Subscribe to RSS

In Memoriem / Todi Janku, një histori nga aksionet rinore, tek ringu

Share Button

Gjergj Vyshka 18.02.2017 15:25

Vetëm përpara dy vjetësh, më saktë më 8 janar 2015, Todi Jankut i është festuar me madhështi 85-vjetori i lindjes. Ai ka lindur më 8 janar 1930 në Tiranë dhe deri në ditët e fundit të jetës ka banuar pranë kryqëzimit të 21 dhjetorit. Që në moshën 12-vjeçare ka nisur punën e tij në profilin e marangozit, të cilin e ka vazhduar gjatë. Edhe si i tillë mban titullin “Mjeshtër në profesion”. Ai ka kontribuar në shumë vepra të ndryshme e në veçanti në panairet ndërkombëtare të organizuara në shumë vende të Evropës, Afrikës, Lindjes së Mesme nga Dhoma e Tregtisë në Shqipëri.

Në moshën 17-vjeçare, Todi Janku merr pjesë në aksionin kombëtar për ndërtimin e hekurudhës Peqin-Durrës-Tiranë. Më pas shkon vullnetar në ndërtimin e autostradës Beograd-Zagreb në ish-Republikën e Jugosllavisë. Në këto aksione, Janku i madh i dorezave shqiptare ka marrë shumë fleta lavdërimi, sulmuese e dekorata të ndryshme. Përveç kësaj, Todi Janku është një figurë e ndritur e sportit shqiptar e në veçanti e boksit shqiptar. Sportin e dorezave e ka ushtruar në vitet 1952-1963. Në vitin 1956 është “Mjeshtër Sporti”.

Nga viti 1956 dhe deri më 1963 është trajner i Tiranës në boks. Boksier, kapiten i Tiranës dhe më pas i ekipit kombëtar të të rriturve. Në vitin 1971 bëhet Mjeshtër i Merituar i Sportit. Është dekoruar me urdhrin “Naim Frashëri” të klasit të parë më 7 dhjetor 1995, dekreti Nr.1316. Në karrierën e tij, Todi Janku është fitues 3 herë i anketës së “10 sportistëve më të mirë” në vitin 1959, 1960, 1961. Jo vetëm kaq, por është fitues i anketës “Boksieri më i mirë i shekullit” më 1996, si dhe super-anketës “10 sportistët më të mirë të shekullit” më 1998.

Për 12 vjet rresht është kampion kombëtar, fitues i Kupës së Republikës, pikërisht në vitet 1952-1963. Më 1999 është nderuar me titullin “Nderi i sportit shqiptar”, kurse në 2000-in nga Bashkia e Tiranës ka marrë titullin “Mirënjohje e qytetit të Tiranës”. Në kuadrin e Lojërave Olimpike “Athinë 2004”, Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar e ka vlerësuar me urdhrin olimpik. Është nderuar me titullin “Mirënjohje” nga Federata Shqiptare e Boksit në vitin 2004, si dhe nga klubi sportiv Tirana më 2012. I është akorduar me vendim të Këshillit të Ministrave pensioni e posaçëm.

Që nga viti 1991 është anëtar i grupit nismëtar për rilindjen dhe riorganizimin e boksit shqiptar, kurse për shumë vite ka qenë edhe anëtar i Komitetit Drejtues të kësaj Federate. Që nga viti 2001, Klubi Shumësportësh “Tirana” për nder të Todi Jankut organizon turne boksi nën emrin e tij.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

(Video) Volejboll – Meshkuj / Redi Koçi e nis 3 fitore & një humbje në Finlandë

(Video) Volejboll – Meshkuj / Redi Koçi e nis 3 fitore & një humbje në Finlandë

AlbanianSport.net 03.10.2017 13:30 ASNN – Shtatlarti shqiptar, Redi Koçi, ka debutuar me 3 fitore

Basketboll / FSHB: Testimi i gjyqtarëve të tavolinës, vetëm 4 ekipe përgjigjen

Basketboll / FSHB: Testimi i gjyqtarëve të tavolinës, vetëm 4 ekipe përgjigjen

Gjergj Vyshka 03.10.2017 11:40 Gjyqtarët e tavolinës në basketbollin shqiptar gjithnjë kanë qenë

MMA / Hadribeaj & Doskja, me para nga xhepi në Botërorin e Bahreinit

MMA / Hadribeaj & Doskja, me para nga xhepi në Botërorin e Bahreinit

Gjergj Vyshka 03.10.2017 09:50 Presidenti i Federatës Shqiptare të Ndeshjeve të Lira, Arjan Rizaj,

(Video) Futbollistet femra sfidojnë homologët meshkuj sa i përket spektaklit

(Video) Futbollistet femra sfidojnë homologët meshkuj sa i përket spektaklit

AlbanianSport.net 03.10.2017 08:55 ASNN – Debati i lashtë sa vetë jeta për aftësitë e meshkujve dhe

Volejboll – Femra / Partizani, 3 fitore në miqësore në prag të kampionatit

Volejboll – Femra / Partizani, 3 fitore në miqësore në prag të kampionatit

Gjergj Vyshka 03.10.2017 08:00 Në prag të sezonit të ri të kampionatit, që nis më 7 tetor, Partizani

  

banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Senior Editor
Gjergj Vyshka

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh