Subscribe to RSS

Kupa “Rinia” sjell nxënësit e shkollave të mesme në fushën e sportit

Share Button

Gjergj Vyshka 07.03.2017 14:20

Të rinjtë e 8 shkollave të mesme, plotësisht me nismën e tyre dhe aspak të shtyrë nga organizma të tjerë, janë bërë bashkë në veprimtarinë sportive, Kupa “Rinia”, e cila ka nisur dje në fushat e shkollës profesionale “Harry Fultz”. Me mbështetjen e mësuesit të fizkulturës së kësaj shkolle, Ilir Gusho, që është njëkohësisht anëtari i Komitetit Drejtues të Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar e paralelisht dhe Kryetari i Komisionit të Sportit për të gjithë në këtë institucion të olimpizmit shqiptar, por dhe të Petrit Dobit, kjo veprimtari ka ngritur siparin dje në mesditë.

Në këtë veprimtari marrin pjesë 8 shkolla, që janë “Harry Fultz”, Partizani, Besnik Sykja, Arben Broci, Andon Zako Çajupi, Shkolla e Mesme Teknike-Ekonomike, Qemal Stafa dhe Aleks Buda. Veprimtaria ka moton “Edukim – Orientim – Vetëveprim”, të cilat të tria bashkë shpresohet të jenë dhe adrenalina e rinisë shkollore. Në ditën e hapjes ka përshëndetur dhe drejtoresha e shkollës “Harry Fultz”, Brikena Baxhaku, ndërsa ndeshjet e futbollit do të zhvillohen në fushën e kësaj shkolle të mesme profesionale, basketbolli tek shkolla e mesme “Qemal Stafa” dhe volejbolli tek “Arben Broci”.

Një fjalë e mirë duhen thënë për të gjithë mësuesit e fizkulturës së këtyre shkollave, në mënyrë të veçantë ata që kanë kontribut me rezultate e trofe në disiplinat sportive. E kjo duke nisur që nga Genci Misha, Elton Tukseferi, Denis Agaraj, Indrid Zhuli, Valbona Laukaj, Alma Osmani etj. Pa harruar këtu dhe grupin organizator të kësaj veprimtarie që janë Etjen Beleshi, Kevin Kosova, Renaldo Zenuni, Enejd Kodra, Ana Maria Mëhilli. Ndërkohë ndeshja e basketbollit është gjykuar nga gjyqtari i kategorisë së parë, Erlambi Tiko, sikurse dhe gjyqtarët të tjerë.

E duke qenë se kjo veprimtari është krejtësisht nismë e këtyre nxënësve dhe mësuesve të edukimit fizik, të cilët veprojnë edhe kur Bashkitë, apo Drejtoritë Arsimore kanë harruar prej kohësh kampionatet e shkollave të mesme, atëherë u duhet thënë “Bravo”. Pa thënë që e meritojnë dhe një urim, që shkon për të gjithë mësuesit e Shqipërisë, “Gëzuar 7 Marsin…”.

 

Kupa “Rinia 2017”

 

Rezultatet e ditës së parë:

 

Futboll:

Harry Fultz – Arben Broci                2-2

(Me 11-metërsha fiton Harry Fultzi 4-2)

 

Basketboll – Djem:

Harry Fultzi – Besnik Sykja             45-21

 

Volejboll – Femra:

Besnik Sykja – Çajupi                      2-1

 

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

(Video) Taekuondo  (W) / “Top Tirana Open” vijon të bëjë historinë në tapet

(Video) Taekuondo (W) / “Top Tirana Open” vijon të bëjë historinë në tapet

Gjergj Vyshka 07.05.2017 07:55 “Top Tirana Open” në vitin e 6-të të tij, jo vetëm që ka zyrtarizuar

Aeronautikë / Botërori nis “fluturimin” 10-ditor, pushtohet qielli i Vlorës

Aeronautikë / Botërori nis “fluturimin” 10-ditor, pushtohet qielli i Vlorës

AlbanianSport.net 06.05.2017 22:45 ASNN – Kampionati i 9 -të Botëror i Fluturimeve të Lira në Precizion,

(Video) Taekuondo (W) / “Top Tirana Open 2017”, mbyllet me sukses edicioni i 6-të

(Video) Taekuondo (W) / “Top Tirana Open 2017”, mbyllet me sukses edicioni i 6-të

AlbanianSport.net 06.05.2017 21:35 ASNN – Një shtysë e mirë për zyrtarizimin e këtij turneu si një

Çiklizëm / Presidenti Anxhaku: Një garë e jashtëzakonshme e Zhupës!

Çiklizëm / Presidenti Anxhaku: Një garë e jashtëzakonshme e Zhupës!

Gjergj Vyshka 06.05.2017 10:25 “Është një garë e jashtëzakonshme e Zhupës, – ka thënë kreu

Çiklizëm / Eugert Zhupa, shqiponja kuqezi në Xhiron e Italisë

Çiklizëm / Eugert Zhupa, shqiponja kuqezi në Xhiron e Italisë

Gjergj Vyshka 06.05.2017 08:45 Për 201 kilometra është në grupin e parë të çiklistëve, ndërsa

  

banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Senior Editor
Gjergj Vyshka

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh