Subscribe to RSS

Futboll – Femra / Grima vlerëson kundërshtarët, “qan” fatin për Kosovën

Share Button

Gjergj Vyshka 30.03.2017 10:40

Që në fjalët e tij të para, shkodrani i stolit  kuqezi të femrave është dukur në siklet që në fakt do të ketë kundërshtar Kosovën. Jo vetëm për shkak të afërsisë vëllazërore. Por dhe për faktin se në shumicën e periudhës, jo vetëm Shqipëria e femrave, por dhe të gjitha kombëtaret, kanë qenë të mbështetura tek futbollistët kosovarë. E tashmë që Kosova është bërë kombëtare më vete dikush dhe ka ikur e dikush tjetër ka qëndruar sepse ka luajtur në ndeshjet e fundit zyrtare të vlefshme për Kampionatin Evropian, që sivjet bëhet në Holandë.

“Së pari, – thotë Grima, – më duhet të sqaroj se objektivi ynë është kualifikimi dhe vazhdimi më tej i fazës eliminatore të Kampionatit Botëror. Sigurisht që nuk do ta kisha dashur ta kisha Kosovën kundërshtar, sepse jo vetëm që jemi afër dhe kemi bërë miqësore të shumta, por të themi të drejtën është kundërshtar më i fortë se sa ne. Ndaj do të kisha dashur një kundërshtar më të dobët se Kosova. Është kënaqësi të luash, fati i keq që jemi përballë kështu, sepse e theksoi dhe një herë nuk do të kisha dashur ta kisha kundërshtar.”

“Greqia është kokë-grupi dhe si e tillë është një kombëtare më me vlera të mëdha se sa ne. Megjithatë ne do të bëjmë më të mirën, – vijon ai. – Ashtu siç kemi pësuar dhe kemi shënuar. Deri më tani kemi qenë në një periudhë prove, tanimë objektivi final është kualifikimi”. Për të vetmen lojtare që është diskutuar mes Shqipërisë dhe Kosovës është Qëndresa Krasniqi, e cila në fakt ka luajtur në ndeshjen zyrtare ndaj Rumanisë në Eliminatoret e fundit. “Unë shpresoj që të jemi më të fortë se sa Kosova. Do të mundohemi të bëjmë më të mirën”.

 

Lista e lojtareve të grumbulluara nga trajneri Armir Grima:

 

Portiere: Marigona Zani (TSV JahnKalden Gjermani), Viona Rexhepi (Hajvalia Kosovë)

Mbrojtëse: Albina Rrahmani (FC Bergheim Austri), Arbiona Bajraktari (Vllaznia), Lucie Gjini (Vllaznia), Arbenita Curraj (Hajvalia Kosovë), Denisa Proto (Vllaznia), Erida Bajrakurtaj (Kinostudio), Cyme Lumaj (Kinostudio)

Mesfushore: Ezmeralda Franja (Vllaznia), Lavdie Begolli (JYPK Finlandë), Suada Jashari (Vllaznia), Megi Doçi (Vllaznia), Dafina Memedov (Suedi), Endrina Elezaj (Hajvalia Kosovë), Sara Maliqi (Vllaznia), Geldona Morina (FSV Gutersion Gjermani), Qendresa Krasniqi (Iverdon Zvicër)

Sulmuese: Fortuna Velaj (Amerikë), Saranda Hashani (FC Luzernë Frauen Zvicër), Uendi Muja (Vllaznia), Zylfie Bajramaj (Hajvalia Kosovë)

 

Kalendari i ndeshjeve të grupit B

 

6 prill 2017:

Shqipëri – Kosovë   ora 12:00                   “Elbasan Arena”

Greqi – Maltë            ora 14:00                   “Selman Stërmasi”

 

8 prill 2017:

Greqi – Kosovë         ora 12:00                   “Selman Stërmasi”

Maltë – Shqipëri       ora 14:00                   “Elbasan Arena”

 

11 prill 2017:

Shqipëri – Greqi       ora 14:00                   “Selman Stërmasi”

Kosovë – Maltë         ora 14:00                   “Elbasan Arena”

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

(Video) Tirana “hakmerret” ndaj Vllaznisë, e mund 2-0 në sfidën e Kupës

(Video) Tirana “hakmerret” ndaj Vllaznisë, e mund 2-0 në sfidën e Kupës

AlbanianSport.net 29/11/2017 19:55 ASNN – Veprimtaria e dytë e futbollit në vend, Kupa e Shqipërisë,

(Video) Peshëngritje / Shqipëria, me 5 sportistë në SHBA, shanse për medalje në Botëror

(Video) Peshëngritje / Shqipëria, me 5 sportistë në SHBA, shanse për medalje në Botëror

AlbanianSport.net 29/11/2017 19:15 ASNN – Veprimtaria më madhore e peshëngritjes, Kampionati

Kamza-Teuta 1-1, durrsakët marrin një gol të vyer në duelin e Kupës

Kamza-Teuta 1-1, durrsakët marrin një gol të vyer në duelin e Kupës

AlbanianSport.net 29/11/2017 17:55 ASNN – Ka qenë një ndeshje që premtoi shumë që në nisje të saj,

Basketboll – Meshkuj / Fiton Tirana, por Skëndaj shënon i vetëm 39 pikë

Basketboll – Meshkuj / Fiton Tirana, por Skëndaj shënon i vetëm 39 pikë

AlbanianSport.net 29/11/2017 17:15 ASNN – Tirana ka fituar ndaj Barleti-Eagles me 59 pikë diferencë.

Volejboll / Flasin trajnerët kuqezi, Martiri & Bardhi, pas triumfit me Kosovën

Volejboll / Flasin trajnerët kuqezi, Martiri & Bardhi, pas triumfit me Kosovën

AlbanianSport.net 29/11/2017 16:35 ASNN – Trajneri i Kombëtares së femrave të volejbollit, Altin

  

banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh