Subscribe to RSS

In Memoriem / Atletika në zi, ndahet nga jeta Shaban Lundra

Share Button

AlbanianSport.net 22/12/2017 15:00

ASNN – Atletika shqiptare është në zi, ndërsa dje ka humbur një tjetër figurë të historisë së saj. Bëhet fjalë për Mjeshtrin e Merituar të Sportit, Shaban Lundra, i cili është ndarë nga jeta në moshën 86-vjeçare. Atlet që në fillim tek Partizani e për më tepër “kampion” në garat e shpejtësisë në 100 dhe 200 metra. Jo vetëm kaq, por është rekordmen në stafetën 4×100 metra.

Ka ushtruar më pas pozicionin e trajnerit tek Partizani, të inspektorit në klubin shumësportësh “Partizani”, pa thënë që për gati dy dekada ka qenë edhe kryegjyqtari i atletikës shqiptare. Në të njëjtën kohë ka qenë edhe shef i prapavijës në Spitalin Ushtarak në Tiranë, sot Spitali i Traumës. Për ta nderuar trupi i tij është vendosur që dje në mjediset e Hotel “Internacionalit” në kryeqytet.

Ndërsa presidenti i Federatës Shqiptare të Atletikës, Gjergji Ruli, dhe sekretari i përgjithshëm Nikolin Dionisi kanë bërë homazhe dhe kanë vënë kurorë me lule. Përcjellja për në banesën e fundit është bërë sot në ora 14:00. AlbanianSport.net i shpreh ngushëllimet e saj familjes Lundra, por edhe komunitetit të atletikës shqiptare për ndarjen nga jeta të Shabanit.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Atletikë / Meta pret kampionin Smajlaj, i uron fat në 2018-ën

Atletikë / Meta pret kampionin Smajlaj, i uron fat në 2018-ën

AlbanianSport.net 10/01/2017 18:00 ASNN – Presidenti i Republikës, Ilir Meta priti sot në një takim

Atletikë / Ruli: Gega, Nikolli, Dauti, Gjeçaj & Poçesta, potenciali që premton (II)

Atletikë / Ruli: Gega, Nikolli, Dauti, Gjeçaj & Poçesta, potenciali që premton (II)

AlbanianSport.net 06/01/2018 12:15 ASNN – Në një intervistë për RTSH Sport, të cilën AlbanianSport.net

Përmbledhja / Atletika shqiptare e 2017-ës, me firmën e Smajlajt (II)

Përmbledhja / Atletika shqiptare e 2017-ës, me firmën e Smajlajt (II)

AlbanianSport.net 06/01/2018 07:55 … vijon nga dje Është pikërisht atleti Izmir Smajlaj ai që është kurorëzuar

Atletikë / Ruli, euforik: Smajlaj, për mbrojtjen e kurorës së Evropës (I)

Atletikë / Ruli, euforik: Smajlaj, për mbrojtjen e kurorës së Evropës (I)

AlbanianSport.net 05/01/2018 19:35 ASNN – Presidenti Ruli: “Synojmë të ruajmë titullin “kampion

(Video) Retro / Kur Prishtina mposhtte Partizanin e Beogradit…

(Video) Retro / Kur Prishtina mposhtte Partizanin e Beogradit…

AlbanianSport.net 05/01/2018 17:05 ASNN – Pamjet që na ka risjellë pas mëse 30 vitesh Komiteti

  

banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh