Subscribe to RSS

In Memoriem / Shuhet Idriz Muço, një humbje e madhe për notin shqiptar

Share Button

AlbanianSport.net 28.03.2017 19:00

ASNN – Noti shqiptar dje në mesditë ka humbur një figurë të madhe, një legjendë si Idriz Muço, që është ndarë nga jeta në moshën 72-vjeçare. Është pinjolli i familjes Muço, atje ku të gjithë vëllezërit kanë kontribuar në notin shqiptar. Idriz Muço në 10 vite ka thyer mbi 50 rekorde kombëtare, ndërsa karriera e tij sportive ka nisur në Shkodër në garat e stilit të lirë. Më pas më 1972 është grumbulluar në kombëtare, ndërsa ka qenë pjesëmarrës në disa aktivitete ndërkombëtare.

Por mbi të gjitha në disa veprimtari në Kinë, atje ku kanë marrë pjesë notarë nga Evropa, Azia, Afrika dhe vende të tjera. Idriz Muço ka qenë sportist shembullor dhe si i tillë ai është vlerësuar me pllakata e Medalje të ndryshme. Jo vetëm kaq, por ka marrë dhe titullin “Qytetar Nderi” i Sarandës, si dhe titullin e lartë “Nderi i Qarkut të Vlorës”. Është vlerësuar me titullin “Nderi i Çamërisë”. Dhe pse në profesionin e tij ka qenë shofer, ai nuk i është ndarë notit, sepse pas karrierës si sportist ka bërë atë të trajnerit.

Sepse Idriz Muço ka punuar së bashku me Edi Vasin dhe Spiro Koçën me brezat në notin sarandjotë. Kohët e fundit është marrë dhe me zhytjet, ndërsa në Porto Palermo është zhytur deri në një thellësi prej 600 metrash. E përcjellja për në banesën e fundit do t’i jepet sot në Sarandë në ora 11:00, ndërsa AlbanianSport.net i shpreh ngushëllimet e saj familjes Muço dhe të gjithë komunitetit të notit shqiptar për ndarjen nga jeta të legjendës së notit sarandjot, Idrizit.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

MMA / Hadribeaj & Doskja, me para nga xhepi në Botërorin e Bahreinit

MMA / Hadribeaj & Doskja, me para nga xhepi në Botërorin e Bahreinit

Gjergj Vyshka 03.10.2017 09:50 Presidenti i Federatës Shqiptare të Ndeshjeve të Lira, Arjan Rizaj,

Sërfisti Leonard Nika, një shqiptar “portugez”, 8 herë “kampion” i Italisë

Sërfisti Leonard Nika, një shqiptar “portugez”, 8 herë “kampion” i Italisë

Gjergj Vyshka 21.09.2017 17:05 Ndonjëherë për të zbuluar personazhe shqiptare që bëjnë sport

(Video) Basketboll – Meshkuj / Antonis Konstantinides, trajneri i ri i Qipros

(Video) Basketboll – Meshkuj / Antonis Konstantinides, trajneri i ri i Qipros

AlbanianSport.net 21.09.2017 16:10 ASNN – Ish-trajneri i  përfaqësueses kuqezi të koshit të meshkujve,

Çiklizëm / Halilaj & Zhupa, dinjitozë në kronometër, tani, sytë nga “rruga”

Çiklizëm / Halilaj & Zhupa, dinjitozë në kronometër, tani, sytë nga “rruga”

Gjergj Vyshka 21.09.2017 15:15 Tom Dumulin është fituesi i garës së kronometrit në Kampionatit

Xhudo / Majlinda Kelmendi nis rikuperimin në Slloveni, Kuka synon Tokion

Xhudo / Majlinda Kelmendi nis rikuperimin në Slloveni, Kuka synon Tokion

Gjergj Vyshka 21.09.2017 13:25 Trajneri Driton Kuka ka njoftuar se kampionia olimpike në xhudo,

  

banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Senior Editor
Gjergj Vyshka

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh