Subscribe to RSS

Kamza-Teuta 1-1, durrsakët marrin një gol të vyer në duelin e Kupës

Share Button

AlbanianSport.net 29/11/2017 17:55

ASNN – Ka qenë një ndeshje që premtoi shumë që në nisje të saj, por që nuk arriti të dhuronte më shumë se dy gola, nga një për secilën skuadër, duke e lënë gjithçka të hapur sa i përket ndeshjes së kthimit, ku sidoqoftë durrsakët do të shkojnë duke marrë vete golin e shënuar në fushë të huaj. Kjo është me pak fjalë përmbledhja e përballjes së parë midis Kamzës dhe Teutës, të zhvilluar të mërkurën në Stadiumin “Fuat Toptani” dhe të vlefshme për turin e 16-shes së Kupës së Shqipërisë.

Në fakt, nuk mund të kishte nisur më mirë kjo sfidë për vendasit, të cilët ende pa u mbushur një minutë lojë, kanë gjetur golin, me anë të Rezit. Goli i ka ngrohur tifozët vendas të pranishëm në stadium, por nuk i ka trembur miqtë, që sidoqoftë do ta zhvendosin lojën në fushën kundërshtare, duke e synuar gjithnjë e më tepër portën kundërshtare. Dhe do të jetë ganezi i bregdetarëve, Amadu Latif, ai që do të mposhtë Gjonikajn, duke rikthyer barazpeshën në lojë pas një gjysmë ore.

Ndonëse boshnjaku Anel Dediç do të  humbasë një rast të mirë për shënim në minutën e 40-të, pjesa e parë do të mbyllet me rrjeta të paprekura. Në pjesën e dytë, do të jenë miqtë ata që do të kenë raste më të mira për shënim, por gardiani i portës vendase, Gjonikaj, do të jetë në lartësinë e duhur në një numër rastesh, duke mos e lejuar prekjen e rrjetës së portës së tij. Mbyllet kështu 1-1 kjo sfidë e parë midis Kamzës dhe Teutës, ndërsa gjithça sa i përket skuadrës që do të shkojë në çerekfinale do të vendoset në ndeshjet e kthimit, ku bregdetarët shkojnë më të favorizuar

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

(Video) Tirana “hakmerret” ndaj Vllaznisë, e mund 2-0 në sfidën e Kupës

(Video) Tirana “hakmerret” ndaj Vllaznisë, e mund 2-0 në sfidën e Kupës

AlbanianSport.net 29/11/2017 19:55 ASNN – Veprimtaria e dytë e futbollit në vend, Kupa e Shqipërisë,

(Video) Peshëngritje / Shqipëria, me 5 sportistë në SHBA, shanse për medalje në Botëror

(Video) Peshëngritje / Shqipëria, me 5 sportistë në SHBA, shanse për medalje në Botëror

AlbanianSport.net 29/11/2017 19:15 ASNN – Veprimtaria më madhore e peshëngritjes, Kampionati

Volejboll / FSHV-ja, “Mirënjohje” për 17 figurat e rrjetës shqiptare ndër vite

Volejboll / FSHV-ja, “Mirënjohje” për 17 figurat e rrjetës shqiptare ndër vite

AlbanianSport.net 29/11/2017 18:35 ASNN – Kupa e Pavarësisë në volejboll është fituar nga Shqipëria.

Basketboll – Meshkuj / Fiton Tirana, por Skëndaj shënon i vetëm 39 pikë

Basketboll – Meshkuj / Fiton Tirana, por Skëndaj shënon i vetëm 39 pikë

AlbanianSport.net 29/11/2017 17:15 ASNN – Tirana ka fituar ndaj Barleti-Eagles me 59 pikë diferencë.

Mbyllet 8 të parat e turit të 16-shes, Flamurtari, Kukësi & Laçi, bindës

Mbyllet 8 të parat e turit të 16-shes, Flamurtari, Kukësi & Laçi, bindës

AlbanianSport.net 29/11/2017 15:55 ASNN – Veprimtaria e dytë e futbollit në vend, Kupa e Shqipërisë,

  

banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh