Subscribe to RSS

Dështojnë blerjet e mëdha të janarit, të gjithë rezervë në ekipet e tyre

Share Button

Nga Adriatik Balla (Sot) 24.02.2017 07:55

Lojtarët që erdhën me bujë në merkaton e dimrit duket e kanë rezultuar një dështim i madh, të paktën deri tani. Megjithëse është ende herët për të dhënë një përfundim  të qartë dhe të kompletuar, një muaj pas mbylljes së merkatos asnjëri prej klubeve të mëdha nuk i angazhon si titullar blerjet e fuqishme të dimrit, madje nuk i qas as si zëvendësues, gjë që tregon se merkato e tyre ka dështuar.

Si shembull mund të merren tre klubet kryesuese të Superiores, Kukësit, Skënderbeut dhe Partizanit. Të tre klubet bënë lëvizje të bujshme në merkaton e dimrit, madje duke deklaruar se tani e kishin shtruar si duhet rrugën drejt trofeut, por që të 3 kanë gabuar. Skënderbeu mori me bujë dy futbollistë, Kornel Prodeskun dhe Reza Karimin, por asnjëri prej tyre nuk është në formacion.

Dhe trajneri Ilir Daja po i fiton ndeshjet me lojtarët e mëparshëm që kishte në dispozicion trajneri Andrea Agostineli. Kukësi ka marrë një futbollist afrikan, të cilin e prezantoi me shumë bujë, por Ebongu i famshëm nuk ka luajtur asnjë ndeshje të plotë, duke qenë thjesht një lojtar rezervë. Si të mos mjaftonin dy kryesuesit, edhe Partizani zhgënjeu në merkato.

Mori Bonifejs nga Kosova por lojtari nuk ka qenë fare në zgjedhjen e parë të trajnerit Sulejman Starova, ndërsa blerja shkodrane Xhevahir Sukaj, i sprovuar në kampionat, është ende larg formës dhe nuk dihet se sa do të mungojë. Kjo e bën Partizanin të jetë në shigjetimin e kritikëve, sepse nuk ka bërë blerjet e duhura dhe deri tani kjo është vërtetuar.

Por nuk janë vetëm blerjet e këtyre tyre klubeve, sepse të gjithë lojtarët e ardhur në janar me shumë bujë në skuadrat e Kategorisë Superiore kanë dështuar deri më tani.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

(Video) Taekuondo  (W) / “Top Tirana Open” vijon të bëjë historinë në tapet

(Video) Taekuondo (W) / “Top Tirana Open” vijon të bëjë historinë në tapet

Gjergj Vyshka 07.05.2017 07:55 “Top Tirana Open” në vitin e 6-të të tij, jo vetëm që ka zyrtarizuar

Aeronautikë / Botërori nis “fluturimin” 10-ditor, pushtohet qielli i Vlorës

Aeronautikë / Botërori nis “fluturimin” 10-ditor, pushtohet qielli i Vlorës

AlbanianSport.net 06.05.2017 22:45 ASNN – Kampionati i 9 -të Botëror i Fluturimeve të Lira në Precizion,

(Video) Taekuondo (W) / “Top Tirana Open 2017”, mbyllet me sukses edicioni i 6-të

(Video) Taekuondo (W) / “Top Tirana Open 2017”, mbyllet me sukses edicioni i 6-të

AlbanianSport.net 06.05.2017 21:35 ASNN – Një shtysë e mirë për zyrtarizimin e këtij turneu si një

Çiklizëm / Presidenti Anxhaku: Një garë e jashtëzakonshme e Zhupës!

Çiklizëm / Presidenti Anxhaku: Një garë e jashtëzakonshme e Zhupës!

Gjergj Vyshka 06.05.2017 10:25 “Është një garë e jashtëzakonshme e Zhupës, – ka thënë kreu

(Video) Basketboll / Erkand Karaj, nga fanella e sportistit, tek kostumi i trajnerit

(Video) Basketboll / Erkand Karaj, nga fanella e sportistit, tek kostumi i trajnerit

AlbanianSport.net 06.05.2017 09:35 ASNN – Nga fanella e sportistit, tek kostumi i trajnerit. Kjo është

  

banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Senior Editor
Gjergj Vyshka

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh