Subscribe to RSS

Çiklizëm / Nga Juta, në Bergen, në Rrethin e Të Rinjve, e deri në Sarandë (III)

Share Button

AlbanianSport.net 09/01/2017 07:55

… vijon nga dje

Kjo, pasi skuadra profesioniste shqiptaro-italiane, Amore & Vita, mori pjesë në Turin e Jutas. Ky tur, i cili konsiderohet si gara më e fortë e çiklizmit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është zhvilluar përgjatë gjithë javës së parë të gushtit,dhe, në përbërje të skuadrës “Amore & Vita”, që është skuadra e parë profesioniste e dyrrotakëve shqiptarë, në këtë garë amerikane kanë qenë edhe dy prej çiklistëve të spikatur. Bëhet për veteranin Besmir Banushaj, ish-fitues i Rrethit Çiklistik të Shqipërisë, si dhe Redi Halilajn, të riun premtues që jeton dhe garon në    Itali.

Në etapën e 7-të dhe të fundit, e gjatë 118 km, që konsistonte në 11 xhiro cirkuit rreth e rrotur Sollt Lejk Sitit, ka spikatur i riu Halilaj, i cili e ka udhëhequr këtë garë për një pjesë të konsiderueshme të saj. Më pas, në 10-ditëshin e fundit të shtatorit, në Bergen të Norvegjisë është zhvilluar Kampionati Botëror i Çiklizmi të Rrugës, ku Shqipëria mori pjesë me dy prej sportistëve të saj më të spikatur, Eugert Zhupën dhe Redi Halilajn. Të dy çiklistët shqiptarë kanë marrë pjesë në garën e tyre të parë në këtë Botëror, atë të Kronometrit, që është zhvilluar nëpër qytetin e Bergenit dhe në rrethinat e tij.

Kjo garë e kronometrit ka konsistuar në një itinerar prej 32 kilometrash, kryesisht fushore, por me një finish malor që kapte kuotën e 400 metrave mbi nivelin e detit. I pari që ka pedaluar nga kuqezinjtë ka qenë Eugert Zhupa, i cili ka marrë në përfundim vendin e 58-të, nga 65 garues gjithsej, teksa ka regjistruar një shpejtësi mesatare prej 34.642 km në orë. Ndërkohë, një orë e gjysmë pas Zhupës është nisur edhe garuesi i dytë shqiptar, Redi Halilaj, i cili është renditur i 51-ti në përfundim. 28-vjeçari ka regjistruar një shpejtësi mesatare prej 36.662 km në orë.

Menjëherë pas Botërorit, 40 çiklistë që përfaqësojnë 10 klube kanë marrë pjesë edicionin e parë të Rrethit Çiklistik të Shqipërisë për të rinjtë dhe paratërinjtë, një risi kjo e dyrrotakëve në vend. Duke folur për Televizionin Shqiptar, presidenti i Federatës Shqiptare të Çiklizmit, Skënder Anxhaku, e ka vlerësuar këtë veprimtari si mjaft të rëndësishme për të ardhmen e këtij sporti. Ndërkaq, më 19 tetor, Saranda është shndërruar në destinacionin e një nisme mjaft të bukur rajonale për të promovuar turizmin nëpërmjet sportit.

Kanë qenë plot 106 çiklistë italianë të të gjitha moshave, që kanë zbarkuar nga ajo që ishte quajtur si Kroçiera e “Çiklizmit”, së bashku me biçikletat e tyre, duke e shndërruar portin e qytetit bregdetar në sheshin e nisjes së një gare. Midis tyre spikatnin kampioni olimpik i 2004-ës, por edhe dy herë kampioni i botës, Paolo Betini, si dhe ish-kampioni i botës, Maurizio Fondriest, të cilët kanë dhënë përshtypjet e vizitës së tyre të parë në Shqipëri. “Kjo është për mua një mundësi për të pedaluar sërish dhe për të zbuluar vende të reja”, – ka deklaruar Betini.

“Është hera e parë që vij në Shqipëri dhe hera e parë që do të mundem të pedaloj nëpër rrugët tuaja dhe të shijoj vendin tuaj, – ka vijuar ai. – Falënderojmë organizatorët e kësaj Kroçiere, sepse një ditë më parë më ka dhënë mundësi të pedaloj nëpër rrugët e Athinës, ku 13 vjet më parë u shpalla “kampion olimpik”, ndërsa tani jam këtu, për të përjetuar një tjetër aventurë. Mendoj se kjo është një mënyrë e shkëlqyer për të promovuar turizmin, por pa hequr dorë domosdoshmërisht nga ajo që është në fakt, jeta jonë, biçikleta.”

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

(Video) Basketboll / Një 3-pikësh i jashtëzakonshëm “in-extremis”…

(Video) Basketboll / Një 3-pikësh i jashtëzakonshëm “in-extremis”…

AlbanianSport.net 11/02/2018 22:35 ASNN – Në një ndeshje midis shkollave të mesme në periferi

Lojërat Olimpike Dimërore, “Pjongçeng 2018”, nën lupën e luftës anti-doping

Lojërat Olimpike Dimërore, “Pjongçeng 2018”, nën lupën e luftës anti-doping

AlbanianSport.net 11/02/2018 20:45 ASNN – Lufta kundër dopingut mbetet në qendër të vëmendjes

(Video) Basketboll – Femra / Zykaj & Bujari përpiqen, por na mund edhe Lituania

(Video) Basketboll – Femra / Zykaj & Bujari përpiqen, por na mund edhe Lituania

AlbanianSport.net 11/02/2018 18:55 ASNN – Me 58 pikë diferencë, baltiket ia kanë arritur qëllimit

Lojërat Olimpike Dimërore, Mëhilli & Tola, caktohen datat & oraret e garave

Lojërat Olimpike Dimërore, Mëhilli & Tola, caktohen datat & oraret e garave

AlbanianSport.net 11/02/2018 17:05 ASNN – Ashtu sikundër edhe 4 vjet më parë në Soçi, edhe në Olimpiadën

Peshëngritja, një absurd që po zgjat e nuk po ka fund…

Peshëngritja, një absurd që po zgjat e nuk po ka fund…

AlbanianSport.net 11/02/2018 15:15 ASNN – Absurdi i krijuar që nga 18 janari, ditë kur Elez Gjoza

  

banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh