë jeta për aftësitë e meshkujve dhe

  

banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Senior Editor
Gjergj Vyshka

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh