Subscribe to RSS

Flamurtari-Tirana 60-52, si u zhvillua ndeshja e fundit e sezonit

Share Button

Gjergj Vyshka 05.05.2017 12:30

Vlonjatet kanë mundur Tiranën në finalen e katërt, 60-52, dhe janë konfirmuar si triumfatore prej vitesh të koshit shqiptar të femrave. Pjesa e parë ka nisur me dy pikët e shënuara nga Tirana, e cila kërkon të shkëputet, ndërsa ka thelluar deri në 6 pikë epërsi 12-6 dhe 15-9. Por Flamurtari arrin që, pjesën e parë ta mbylli në barazim 19-19.

E dyta është një Flamurtar ndryshe, i cili vë diktatin e vet në parket, ndërsa shkëputet në 30-26 dhe më pas shkon dhe në 10 pikë diferencë. Në fund të pjesës së dytë, e cila ka përfunduar 18-10 për Flamurtarin, janë shënuar shifrat 37-29 për vlonjatet. Edhe pas pushimit dy pikët e para i takojnë Tiranës.

Por vlonjatet ruajnë ritmin dhe në fund të pjesës së 3-të janë në epërsi 50-40. Pjesa e 4-t ka një Tiranë që kërkon të barazpeshojë, kurse Flamurtari, me qetësi e duke luajtur mirë në mbrojtje dhe në sulm, arrin të shkojë deri në 14 pikë epërsi. Në përfundim 60-52 dhe festa ka shpërthyer në Pallatin e Sportit në Vlorë, sepse Flamurtari e ka merituar titullin e 21-të “kampion”.

 

Flamurtari                  60 (3)

Tirana                         52 (1)

(19-19, 18-10, 13-11, 10-12)

Flamurtari: Myrto, Zykaj, Bleta, Rrapaj, Kostallari, Hasanaj, Mitov, Plasa, Hysaj, Palko, Nikpajljeviç, Çorto. Trajner: V. Toska

Tirana: Aliaj, Milovanoviç, Përmeti, Hoxhaj, Gjoni, E. Bujari, G. Bujari, Jaçe, Dishnica, Popoviç, Jankoviç, Radiç. Trajner: R. Avrami

Gjyqtarë: G. Cici, O. Kasmi (Tiranë), E. Hoxhaj (Vlorë)

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

(Video) Basketboll / Erkand Karaj, nga fanella e sportistit, tek kostumi i trajnerit

(Video) Basketboll / Erkand Karaj, nga fanella e sportistit, tek kostumi i trajnerit

AlbanianSport.net 06.05.2017 09:35 ASNN – Nga fanella e sportistit, tek kostumi i trajnerit. Kjo është

Basketboll – Femra / Flasin protagonistet e suksesit të koshit vlonjat

Basketboll – Femra / Flasin protagonistet e suksesit të koshit vlonjat

Gjergj Vyshka 05.05.2017 20:55 “E shkruara në fanellë ka një specifikë të veçantë, sepse ne nuk

Basketboll – Femra / Toska & Plasa: Ky trofe, i veçantë për Flamurtarin

Basketboll – Femra / Toska & Plasa: Ky trofe, i veçantë për Flamurtarin

Gjergj Vyshka 05.05.2017 18:10 “Ky është trofeu im i 40-të duke llogaritur tituj “kampion”, Kupa

(Video) Basketboll / Spiro Leka, shqiptari që i siguroi Pezaros mbijetesën

(Video) Basketboll / Spiro Leka, shqiptari që i siguroi Pezaros mbijetesën

AlbanianSport.net 05.05.2017 15:15 ASNN – Vetëm pak ditë më parë, trajneri shqiptar, Pirro Leka,

(Video) Basketboll – Femra / Flamurtari shpallet “kampione” për të 21-tën herë

(Video) Basketboll – Femra / Flamurtari shpallet “kampione” për të 21-tën herë

Gjergj Vyshka 05.05.2017 09:45 Flamurtari është “kampione” i Shqipërisë në basketboll për femra

  

banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Senior Editor
Gjergj Vyshka

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh