Subscribe to RSS

Boks / Berati ngre ringun në qiell të hapur, Kupa “Erzeni” shpall fituesit e saj

Share Button

AlbanianSport.net 29.03.2017 07:55

ASNN – 14 çifte boksierësh janë ngjitur në ringun beratas e si kampionët, ashtu dhe finalistët janë përzgjedhur si pjesë e ekipit të Tomorit. Pasditen e së martës në pedonalen e qytetit të Beratit është zhvilluar Kampionati i 19-të Lokal i Boksit. Një veprimtari që është ndjekur nga një numër i lartë shikuesish, që kanë rreth 500 të tillë, të cilët për hir të dëshirës për të parë “dorezat” e ardhshme të Tomorin ka lënë mënjanë edhe ndeshjen e kombëtares sonë ndaj Bosnje-Hercegovinës.

Dhe në fakt kanë pasur të drejtë, sepse zhgënjimi nga kuqezinjtë në futboll ka qenë i madh, ndërsa pjesëmarrës ishin 14 çifte boksierësh amator, të cilët vinin nga shkollat 9-vjeçare dhe të mesme të qytetit të Beratit. Kjo veprimtari, e cila duhet thënë se është e vetmja veprimtari me përmasa lokale, zhvillohet nën kujdestarinë e kryetrajnerit të Tomorit, Gentian Bega, që është edhe promotori i të gjitha edicioneve të deritanishme në këto dy dhjetëvjeçarët e fundit.

Risia e këtij edicioni ishte zhvendosja e ringut nga palestra e boksit në qendër të qytetit të Beratit, atje ku është pedonalja. Dhe e gjithë kjo atmosferë ka sjellë dhe një tjetër entuziazëm në qytetin muze apo quajtur ndryshe i “një mbi një dritareve”. 14 çiftet që janë ngjitur në finale kanë ardhur nga një fazë seleksionuese prej kryetrajnerit të Tomorit, Gentian Begaj. Ata vinin gjithashtu pas një përgatitje 40 ditore dhe shfaqën në ring disa nga cilësitë e tyre më të mira.

E në këtë mënyrë jo vetëm fituesit, por dhe finalistët janë dalluar dhe kanë fituar të drejtën për të qenë në vazhdim pjesë e Tomorit në boks.  Për ta bërë akoma më të bukur kampionatin lokal të boksit ka dhënë një ndihmesë të madhe, me sponsorizimin financiar në një shume të konsiderueshme, edhe presidenti i firmës së njohur të prodhimeve të bulmetit ERZENI, Isuf Bega.

E kompania e tij, me qendër në Berat dhe e shtrirë tashmë në Tiranë dhe në të gjithë vendin, ishte edhe sponsori gjeneral i këtij kampionati, që është ngjitur plotësisht në nivelin e pritshmërive. E kjo si për cilësinë që shfaqën boksierët amator, ashtu edhe për shikueshmërinë e lartë. Po kështu kanë asistuar në këtë veprimtari edhe deputeti i qarkut Berat, Fidel Ylli, Kryetarja e Bashkisë Ura Vajgurore, Juliana Memaj, shefi i klubit shumësportësh Tomorit Gersi Arbëri.

Por edhe drejtues të Bashkisë Berat, që janë përfaqësuar nga nënkryetari Bledi Blana dhe shumë figura të njohura të boksit beratas. E mbi të gjitha kanë qenë pjesëmarrës të gjithë mësuesit e edukimit fizik dhe drejtues të shkollave 9-vjeçare dhe atyre të mesme të qytetit. Të gjithë figurat e lartpërmendura kanë shpërndarë gjatë dhe në përfundim të aktivitetit edhe diplomat për boksierët finalistë, si dhe kupat për boksierët më të mirë dhe shkollat kampione.

 

Kampionat Lokal i Boksit Beratas

 

Fituesit sipas peshave:

Pesha 38 kg              Ledian Dhëmbi (Shkolla Th. Tani)

Pesha 45 kg              Franko Misiri (Shkolla Ll. Guxhumani)

Pesha 48 kg              Leandro Leko (Shkolla 22 Tetori)

Pesha 52 kg              Rudolf Lubonja (Shkolla 22 Tetori)

Pesha 57 kg              Donald Hoxha (Shkolla A. Xhindole)

Pesha 59 kg              Ervin Maçi (Shkolla V. Gjata)

Pesha 62 kg              Alim Kura (Shkolla M. A. Vrioni)

Pesha 67 kg              Soni Ruka (Shkolla M. A. Vrioni)

Pesha 70 kg              Eduard Muçi (Shkolla B. D. Karbunara)

Pesha 75 kg              Amarildo Azizi (Shkolla S. Bandilli)

Pesha 77 kg              Rexhep Ladi (Shkolla K. Capo)

Pesha 80 kg              Fisnik Qosja (Shkolla B. D. Karbunara)

Pesha 85 kg              Fajkon Bega (Shkolla B. D. Karbunara)

Pesha 100 kg           Stivi Çobo (Shkolla B. D. Karbunara)

 

Si ekip për shkollat 9-vjeçare: 22 Tetori

Si ekip për shkollat e mesme: Babë Dudë Karbunara

Boksierët më të mirë: Ledian Dhëmbi & Soni Ruka

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Pingpong / Liridona Rexhaj, e 3-ta në Ballkaniadën e Nën-18-vjeçarëve në Bullgari

Pingpong / Liridona Rexhaj, e 3-ta në Ballkaniadën e Nën-18-vjeçarëve në Bullgari

Gjergj Vyshka 13.06.2017 17:05 Pingpongistja e Teutës, Liridona Rexhaj, ka dalë e treta në Kampionatin

Kombëtarja / De Biazi përvijon largimin: E mbyll në nëntor, nuk rinovoj

Kombëtarja / De Biazi përvijon largimin: E mbyll në nëntor, nuk rinovoj

AlbanianSport.net 13.06.2017 16:10 ASNN – Xhovani De Biazi nuk do të jetë më trajner i Kombëtares

Volejboll – Femra / Bici rinovon, klubi italian: Një sportiste e jashtëzakonshme

Volejboll – Femra / Bici rinovon, klubi italian: Një sportiste e jashtëzakonshme

AlbanianSport.net 13.06.2017 15:15 ASNN – Kënaqësi dhe gëzim në klubin e volejbollit LPM Mondovì,

(Video) Atletikë / Luiza Gega, të enjten, në “Diamond Ligë” në Oslo, synon rekordin

(Video) Atletikë / Luiza Gega, të enjten, në “Diamond Ligë” në Oslo, synon rekordin

Gjergj Vyshka 13.06.2017 13:25 “Diamond Ligë” në Oslo të Norvegjisë është stacioni i radhës

Volejboll – Meshkuj / Xhelati: Do të mundohemi të bëjmë dhe ne mrekullinë

Volejboll – Meshkuj / Xhelati: Do të mundohemi të bëjmë dhe ne mrekullinë

Gjergj Vyshka 12.06.2017 11:35 Kapiteni i kuqezinjve: “Deri më tani kemi punuar jashtëzakonisht

  

banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Senior Editor
Gjergj Vyshka

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh