Subscribe to RSS

Festivali Evropian Rinor, kuqezinjtë, pa “bereqet” në ditën e parë

Share Button

Gjergj Vyshka 25.07.2017 09:45

Në Gior të Hungarisë që nga dita e dielë ka nisur Festivali Evropian Rinor në të cilin merr pjesë dhe Shqipëria me 8 sportistë. Por ndërsa në ceremoninë e hapjes, apo në qëndrimin në fshatin olimpik, apo dhe në fotot e përbashkëta me Kosovën, gjithçka ka qenë e bukur, pjesa tjetër e rezultateve ka lënë për të dëshiruar. Sepse që në ditën e parë kanë nisur diferencat, ndërsa Shqipëria është pa “bereqet”.

Kështu, në not, në 200 metra stil i lirë, Spiro Goga ka fiksuar kohën 2’01”67, ndërsa ishte i 35-ti mes 42 pjesëmarrësve. Së paku i ka lënë 7 veta nga pas. Më pas, në 100 metra në atletikë për djem, Gjulian Guri, në baterinë e tretë eliminatore me kohën 12”26 është i 7-ti mes 7 konkurrentëve. Thënë ndryshe i fundit.

Në tenis për femra, 14-vjeçarja Anda Kadia, e cila mund të jetë më e vogla e Festivalit Evropian Rinor, është mundur 0-2 nga austriakja Viola Sinja Kraus. Kadia i ka humbur të dy setet 0-6, ndërsa i duhet më shumë përvojë për të përballuar të tilla turne. Tashmë për të konkurruar kanë mbetur Alesia Neziri në not, Relaksa Dauti në atletikë, Armanda Lika dhe Roland Vasija në xhudo, si dhe Rajan Dushi në tenis.

Megjithatë, me ndonjë përjashtim që mund ta bëjë Relaksa Dauti, e gjitha pjesa tjetër e pjesëmarrjes në Gior do të mund të jetë për t’u harruar. Kuptohet si dita e parë e këtij festivali që për kuqezinjtë ishte pa “bereqet”.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

(Video) Tirana “hakmerret” ndaj Vllaznisë, e mund 2-0 në sfidën e Kupës

(Video) Tirana “hakmerret” ndaj Vllaznisë, e mund 2-0 në sfidën e Kupës

AlbanianSport.net 29/11/2017 19:55 ASNN – Veprimtaria e dytë e futbollit në vend, Kupa e Shqipërisë,

(Video) Peshëngritje / Shqipëria, me 5 sportistë në SHBA, shanse për medalje në Botëror

(Video) Peshëngritje / Shqipëria, me 5 sportistë në SHBA, shanse për medalje në Botëror

AlbanianSport.net 29/11/2017 19:15 ASNN – Veprimtaria më madhore e peshëngritjes, Kampionati

Basketboll – Meshkuj / Fiton Tirana, por Skëndaj shënon i vetëm 39 pikë

Basketboll – Meshkuj / Fiton Tirana, por Skëndaj shënon i vetëm 39 pikë

AlbanianSport.net 29/11/2017 17:15 ASNN – Tirana ka fituar ndaj Barleti-Eagles me 59 pikë diferencë.

Volejboll / Flasin trajnerët kuqezi, Martiri & Bardhi, pas triumfit me Kosovën

Volejboll / Flasin trajnerët kuqezi, Martiri & Bardhi, pas triumfit me Kosovën

AlbanianSport.net 29/11/2017 16:35 ASNN – Trajneri i Kombëtares së femrave të volejbollit, Altin

KOKSH / Firmoset marrëveshja e bashkëpunimit dypalësh me Poloninë

KOKSH / Firmoset marrëveshja e bashkëpunimit dypalësh me Poloninë

AlbanianSport.net 29/11/2017 15:15 ASNN – Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar ka firmosur marrëveshjen

  

banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh