Subscribe to RSS

FSHF / Përzgjedhjet për moshat kuqezi, gati plani për në Shqipëri dhe Europë

Share Button

FSHF-logo-e-re-e-madhe

AlbanianSport.net 26.11.2016 14:05

ASNN – Organizmi që qeveris futbollin në vend, Federata Shqiptare e Futbollit ka bërë të ditur se do të nisin përzgjedhjet për kandidatët e ekipeve kombëtare të Shqipërisë për datëlindjet 1999, 2001 dhe 2003. Ky proces, do të zhvillohet me futbollistë që aktivizohen në Shqipëri dhe jashtë saj.

Në fazën e parë, do të përzgjidhen kandidatët që aktivizohen në Shqipëri. Për të gjitha zonat, përzgjedhjet do të zhvillohet më datë 28, 29 dhe 30 nëntor 2016. Ndërkohë Sektori i Ekipeve Kombëtare, ka përgatitur një grafik dhe një plan të detajuar për të gjitha datat e përzgjedhjeve.

I njëjti proces është zhvilluar edhe vitin e kaluar në Shqipëri, Itali, Greqi dhe Zvicër. Grupi i përzgjedhësve do të përbëhet nga Paolo Tramexani (drejtor teknik), Xhemal Mustedanagiç (trajner i ekipit kuqezi të Nën-17-vjeçarëve), Alesandro Recenti (trajner i ekipit kuqezi të Nën-15-vjeçarëve).

Po kështu, ai do të përbëhet edhe nga dy anëtarët e Komitetit Ekzekutiv, specialistët Vasil Bici dhe Abdyl Kuriu. I gjithë proçesi do të organizohet dhe nga dokumentohet nga ana e Drejtorisë së Ekipeve Kombëtare. Ja dhe datat, oraret dhe vendet ku do të zhvillohen përzgjedhjet.

 

Përzgjedhjet në Shqipëri:

 

Datëlindja 1999: 28 nëntor, në orën 13:00 ne “Qendrën e Ekipeve Kombëtare” Kamëz

 

Datëlindja 2001: 29 nëntor, në orën 10:00 ne “Qendrën e Ekipeve Kombëtare” Kamëz

 

Datëlindja 2003: 30 nëntor, në orën 13:00 ne “Qendrën e Ekipeve Kombëtare” Kamëz

 

Përzgjedhjet jashtë:

 

Datëlindja 99-2000-2001-2002: 6 dhjetor ora 10.00 (Itali Perugia) adresa: Loc. Santa Sabina –Via Cesare Pavese.

 

Datëlindja 99-2000-2001-2002: 7 dhjetor ora 10.00 (Itali Parma) adresa: Loc. Colorno – Via IV Novembre.

 

Datëlindja 2003-2004: 8 dhjetor ora 14.00 (Itali Parma) adresa: Centro Sportivo Bortolotti, Via Opimpia.

 

Datëlindja 1999-2000: 10 dhjetor ora 10.00 (Zvicër Zyrih) adresa : Sportanlage MoosGiessenstrasse 8910 Affoltern am Albis.

 

Datëlindja 2001-2002-2003-2004: 11 dhjetor ora 10.00 (Zvicër Zyrih) adresa : Sportanlage MoosGiessenstrasse 8910 Affoltern am Albis.

 

Datëlindja 1999-2000: 13 dhjetor ora 09.00 (Greqi, Athinë) adresa: Qendra Sportive RUF, Petrou Ralli 58 Tavos Athinë.

 

Datëlindja 2001-2002-2003-2004: 14 dhjetor ora 09.00 (Greqi, Athinë) adresa: Qendra Sportive RUF, Petrou Ralli 58 Tavos Athinë.

 

Datëlindja 1999-2000-2001-2002-2003-2004: 15 dhjetor ora 09.00 (Greqi, Selanik) adresa: Qendra Sportive Makedonikos FC Periferiaki odos- komvos Efkarpias Selanik.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Dopingu / Mutko apelon në CAS vendimin për përjashtimin përjetë

Dopingu / Mutko apelon në CAS vendimin për përjashtimin përjetë

AlbanianSport.net 10/01/2017 15:15 ASNN – Gjykata e Arbitrazhit Sportiv ka pranuar kërkesën e apelimit

(Video) 2017-ta, një vit i tersët për të qenë portier…? Hidhini një sy…

(Video) 2017-ta, një vit i tersët për të qenë portier…? Hidhini një sy…

AlbanianSport.net 10/01/2017 14:20 ASNN – 2017 duket se nuk ka qenë një vit edhe i këndshëm për

(Video) Luftëtari / Humb miqësoren e parë turke, 1-2 me Trabzonsporin

(Video) Luftëtari / Humb miqësoren e parë turke, 1-2 me Trabzonsporin

AlbanianSport.net 10/01/2017 10:40 ASNN – Luftëtari ka parashikuar në axhendën e tij të fazës stërvitore

(Video) “Veni, Vidi, Vinçi”… Françesko Toti, një roman race…

(Video) “Veni, Vidi, Vinçi”… Françesko Toti, një roman race…

AlbanianSport.net 06/01/2018 11:55 ASNN – Golat më të bukur të njërit prej futbollistëve ikonë që

(Video) Një paradë e çmendur, sa punë u duhet futbollistëve për makinat…

(Video) Një paradë e çmendur, sa punë u duhet futbollistëve për makinat…

AlbanianSport.net 06/01/2018 10:05 ASNN – Që futbollistët kanë paga të larta kjo dihet. E që bëjnë

  

banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh