Subscribe to RSS

In Memoriem / Ali Kastrati… Duart e arta si sportist dhe si mjek

Share Button

Nga Et’hem Ibrahimi 13/03/2018 13:25

Mjeshtri Kastrati, gjatë 70 viteve me sportin, bashkëpunoi ngushtë me mjaft emra te dëgjuar e të respektuar të fushës së sportit, por edhe me kolegë e shokë për ngritjen e sporteve të rënda dhe rritjen e nivelit tekniko-taktik. E të tillë ishin Luigj Shala, Rexhep Rama, Mehmet Kryeziu, Refail Dishnica, Hilmi Reka etj. Kastrati ka stërvitur e përgatitur një numër shumë të madh sportistësh në sportet e tij të preferuara tek Partizani dhe në ekipet kombëtare.

Në boks ka përgatitur H. Sharra, M. Çeta, M. Allushi, A. Golemi dhe N. Mile. Në mundje L. Deda, H. Omi, P. Beqari, I. Balia, V. Golemi, B. Lika dhe S. Nikolla. Në peshëngritje T. Agolli, B. Kurti, S. Gjoni, E. Degistani, V. Xhindole, F. Kalleshi dhe N.Teli. Cilido që ka pasur rastin të shoqërohej me mjeshtrin Kastrati në rrugët e kryeqytetit, apo jashtë tij, ka parë e ka dëgjuar se sa shumë njerëz, të rinj e të moshuar, vajza apo djem, e nderonin, e përshëndesnin, e ndalnin dhe e përqafonin me mall e dashuri.

I puthnin duart e ftonin në shtëpi duke i thënë: “Profesor Aliu kur isha tek Partizani ju me fjalët tuaj të ngrohta prindërore dhe profesionale më kthyet në rrugë të mbarë dhe më mundësuat të isha ne formacionin e klubit dhe atë kombëtar”. Të tjerët i kujtonin: “Ju me duart tuaja të “arta” dhe fjalët e duhura me shëruat”. Më tutje të tjerë e ndalonin dhe e falënderonin për ndihmën e madhe, për shëndetin e fëmijës. Një tjetër person i afrohej e drejtohej: “Doktor më shpëtuat nënën kur kishte thyer këmbën”.

Mjeshtri Kastrati kudo e kurdoherë gjente miqësinë e shoqërinë vëllazërore, ngrohtësinë dhe mirësinë e njerëzve duke regjistruar kujtime të bukura dhe të paharruara. Me punën e ndershme e humane, gjatë 70 viteve, ai fitoi zemrat dhe respektin e mijëra qytetarëve të vendit dhe veçanërisht të sportistëve dhe sportdashësve duke u bërë një personazh i dashur dhe popullor. Ai do të mbetet një nga njerëzit me të spikatur dhe personazhet më unikë të sportit shqiptar.

Epitetet “profesor”, “doktor”, “Ali Baba”, “Usta Aliu”, “Shpirt Njeriu” janë skicim i portretit të tij të lindura dhe jo të titulluara. Kastrati ishte model i prindit, shokut, mikut, sportistit, trajnerit profesionist, humanistit të përkushtuar dhe besimtarit të Zotit. Për figurën e Ali Kastratit janë shprehur edhe Presidenti i Federatës së Boksit të Kosovës, së bashku me sekretarin e përgjithshëm, Ramadan Selimi dhe Mehmet Bugojevci. “Profesor Aliu, ju jeni nderi i sportit shqiptar. Me ju nderohet Shqipëria, me ju krenohet Kosova”.

 

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Erzeni bën “bis”, titulli më pranë, gjithçka vendoset të dielën

Erzeni bën “bis”, titulli më pranë, gjithçka vendoset të dielën

AlbanianSport.net 19/04/2018 22:00 ASNN – Erzeni ka bërë “bis”, duke e fituar edhe duelin e dytë

Tirana & Teuta nuk gabojnë, sigurojnë duelin për kurorën e “kampiones”

Tirana & Teuta nuk gabojnë, sigurojnë duelin për kurorën e “kampiones”

AlbanianSport.net 19/04/2018 20:55 ASNN – Kampionati Kombëtar i Basketbollit për meshkuj ka

Basketboll – Femra / Tirana e mposht Goga Basket edhe në shtëpi

Basketboll – Femra / Tirana e mposht Goga Basket edhe në shtëpi

AlbanianSport.net 19/04/2018 18:45 ASNN – Tirana në basketboll për femra është finaliste e betejës

Basketboll – Femra / Vllaznia triumfon në “play out” ndaj Apolonisë

Basketboll – Femra / Vllaznia triumfon në “play out” ndaj Apolonisë

AlbanianSport.net 19/04/2018 15:30 ASNN – Apolonia është mposhtur edhe në ndeshjen e radhës

Peshëngritje / Kampionati Kombëtar i Moshave, gjithçka gati

Peshëngritje / Kampionati Kombëtar i Moshave, gjithçka gati

AlbanianSport.net 19/04/2018 13:20 ASNN – Peshëngritja shqiptare bëhet gati për Kampionatin e Moshave,

  

banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh