Subscribe to RSS

Hendboll / Shqipëria e nis me disfatë Botërorin e Vendeve në Zhvillim

Share Button

Gjergj Vyshka 12.06.2017 07:55

Shqipëria e hendbollit të meshkujve e ka nisur me disfatë pjesëmarrjen e saj në Kampionatin Botëror të vendeve në zhvillim, që dje ka nisur në Veliko-Ternovo të Bullgarisë. Kuqezinjtë, që drejtohet nga trajneri shqiptar nga Maqedonia, Muharrem Ismaili, janë në grupin A përballë Irlandës, Turqisë dhe Kosovës. Kuqezinjtë e kanë nisur disi shtrënguar lojën, kanë topin nën kontroll, të cilin e qarkullojnë, por nuk arrijnë të gjuajnë në portën irlandeze.

Përkundrazi janë këta të fundit që i ndëshkojnë me kundërsulm me anë të Bregaxit, Xh. Kraun-Grejsit dhe përsëri Bregaxit. Dhe brenda 3 minutash, Shqipëria është në disavantazhin 3-0. Ngushton Halili, por kuqezinjtë gjithnjë janë në ngushtimin e rezultatit, ndërsa kanë shënuar Shingjini dhe Lala dhe 3-5. 3-6, 7-12 për Irlandën dhe Ismaili në pushim është shumë i shqetësuar dhe i nxehur me të tijtë. Vijon pjesa e parë dhe në pushim Shqipëria është në disavantazhin 18-25. E ka nisur pjesën e dytë me gol, por nuk e ka mbajtur gjatë.

Sepse Irlanda thellon, derisa në përfundim të 60 minutave është shënuar rezultati përfundimtar, 33-50. Në përfundim gjyqtaria ka shpallur dhe lojtarët më të mirë të ndeshjes, që ishin Shingjini i Shqipërisë, aq më tepër që ka shënuar 10 gola për ne, si dhe Xh. Kraun-Grejs. E ndërkohë, Turqia ka fituar vetëm me një gol diferencë ndaj Kosovës, 25-24. Sot, kuqezinjtë do të përballen me Turqinë për ta mbyllur grupin me “derbin” shqiptar me Kosovën.

Më pas vijohet me betejën deri për vendin e 19-të, ndërsa Botërori i Vendeve në Zhvillim në Hendboll për Meshkuj, përfundon më 18 qershor 2017. Ajo që duhet theksuar është se, ndërsa kanë shënuar 33 gola nga 60 gjuajtje në portën irlandeze, kuqezinjtë kanë treguar se rezultati, apo humbja, nuk i përgjigjet paraqitjes së tyre. E megjithatë duhet shpresuar që të kenë rezultate shumë më të mira se sa kjo e djeshmja në Bullgari.

 

Shqipëri – Irlandë                                                     33-50

Shënues: J. Halili (8), Lala (3), K. Dedja (2),

Shingjini (10), Jahollovi (6), Beka (2), Bena (2) /

Bregaxi (13), Vanduivenorde (4), Eberle (2),

Tiel-Parsons (9), O’Brajën (2), Kulesh (2),

Xh. Kraun Grejs (11), Bauer (5), T. Kraun Grejs (2)

 

Shqipëria: F. Dedja, J. Halili, Frangaj, Lala, Lufta, D. Dedja, Kasa, Husani, K. Dedja, A. Halili, Shingjergji, Jahollovi, Meka, Bena. Trajner: M. Ismaili

Irlanda: Kaliq-O’Sulivan, Bregaxi, Vanduivenorde, Eberle, Tiel-Parsons, O’Brajën, Kulesh, Xh. Kraun Grejs, Bauer, T. Kraun-Grejs. Trajner: R. Abramenko

Gjyqtarë: Zh. Junlei, Sh. Jufeng (Kinë)

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Xhudo / Majlinda Kelmendi nis rikuperimin në Slloveni, Kuka synon Tokion

Xhudo / Majlinda Kelmendi nis rikuperimin në Slloveni, Kuka synon Tokion

Gjergj Vyshka 21.09.2017 13:25 Trajneri Driton Kuka ka njoftuar se kampionia olimpike në xhudo,

Basketboll – Meshkuj / Prishtina e nis me humbje Ligën e Kampioneve

Basketboll – Meshkuj / Prishtina e nis me humbje Ligën e Kampioneve

AlbanianSport.net 21.09.2017 12:30 ASNN – SIGAL Prishtina e ka nisur me humbje në Ligën e Kampioneve

(Video) Çiklizëm / Anxhaku: Rreth edhe për të rinjtë, sytë nga “Tokio 2020”

(Video) Çiklizëm / Anxhaku: Rreth edhe për të rinjtë, sytë nga “Tokio 2020”

AlbanianSport.net 21.09.2017 11:35 ASNN – Një Rreth Çiklistik të Shqipërisë posaçërisht për grumoshën

(Video) Këshilla e De Biazit: Luani futboll italian si… Shqipëria ime!

(Video) Këshilla e De Biazit: Luani futboll italian si… Shqipëria ime!

AlbanianSport.net 21.09.2017 10:40 ASNN – Xhovani De Biazi ka një këshillë për skuadrat e vogla

Leonard Nika, “kampioni” shqiptar që po dominon në garat e sërfit në Itali

Leonard Nika, “kampioni” shqiptar që po dominon në garat e sërfit në Itali

Gjergj Vyshka 21.09.2017 09:45 Për herë të fundit në Sardenja, ndërsa është 8 herë “kampion”

  

banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Senior Editor
Gjergj Vyshka

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh