Subscribe to RSS

Boks / Shuhet në moshën 87-vjeçare legjenda e “dorezave”, Todi Janku

Share Button

Gjergj Vyshka 18.02.2017 07:05

Todi Janku, legjenda më e madhe e boksit shqiptar, ka ndërruar jetë dje në mesditë në moshën 87-vjeçare. Ky ka qenë lajmi që kanë dhënë miqtë e shokët e tij, Ramiz Reka e Et’hem Ibrahimi, ndërsa sportin e “dorezave” e ka pllakosur zia. E jo vetëm boksin, por dhe të gjithë sportin shqiptar, sepse Todi Janku është ndër ato figura që vjen rrallë në këtë vend. Për boksin është një humbje e madhe, që pas largimit nga kjo jetë të Ali Kastrati e para pak muajve dhe Hysen Sharrës, me Todi Jankun humbet shumë nga ata që e themeluan këtë sport, i cili do të ndërpritej për t’u rihapur përsëri më 1991. Dhe pikërisht Todi Janku ka qenë në grupin nismëtar për krijimin e këtij sporti, që prej 26 vjetësh pas ardhjes së demokracisë vijon të jetë ndër më cilësorët e vendit tonë. Sepse atë që nisën Kastrati, Sharra e Janku sigurisht që do të ketë breza që do ta vazhdojnë.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Atletikë / Meta pret kampionin Smajlaj, i uron fat në 2018-ën

Atletikë / Meta pret kampionin Smajlaj, i uron fat në 2018-ën

AlbanianSport.net 10/01/2017 18:00 ASNN – Presidenti i Republikës, Ilir Meta priti sot në një takim

(Video) Ski / Erjon Tola rrëfen “Pjongçeng 2018”-ën e tij, synon historinë

(Video) Ski / Erjon Tola rrëfen “Pjongçeng 2018”-ën e tij, synon historinë

AlbanianSport.net 10/01/2017 13:25 ASNN – Lojërat Olimpike Dimërore “Pjongçeng 2018”, do të

Çiklizëm / Dyrrotaket, mes skuadrës së dytë, Zhupës dhe femrave (IV)

Çiklizëm / Dyrrotaket, mes skuadrës së dytë, Zhupës dhe femrave (IV)

AlbanianSport.net 10/01/2017 12:30 … vijon nga dje Ndërsa Fondriesti deklaroi: “Sot jemi këtu vetëm për një ditë

(Video) Luftëtari / Humb miqësoren e parë turke, 1-2 me Trabzonsporin

(Video) Luftëtari / Humb miqësoren e parë turke, 1-2 me Trabzonsporin

AlbanianSport.net 10/01/2017 10:40 ASNN – Luftëtari ka parashikuar në axhendën e tij të fazës stërvitore

FSHB: Ekipet e tjera të të rinjve, pjesë e garës sapo të plotësojnë detyrimet

FSHB: Ekipet e tjera të të rinjve, pjesë e garës sapo të plotësojnë detyrimet

AlbanianSport.net 09/01/2017 18:00 ASNN – Ajo që bëhet e ditur nga Federata Shqiptare e Basketbollit

  

banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh