Subscribe to RSS

Kombëtarja / Sulmi kuqezi me probleme, vetëm Balaj e bind De Biazin

Share Button

Nga Adriatik Balla (Sot) 18.02.2017 22:55

Prej javësh, trajneri i Kombëtares kuqezi, Xhovani De Biazi, ka nisur vëzhgimin e lojtarëve, duke marrë të informacione të vlefshme për gjendjen e tyre sportive dhe për mundësitë që do të kenë në kuadër të kësaj përballjeje. Në përgjithësi, lojtarët që janë pjesë e mbrojtjes dhe mesfushës kanë dhënë sinjale të mira, sepse luajnë titullarë me skuadrat e tyre, sidomos Hysaj, Agolli e Mavraj që bëjnë diferencë dhe që luajnë në kampionate elitare, kurse Gjimshiti e Ajeti kanë ende rivalitet për një vend titullari.

Në mesfushë ka shumë lojtarë që rivalizojnë për një vend titullari, por diferencë bëjnë Memushaj dhe Xhaka që luajnë rregullisht, por edhe Abrashi dhe Basha. Problemi i vetëm që shqetëson De Biazin në këtë periudhë është sulmi, pasi përveç Bekim Balajt, i cili e ka siguruar ftesën në mënyrë të padiskutueshme, të tjerët kanë probleme me formën e tyre sportive. Shkodrani Balaj luan me Terek Groznjin në kampionatin rus dhe ka luajtur rregullisht.

Kurse Manaj, Sadiku, Cikalleshi nuk janë në formën e tyre maksimale dhe kanë probleme me minutazhin e munguar, gjë që është shqetësuese. Sa i takon Edgar Çanit, është i dëmtuar dhe vështirë të rikuperohet në kohë. Ndërkohë, Azdren Llullaku, i cili ka kaluar të luajë në Kazakistan me Astanën, ai pritet të dëshmojë në ç’formë është dhe a do ta bindë De Biazin ta ftojë në kuadër të sfidës së radhës të kuqezinjve, e, për më tepër, aktivizimin e tij.

Duke parë këtë gjendje, trajneri i skuadrës kuqezi ka nisur të shohë edhe paraqitjen e disa lojtarëve të rinj, si një mundësi alternative, por njëherësh edhe lëvizjet taktike me lojtarë të ndryshëm që të plotësohet organika si duhet dhe skuadra të luajë një lojë të mirë dhe efikase përballë të kaltërve italianë. Sokol Cikalleshi ka ndryshuar mjedis në kampionatin turk, por ai nuk ka minutazhin e duhur për të pretenduar një vend titullari, sepse nuk ka luajtur rregullisht për shumë kohë.

Edhe Rei Manaj ka probleme, pasi nuk po del te goli dhe ka efektshmëri të ulët në veprime, kurse Çani si alternativë pësoi dëmtim. Natyrisht, sulmuesi kryesor i dy viteve të fundit, Armando Sadiku, kaloi në merkaton e dimrit tek Lugano në elitën e kampionatit zviceran dhe pritet të shpërthejë me gola në pjesën e dytë të sezonit. Por edhe Sadiku vjen nga një dëmtim i gjatë ku ka pak minuta të luajtura dhe ky është një problem serioz.

Trajneri i Kombëtares, Xhoovani De Biazi, e ka vënë në dukje se në kuadër të kësaj ndeshjeje duhen lojtarë që kanë luajtur rregullisht dhe gëzojnë një formë të mirë sportive, në të kundërt nuk do të përfshihen në listën e të ftuarve. Mbetet dhe një muaj kohë dhe lojtarët po përpiqen të kapin formën e duhur dhe të jenë titullarë me skuadrat e tyre, për të qenë të gatshëm për duelin e 24 marsit kundër Italisë.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Xhudo / Majlinda Kelmendi nis rikuperimin në Slloveni, Kuka synon Tokion

Xhudo / Majlinda Kelmendi nis rikuperimin në Slloveni, Kuka synon Tokion

Gjergj Vyshka 21.09.2017 13:25 Trajneri Driton Kuka ka njoftuar se kampionia olimpike në xhudo,

Basketboll – Meshkuj / Prishtina e nis me humbje Ligën e Kampioneve

Basketboll – Meshkuj / Prishtina e nis me humbje Ligën e Kampioneve

AlbanianSport.net 21.09.2017 12:30 ASNN – SIGAL Prishtina e ka nisur me humbje në Ligën e Kampioneve

(Video) Çiklizëm / Anxhaku: Rreth edhe për të rinjtë, sytë nga “Tokio 2020”

(Video) Çiklizëm / Anxhaku: Rreth edhe për të rinjtë, sytë nga “Tokio 2020”

AlbanianSport.net 21.09.2017 11:35 ASNN – Një Rreth Çiklistik të Shqipërisë posaçërisht për grumoshën

(Video) Këshilla e De Biazit: Luani futboll italian si… Shqipëria ime!

(Video) Këshilla e De Biazit: Luani futboll italian si… Shqipëria ime!

AlbanianSport.net 21.09.2017 10:40 ASNN – Xhovani De Biazi ka një këshillë për skuadrat e vogla

Leonard Nika, “kampioni” shqiptar që po dominon në garat e sërfit në Itali

Leonard Nika, “kampioni” shqiptar që po dominon në garat e sërfit në Itali

Gjergj Vyshka 21.09.2017 09:45 Për herë të fundit në Sardenja, ndërsa është 8 herë “kampion”

  

banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Senior Editor
Gjergj Vyshka

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh