Subscribe to RSS

KOKSH / Firmoset marrëveshja e bashkëpunimit dypalësh me Poloninë

Share Button

AlbanianSport.net 29/11/2017 15:15

ASNN – Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar ka firmosur marrëveshjen e bashkëpunimit me Komitetin Olimpik të Polonisë. Protokolli i marrëveshjes është firmosur nga presidenti Viron Bezhani dhe Andrzej Krajnicki. Bezhani do të theksonte se Polonia ka shfaqur dëshirën e madhe për të ndihmuar Komitetin Olimpik Kombëtar Shqiptar.

“Aq më tepër, – thotë Bezhani, – që jemi në prag të pjesëmarrjes në Lojërat Mesdhetare, apo dhe ato Evropiane. Ne e vlerësojmë si ndihmë të çmuar, ndërsa bashkëpunimi do të jetë shumë i vyer”. Ndërkohë Krajnicki ka vlerësuar shumë faktin që kjo marrëveshje e firmosur po vjen dhe në 105-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë.

“Fushat e sportit janë të mëdha dhe ne mund të kemi shkëmbim eksperiencash në boks, peshëngritje, etj, – tha ai. – Ndaj dhe po firmosim këtë marrëveshje”. Mes Bezhanit dhe Krajnickit janë shkëmbyer dhe dhuratat e rastit, kurse KOKSH ka firmosur kështu marrëveshjen e bashkëpunimit me Komitetin Olimpik të Polonisë.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

(Video) Peshëngritje / Shqipëria, me 5 sportistë në SHBA, shanse për medalje në Botëror

(Video) Peshëngritje / Shqipëria, me 5 sportistë në SHBA, shanse për medalje në Botëror

AlbanianSport.net 29/11/2017 19:15 ASNN – Veprimtaria më madhore e peshëngritjes, Kampionati

Aeronautikë / 17 pilotë nga Shqipëria & Kosova, në Dajt për Kupën e Kombit

Aeronautikë / 17 pilotë nga Shqipëria & Kosova, në Dajt për Kupën e Kombit

AlbanianSport.net 29/11/2017 09:45 ASNN – Aeronautika ka zhvilluar veprimtarinë e radhës, Kupën

Çiklizëm / Kris From konfirmohet në Xhiron e Italisë & Turin e Francës

Çiklizëm / Kris From konfirmohet në Xhiron e Italisë & Turin e Francës

AlbanianSport.net 28/11/2017 14:20 ASNN – Sipas Telespor, shtypi holandez i grupit De Telegraf,

Volfi dhe Hemiltoni: “Ferrari”, makinë konkurruese, por e studiuam mirë

Volfi dhe Hemiltoni: “Ferrari”, makinë konkurruese, por e studiuam mirë

AlbanianSport.net 28/11/2017 10:40 ASNN – Mbyllet Botërori i Formula 1 me triumfin e “Mercedes”-it

(Video) Kufinjtë njerëzorë sfidojnë normalitetin në gara të pazakonta

(Video) Kufinjtë njerëzorë sfidojnë normalitetin në gara të pazakonta

AlbanianSport.net 27/11/2017 18:15 ASNN – Zakonisht është kali ai që i mban mbi kurriz njerëzit.

  

banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh