Subscribe to RSS

Boks / Nurja, Bermeta & Ramo debutojnë me sukses në ringun profesionist

Share Button

AlbanianSport.net 31/03/2018 13:25

ASNN – Denis Nurja, Alban Bermeta dhe Aleksandër Ramo, të tre boksierë të Tiranës, kanë debutuar për herë të parë në boksin profesionist. Pas suksesit të Jurgen Uldedajt, që fitoi në Gjermani titullin “German International”, tashmë vjen një tjetër sukses për boksierët shqiptarë. Të 3 këta boksierë kanë mbi një vit që janë pjesë e klubit italian “Kastelfiardo” në Ankona. Dhe, sipas informacionit që përcjell trajneri i Tiranës në boks, Sead Bushati, trajnerët italian Andrea Gabaneli dhe Daniele Marra, pasi i kanë testuar në ndeshje amatore kanë vendosur që Nurja, Bermeta dhe Ramo duhet të kalojnë në nivel profesional.

Në përballjet e para kundërshtarèt e tyre ishin dy boksierë nga Serbia dhe një nga Italia. Në peshën deri në 69 kilogram, Denis Nurja ka pasur përballë Darko Rastiç, të cilin e ka vënë në vështirësi disa herë, ndërsa me vendim unanim të gjyqtarëve e ka fituar ndeshjen. Po kështu, në peshën deri në 75 kilogram, Alban Bermeta është ndeshur me Dushan Stojanoviç dhe përsëri ka fituar me vendim unanim të gjyqtarëve. Aleksandër Ramo është ndeshur me Xhovani Rosoni në peshën gjysmë të rëndë. Italiani, edhe pse konsiderohej një kundërshtar favorit, teksa në karrierën e tij kishte 4 fitore dhe një humbje, është dorëzuar.

Ramo e ka dominuar ndeshjen nga fillimi deri në fund, ndërsa në raundin e parë e ka hedhur në “nokdaun”. Dhe Ramo ka fituar me vendim unanim të gjyqtarëve. “Është një kënaqësi e madhe për mua si trajner i tyre ndër vite, – ka thënë trajneri i Tiranës në boks, Sead Bushati. – Ndihem shumë krenar kur shoh që sportistët e mi përparojnë në boksin profesionist. Madje vlerësoj shumë mirënjohje që kanë ndaj meje. Dua të falënderoj trajnerin e pasionuar Andrea Gabanelin për përkushtimin e tij maksimal, si dhe vlerësimin që dha për punën time të bërë gjatë viteve.”

“Tani u bënë 4 boksierë profesionistë të dalë nga duart e mia duke filluar nga talenti Uldedaj në Gjermani dhe duke vazhduar me Nurjen, Bermetën dhe Ramon nè Itali. Kam bindje të plotë që këta djem me përkushtimin, talentin, vendosmërinë që i karakterizon do të kenë rezultate të mëdha, që do t’i kënaqin të gjithë shqiptarët”, ka përfunduar trajneri Bushati.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Erzeni bën “bis”, titulli më pranë, gjithçka vendoset të dielën

Erzeni bën “bis”, titulli më pranë, gjithçka vendoset të dielën

AlbanianSport.net 19/04/2018 22:00 ASNN – Erzeni ka bërë “bis”, duke e fituar edhe duelin e dytë

Tirana & Teuta nuk gabojnë, sigurojnë duelin për kurorën e “kampiones”

Tirana & Teuta nuk gabojnë, sigurojnë duelin për kurorën e “kampiones”

AlbanianSport.net 19/04/2018 20:55 ASNN – Kampionati Kombëtar i Basketbollit për meshkuj ka

Volejboll / Risia e Federatës, një kanal për transmetim direkt në Internet

Volejboll / Risia e Federatës, një kanal për transmetim direkt në Internet

AlbanianSport.net 19/04/2018 19:50 ASNN – Federata Shqiptare e Volejbollit duket se është ndër institucionet

Basketboll – Femra / Tirana e mposht Goga Basket edhe në shtëpi

Basketboll – Femra / Tirana e mposht Goga Basket edhe në shtëpi

AlbanianSport.net 19/04/2018 18:45 ASNN – Tirana në basketboll për femra është finaliste e betejës

Atletikë / Skënderbeu & Vllaznia, kampionet e moshës deri në 18 vjeç

Atletikë / Skënderbeu & Vllaznia, kampionet e moshës deri në 18 vjeç

AlbanianSport.net 19/04/2018 17:40 ASNN – Skënderbeu për femra dhe Vllaznia për meshkuj janë

  

banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh