Subscribe to RSS

Futboll – Femra / Anulimi i miqësores Shqipëri-Mali i Zi, një skandal ushqimor…

Share Button

Gjergj Vyshka 03.03.2017 07:55

Ndeshja e dytë miqësore mes kombëtareve të të rriturave, Shqipëri-Mali i Zi, parashikuar për dje në ora 12:00 në stadiumin “Loro Boriçi”, është anuluar. Në komunikatën e saj zyrtare, Federata Shqiptare e Futbollit ka lajmëruar se kjo ndeshje do të bëhet në një datë tjetër.
“Miqësorja e dytë e kombëtares A të femrave ndaj Malit të Zi, e planifikuar për t’u luajtur dje në ora 12:00 në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës, pas një rakordimi midis trajnerëve të të dyja skuadrave, Federatave përkatëse, është vendosur të luhet në një datë tjetër, e cila do të bëhet publike shumë shpejt”, – shkruante FSHF-ja.
“Lodhja fizike e një pjese të mirë të lojtareve të të dyja skuadrave, si dhe pas dëmtimeve gjatë ndeshjes së parë në Stadiumin “Elbasan Arena”, por dhe impenjimet e futbollisteve me klubet ku luajnë kanë dërguar në unison të dyja Federatat në vendimin për ta zhvilluar ndeshjen në një moment të dytë”, -thuhet në faqen zyrtare në Internet të organizmit që qeveris futbollin shqiptar.
Por, në fakt, Federata e Futbollit të Malit të Zi ka zbuluar një tjetër argument për anulimin e ndeshjes, që është më i rëndë nga ai që thotë Federata Shqiptare e Futbollit. Sepse, sipas malazezëve, lojtaret e kombëtares sonë janë helmuar nga ushqimi e si të tilla kanë qenë të pamundura për ta luajtur këtë ndeshje.
“Miqësorja e dytë e kombëtareve A të futbollit të femrave, Shqipëri-Mali i Zi, që do të duhej të luhej sot (dje) në Shkodër, është anuluar për shkak të probleme shëndetësore të përfaqësuese vendëse, – shkruante komunikata e malazezëve. – Skuadra kombëtare e Shqipërisë, e helmuar nga ushqimi, ka qenë e pamundur për të zbritur në fushën e stadiumit të Shkodrës për ndeshjen e sotme (djeshme).”
Parë kështu, kjo përbën skandal për mënyrë se ku e si është akomoduar kjo kombëtare në prag të miqësores së Malit të Zi në Shkodër. Është ndër të rrallat raste që miqësorja shtyhet për pamundësi të kombëtares sonë. Ndaj, edhe ndoshta duke pasur një farë abuzimi nga ajo që thotë Federata e Malit të Zi, nuk duhet të ishte fshehur.
Sidoqoftë, Shqipëri-Mali i Zi në futboll për femra është anuluar për shkak të problemeve shëndetësore të lojtareve tona, që në këtë rast është helmimi nga ushqimi.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

(Video) 25 vitet e jetës së Nejmarit, një rrugëtim në kohë i brazilianit

(Video) 25 vitet e jetës së Nejmarit, një rrugëtim në kohë i brazilianit

AlbanianSport.net 13/01/2017 16:10 ASNN – Jeta e futbollistit më të shtrenjtë të botës, aktualisht

(Video) Partizani & Kamza, dy trajnerë ndryshe, dy miqësore ndryshe

(Video) Partizani & Kamza, dy trajnerë ndryshe, dy miqësore ndryshe

AlbanianSport.net 13/01/2017 12:30 ASNN – Të dyja ekipet shqiptare, Partizani dhe Kamza, i humbën

(Video) “Pjongçeng 2018” / Nga pallat sporti… në frigorifer peshku(?!)

(Video) “Pjongçeng 2018” / Nga pallat sporti… në frigorifer peshku(?!)

AlbanianSport.net 13/01/2017 09:45 ASNN – Mund të duket si shaka në pamje të parë, por është mëse

(Video) Arabia Saudite hap stadiumet e futbollit për femrat

(Video) Arabia Saudite hap stadiumet e futbollit për femrat

AlbanianSport.net 13/01/2017 08:50 ASNN – Në një tjetër hap të mbretërisë konservative për të lehtësuar

(Video) Rakel Beneti, xhonglerja braziliane që të lë pa fjalë…

(Video) Rakel Beneti, xhonglerja braziliane që të lë pa fjalë…

AlbanianSport.net 11/01/2017 10:40 ASNN – Me apo pa taka, braziliania bën magji me topin në çdo kohë. Shijojeni videon e mëposhtme pa koment…

  

banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh