Subscribe to RSS

Çiklizëm / Emocionet e ish-kampionit Syka: U riktheva si dikur

Share Button

Gaspër Marku 20.04.2017 11:10

Ashtu si dikur, kur mbërrinte në finishin e sheshit “Zogu i parë” së bashku me kolegët e tij të pedalimit Agim dhe Sytki Tafili, Leonard Kola, Sabedin Hoxha, etj, edhe dje Brahim Syka ka bërë të njëjtën gjë. Në fakt, që pas largimit nga sporti, një ritual të tillë si një njeri shumë aktiv në çiklizmin shkodran, si dhe në forumet drejtuese të FSHÇ-së, ai vazhdon ta bëjë duke mos u ndarë për asnjë çast nga çiklizmi.

Por, për të, dje ka qenë një ditë krejt e veçantë, pasi e organizuar kishte emrin e tij. “Mos pyesni për emocionet, – ka rrëfyer ai. – U riktheva edhe njëherë si 20-30 vite më përpara. Ndjehem shumë i kënaqur dhe shumë i vlerësuar. Faleminderit që u kujtua dikush për mua. Falënderoj Federatën Shqiptare të Çiklizmit, që ishte nismëtare e kësaj veprimtarie.”

“Falënderoj Bashkinë Shkodër për organizimin, si dhe drejtuesit e Klubit Shumësportësh “Vllaznia”, – ka vijuar Syka. – Djemtë tonë bënë një figurë të mirë dhe prandaj jam shumë i kënaqur. Kemi të bëjmë me një brez të ri shumë të talentuar. Dua të ndalem pak tek çiklistët e rinj dhe me shumë perspektivë shkodranë. Janë në fazën që kanë ende se çfarë të mësojnë, por dua të theksoj se është një brumë shumë i mirë.”

“Janë djem të talentuar dhe të pasionuar. Prandaj jam i bindur se perspektiva e këtij sporti në Shkodër është e mirë. Por duhen më tepër investime për të sepse është një sport që e pëlqen Shkodra, e pëlqen Shqipëria”, – ka përfunduar ish-çiklisti shkodran, Brahim Syka.

 

Kupa “Brahim Syka”

Çiklizëm – Meshkuj

 

Rezultatet teknike të ditës së dytë

 

Paratërinj/Të Rinj

(Milot – Shkodër, 60.5 km)

 

1)         Bruno Kola (Vllaznia)                     1h36’20”

2)         Alfons Rashkadoli (Vllaznia)         1h36’21”

3)         Sali Ballgjini (Teuta)                                    1h37’46”

 

Nën-23-vjeçarët/Elitë

(Kashar – Shkodër, 81 km)

 

1)         Krisel Sota (Apolonia)                     2h18’25”

2)         Olsian Veliaj (Tirana)                      2h20’15”

3)         Marolino Hoxha (Apolonia)                        2h20’15”

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Lojërat Olimpike Dimërore, “Pjongçeng 2018”, nën lupën e luftës anti-doping

Lojërat Olimpike Dimërore, “Pjongçeng 2018”, nën lupën e luftës anti-doping

AlbanianSport.net 11/02/2018 20:45 ASNN – Lufta kundër dopingut mbetet në qendër të vëmendjes

Lojërat Olimpike Dimërore, Mëhilli & Tola, caktohen datat & oraret e garave

Lojërat Olimpike Dimërore, Mëhilli & Tola, caktohen datat & oraret e garave

AlbanianSport.net 11/02/2018 17:05 ASNN – Ashtu sikundër edhe 4 vjet më parë në Soçi, edhe në Olimpiadën

Peshëngritja, një absurd që po zgjat e nuk po ka fund…

Peshëngritja, një absurd që po zgjat e nuk po ka fund…

AlbanianSport.net 11/02/2018 15:15 ASNN – Absurdi i krijuar që nga 18 janari, ditë kur Elez Gjoza

Basketboll / Cici & Hoxhaj, në parket për Eliminatoret e Evropianit

Basketboll / Cici & Hoxhaj, në parket për Eliminatoret e Evropianit

AlbanianSport.net 11/02/2018 13:25 ASNN – Eliminatoret e Kampionatit Evropian 2019 në basketboll

Java e 11-të, Partizani frenon Erzenin, bën “rrokadën” e kreut të renditjes

Java e 11-të, Partizani frenon Erzenin, bën “rrokadën” e kreut të renditjes

AlbanianSport.net 11/02/2018 10:40 ASNN – Kampionati Kombëtar i Volejbollit për Meshkuj ka luajtur

  

banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh