Subscribe to RSS

Kupa e Evropës hedhin shortin e çerekfinale, ka përballje titanësh

Share Button

AlbanianSport.net 17.03.2017 16:50

ASNN – Është hedhur sot në Nion të Zvicrës shorti i çerekfinaleve të Ligës së Kampioneve dhe Ligës së Evropës, duke ofruar disa përballje mjaft interesante. Kështu, veprimtaria më prestigjioze të klubeve të kontinentit, Liga e Kampioneve, ka hedhur sot në mesditë shortin e turit çerekfinale, duke përvijuar edhe 4 betejat e fundit drejt finales së madhe të majit.

Dhe shorti ka qenë i pamëshirshëm me skuadrat e mëdha dhe i pamëshirshëm me ato më pak të favorizuara. Kështu, finalistja e vjetshme, Atletiko e Madridit, do të përballet me kampionen e Anglisë, Leister Sitin, ndërsa Borusia e Dortmundit do të ndeshet me Monakon. Ndërkaq, në dy duelet e tjera, Bajerni i Mynihut do të përballet me kampionen në fuqi të kontinentit, Realin e Madridit, në atë që është padyshim një finale e parakohshme.

Jo më pak i fortë është dueli i fundit, ai midis Juventusit dhe Barcelonës, ndërsa ndeshjet e para të çerekfinaleve luhen më 11 dhe 12 prill, ndërsa ato të kthimit, një javë më pas, më 17 dhe 18 dhe 19 prill 2017. Ndërkaq, edhe veprimtaria e dytë e klubeve të kontinentit, Liga e Evropës, ka hedhur shortin e çerekfinaleve dhe njëra nga favoritet për këtë trofe, Mançester Junajtid, do të sfidohet nga belgët e Anderlehtit.

Skuadra tjetër belge, Genku, do të përballet me Celta Vigon, ndërsa, në atë që janë padyshim dy prej çifteve më të forta, Ajaksi do të ndeshet me Shalke 04-ën, ndërsa Lioni me Beshiktashin. Ndeshjet e para të çerekfinaleve të Ligës së Evropës, që po sillet për sportdashësit drejtpëdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar, do të luhen më 11 dhe 13 prill, ndërsa ato të kthimit, një javë më pas, më 20 prill 2017.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë flasin pas barazimit me Maqedoninë

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë flasin pas barazimit me Maqedoninë

AlbanianSport.net 06.09.2017 22:30 ASNN – Pika që Shqipëria mori të martën ndaj Maqedonisë është

Tirana e Të Parës rrëmben edhe Superkupën, bind ndaj Kukësit “kampion”

Tirana e Të Parës rrëmben edhe Superkupën, bind ndaj Kukësit “kampion”

AlbanianSport.net 06.09.2017 21:25 ASNN – Tirana e nisi sezonin me trofe duke fituar Superkupën

(Video) Kombëtarja / Agolli: Barazimi, rezultat i drejtë, dëmtimi më privoi

(Video) Kombëtarja / Agolli: Barazimi, rezultat i drejtë, dëmtimi më privoi

AlbanianSport.net 06.09.2017 19:15 ASNN – Ndeshja ndaj Maqedonisë ishte e 71-ta për Ansi Agollin

Luhet e para e turit të parë, Skënderbeu, “tërmet 8-ballësh” Mamurrasit

Luhet e para e turit të parë, Skënderbeu, “tërmet 8-ballësh” Mamurrasit

AlbanianSport.net 06.09.2017 17:05 ASNN – Përtej jehonës së Kombëtares, por edhe Superkupës,

Kombëtarja / Panuçi: Maqedonia, sfidë me dy fytyra, vendosi një episod

Kombëtarja / Panuçi: Maqedonia, sfidë me dy fytyra, vendosi një episod

AlbanianSport.net 06.09.2017 12:15 ASNN – Në dy ndeshjet e tij të para me Shqipërinë, Kristian Panuçi

  

banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Senior Editor
Gjergj Vyshka

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh